Renegatët dhe Kosova si projekt i përhershëm

26 Nëntor 2021, 15:02Blog TEMA
Renegatët dhe Kosova si projekt i përhershëm

Nga Halil Matoshi

Na trajtojnë si bimë, me rrâjë të përbashkēta dhe kështu, duen me na shkulë tue na ngreh për veshësh që me na bashkue tubë, si dujë talle…

E na, jemi njerëz, jo bimë!?

Qesin fall, si plakat nomade për të ardhmen e shqiptarëve, e me ua “ble” jo veç votat por edhe shpirtin shqiptarëve…

Bashkim kombëtar, thojnë pa e kuptu fare ç’âsht ni komb!?

Sepse që ni shekull përtypin definicionin e Stalinit për kombin.

Renegatët, ata duen komb me zor, pa liri zgjedhje e pa vullnet vendosje.

Janë ni hap prapa Serbisë dhe si t’padijshëm duen me ia legjitimu asaj “Botën serbe” me të drejtën e kontrollit të veriut të Kosovës.

Bashkimi simas tyne âsht aneksim, që n’Kosovë i bjen: me prish sh’pinë e me marue ‘shupë’*;

 

Vetëm ni Kosovë demokratike, e përmbushun dhe e lirë – anëtare e OKB-së dhe NATO-s, munet me vendos lirisht se çfarë rregullumi shtetnor dëshiron dhe me kë e si don me jetue në të ardhmen.

Vetëm shtet i kryem, Kosova munet me vendos nëse don me u lidh në ndoni rregullim federal apo konfederalist, tue rujtë subjektivitetin e vet juridik e politik, me Shqipni apo nëse don me vazhdu jetën e vet si shtet i mëvetësishëm.

Vetëm njeriu (kosovari) i lirë munet me vendos lirisht dhe me shpreh vullnetin e tij, jo shqiptari kosovar i mbytun me propagandë integriste dhe i (keq)përdorun politikisht për nevojat e pushtetit/pushteteve të falltorëve Edi Rama e Albin Kurti.

 

Kosova mësyn afirmimin ndërkombëtar si entitet juridik-politik sovran, si projekt i përjetshëm e në miqësi të përhershme me ShBA-në, e jo ni tokë që ndahet për me i përmbush apetitet shtetomëdha të ballkabasve tjerë.

Secili që paguhet me taksa të kosovarëve dhe ngritët kundër sovranitetit të Kosovës, i ka bâ keq llogaritë.

Secili që i jep shembull të mbrapsht rinisë kosovare se ky shtet âsht i përkohshëm, nuk âsht patriot por thjesht ni tregtar flamujsh!

Kosova sovrane âsht e paprekshme, mos humbni kohë kot, ajo nuk i aneksohet kurrë askujt!

Aneksim në shqip do me thânë: ndajshtesë, aksesor!

Disa shqiptarë të Kosovës janë ra në kurthin e mashtrimeve politikaneske dhe nuk i japin besnikni atdheut të tyne, prandej e trajtojnë shtetin si të ishte i huej, si Jugosllavi apo Serbi!?

Kurse disa shqiptarë në Shqipni e trajtojnë Kosovën vetëm si koncept gjeografik, monedhë për kusuritje me Serbinë!?

 

Kosova nuk ka patriotë kushtetues në majat e shtetit, nuk ka ma elitë kulturore që e inspiron dhe kanalizon këtë besnikni ndaj shtetit. Kosova po i shumëzon renegatët e integristët folklorikë, që e gërryjnë nga brenda legjitimitetin e shtetit!

——————————————-

*Renegatë= Braktisja e ni besimi, kauze ose feje për një besim a kauzë të huej. Ni person që dezerton dhe tradhton ni organizatë, vend ose grup parimesh.

Në anglishten britanike, akti i mohimit apo heqjës dorë nga vetqeniesia;

 

*Shupë = aneks, bashkëngjitje e ni kasolle p’ej dërrasash ni sh’pie, që shërben për gjânat e hedhuna, si dhe për dru e qymyr.

7 komente në “Renegatët dhe Kosova si projekt i përhershëm”

  1. Sqepari says:

    Pi ilacet, ose vizitohu se je rende! Ctaksirat ka lexuesi e kombi qe iu vertiteni kembeve!

  2. Celo Mezani says:

    Ik ore Shupë me gjithe keto budalleqe qe ke ne tru e don me na i shit edhe neve.

  3. Sylesh says:

    E paske qa shqipen fare,

  4. t qin says:

    Qente le te lehin,bashkimi I kombit arberor Shqiptar ecen perpara pa u ndalur.

  5. Dauti says:

    Sa i mencem na dolle more Matosh? Po ti qenke ajka e kombit more “profesor” Ajo gjuhe qe perdor more matosh nuk ka ekzistuar dhe as qe ekziston diku se ka perzjerje sllave, turke por edhe gjermane( nga refugjatet e hershem kosovar ne Gjermani)
    Kosova more matosh nuk u clirua nga tipa si ty qe e kalonin kohen neper kafenete serbe por nga UCK dhe me nje flamur me shkabe qe do te thote ndjeheshin nje komb more idjot funksional. Uck nuk do te mund te organizohej ne Shqiperi po qe se ne nuk do ta trajtonim kosoven si nje komb, as arme nuk do merrte e as NATO nuk do hynte ne loje more kungull qe flet sikur ke nje topth ne goje. Ti more Matosh nuk ke lidhje me genishten e bukur te fishtes see ke bastarduar gjuhen, prandaj mos vill vrer se do ta pesosh.

  6. nord.al says:

    Matosh, qenke nish.

  7. lekuresioti says:

    Qeni leh atje ku e ushqejne, mire e ke ben punen tende se mbase te ritin rogen.Sje i vetem ke dhe shoke, bashkohuni dhe o bula perpara,
    ka dhe ne tirane ca si ti, duheni, qe mos te na hane me sy …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje