Nga Fatos Tarifa
Në rrethana të tjera nuk do të kisha marrë mundimin t’i shkruaja këto radhë. Por ja që, krejt rastësisht, dy a tri ditë më parë, në një studio televizive pashë Sali Berishën dhe, nuk e di pse, bëra durim ta dëgjoj për disa minuta.
Jo deri në fund. Ta dëgjosh për një kohë të gjatë kur flet ky njeri duhet të jesh ose patologjikisht naiv—siç është ai vetë një gënjeshtar patologjik—ose një njeri trushpëlarë, që nuk e vë në punë aftësinë e vet për të arsyetuar.
Nuk mbaj mend se kur e kisha dëgjuar të fliste për herë të fundit Sali Berishën, por duhet të ketë qenë shumë kohë më parë. Ndoshta një vit e gjysmë më parë, në revoltat e dhunshme të opozitës, pasi ajo u largua nga parlamenti, në fillim të vitit 2019.
Aq pak sa e dëgjova të fliste këtë herë, në atë studio televizive, Berisha më bindi edhe një herë për ato çka unë i kam ditur përgjatë këtyre tridhjetë viteve të fundit—se ky njeri është një demagog i pandreqshëm, se ky njeri është shumë i paditur, se ky njeri është i paaftë që të arsyetojë në mënyrë racionale dhe, prandaj, përdor sofizma (nënteksti i të cilave lexohet lehtësisht), dhe se ky njeri është një politikan mëkatar dhe ende i rrezikshëm.
Në ato pak minuta që e dëgjova Sali Berishën i bëja vetes këto pyetje: Si është e mundur që e kemi “zgjedhur” këtë njeri të jetë kreu i shtetit tonë dhe kreu i qeverisë që e ka drejtuar vendin tonë për një kohë kaq të gjatë—plot 13 vite?
Si është e mundur që e kemi lejuar këtë njeri të bëjë çfarë dhe si ka dashur me këtë vend? Si është e mundur që e lejuam këtë njeri të kthehej në politikë dhe të merrte frenat e qeverisë edhe pas tragjedisë që ai i shkaktoi këtij vendi dhe këtij populli në vitin 1997? Si është e mundur që ka ende njerëz që i besojnë këtij njeriu, i shkojnë pas dhe e duan sërish në politikë?
Ka vërtet diçka që nuk shkon në tërë këtë histori, e cila flet për një psikozë gjerësisht të përhapur në një popullatë kaq shumë të fragmentarizuar e të përçarë—deri tridhjetë vite më parë nga një sistem komunist, i cili instigoi “luftën e klasave”, dhe, deri vonë, nga vetë politikat e ndjekura nga Berisha—sa e bëjnë të vështirë të kuptuarit e një dukurie të tillë.
Sa kohë që politika shqiptare dhe vullneti i qytetarëve të këtij vendi janë treguar tërësisht të paaftë ta nxjerrin jashtë loje një individ si Sali Berisha, të cilin unë me kohë e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”, mbetet vetëm të presim që, atë çka deri më sot nuk e kanë bërë dot një politikë demokratike konsekuente dhe ligjet e një sistemi drejtësie të korruptuar, ta bëjë ligji biologjik, njëlloj i hekurt për të gjithë njerëzit.
Berisha nuk ka qene dhe nuk eshte politikan pasi cdo gje qe ka bere kan qene kunder interesave te vendit dhe e kan demtuar shume.Nje njeri qe i thot vetes politikan eshte racional ne vendimet qe merr jo si berisha qe per te pasuruar familjaret e tij apo per te mbrojtur ata nga drejtesia ka per borxh te djegi prap shqiperine.Ky njeri duhej futur ne burg me kohe tani eshte shume vone se dhe biologjikisht pak kohe i ka mbetur te demtoje shqiperine
Historia botërore na njeh me eksperienca të tilla. Problemi nuk shtrohet thjeshtë te një individ, figurë politike. Problemi qëndron tek mentaliteti i një populli. Njerëzit autoritarë, diktatorë nëse duam të etiketojme , zakonisht dalin në sipërfaqe sepse aty ku mbijnë, aty është edhe terreni për ti dhënë jetë fenomenit. Tek shqiptaret psh , në rastin e Saliut, një nga arsyet mendoj, është që nuk u pëlqen shtet formimi. Këtë gjë, e theksuar sidomos tek një pjesë e popullatës, kryesisht veriorë. Nuk dua të fyej e të bëj ndasi, por ky tashmë është një fakt i konfirmuar. Dukuria tjetër është ajo e prijësit të përjetshëm. Në mënyrë krejt analogjike , ithtarët e Saliut janë të barasvlershëm me ata të Enverit. Kjo jo aq për interesat , qokat, përfitime të çdo lloji, por për mentalitetin e “uni-t”. Ku njëshi shihet si i vetmi , dhe një listë e gjatë poshtë tij nuk ka tagër për të qenë i tillë, pra njësh-i. Pse nuk kërkon kjo masë amorfe një lider tjetër përtej Saliut, përtej Bashes ? Pikërisht ! Duan Saliun se vetëm ai mund ti sjellë aty ku ata duan. Ose më mirë aty ku psikoza e tyre do. Ti mund tu besh rrugë, ti mund ta modernizosh sistemin, infrastrukturën. Ti mund të ndryshosh shumë gjëra që janë në kontrast me Shqipërinë e djeshme . Por jo, asnjë nga këto nuk vlen nëse këto nuk i bën lideri që ata kanë në kokë. I është ndërruar lëkura gjithë qyteteve . Bie në sy një stad modern i transformimit urban. Jo, jo të thotë militanti i verbër. Nuk bën së nuk e ka bërë Saliu. Nuk ka me gjak nëpër sheshe e bulevarde kur mbahen manifestime nga opozita e radhës. Jo! Jo të thonë foltorasit. S’ka të vrarë, por ka gaz lotsjellës. Pra gjaku është i njëjtë me gazin sipas turmës që vete pas. Ky njeri ( Saliu), nuk do ta mbyllte 4 vjeçarin e parë, 92-96., nëse mentaliteti i bajrakut nuk do ekzistonte tek kjo masë njerëzish. Megjithatë ky produkt i kalbur si politikan, i degraduar si person, është peshqesh nga 97ta. Saliu duhej izoluar që në 97 e mbrapshtë. E lëmë Gërdecin, e lëmë vrasjet në bulevard, e lëmë korrupsionin e tij dhe të klanit të tij. Vetëm 97 do ta nxirrte përfundimisht si fajtor. Falimentim i shtetit, lënia në duar të bandave e njësive ushtarake, vrasja e mbi 3000 personave si pasojë e urdhrit antikushtetues i armatimit të popullatës veriore kundër asaj jugore. Mashtrimi me paramendim i funksionimit të piramidave. Ku “paratë e shqiptarëve ishin para të pastra”. Në mënyrë direkte i ftonte ata (shqiptarët), të investonin në këto firma. Kaq do mjaftonte që ky njeri ti dorëzohej një gjykate ndërkombtare. Le të më bind një jurist, cilido ky, që nuk janë prova për të dënuar një drejtues shteti. Po në qoftë se këto nuk janë prova, si mund të dënojë një gjykatë, Helmut Kohl, Miterran, Sarkozy etj? Për çfarë, per korrupsion pasiv ? Ata duken engjëj para këtyre bëmave të kësaj mostre. .
O Fatos ik o cope druri qe te moren ne nje kohe te erret e te cuan ne US se di anglisht…
Nje demagog i pandreqshem i nje populli te pandreqshem e hajvan !!!