Fatbardh Kadilli
Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karrigen. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karriges dhe jo për parime. Unë e parashikova këtë gjë kur kërkova ikjen e Bashës që të nesërmen e humbjes.
Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur. Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën. Demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën.
Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore.
Vetëm atëherë ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së.
kjo dihet, por bashes ska kush tja thote nga afer ose ne vesh
Edhe pas kaq kohesh nuk paske kupuar gje akoma.Eshte e kunderta qe te ike basha duhet te ike berisha ,sepse eshte ky berishe qe e vuri dhe e ka mbajtur bashen keto vite ne krye te pd-se,sepse anetaret e pd-se kane votuar njeriun qe mbeshtet berisha dhe jo lulzim bashen dhe duke ja dhene partine saliut ju po e fundosni perfundimisht pd-ne se saliu nuk e leshon me partine deri sa te shpetoje veten dhe familjen nese ja arrin sa te jete gjalle .Te gjithe ju po beni nje gabim te pafalshem qe Shqiperia do ju gjykoje……..
Ky ose eshte tra-la-la nga mendja, ose i jane errur syte nga urrejtja pse nuk u vendos ne liste per deputet. As ka qene qofte dhe nje dite te vetme para 9 Shtatorit Basha Kryetar i PD, ooo Kadill ! Berisha vetem kur ne 9 Shtator, hapur i treguan se po i marrin pronen, dashurine e tij me te madhe ne kete bote, gardianen e interesave te tij, Partine e Lavdishme mender Demokratike, vetem atehere u sul me terbim kunder Bashes. Deri ne 8 Shtator Basha i merte lejen per te kryer edhe nevojat personale Berishes, nje dite me pas gjithcka ndryshoi. Kadill, nje gje ngul mire ne koke, Berisha e di mire, se pa PD eshte zero, nul. Ndaj eshte i gatshem te pranoj me mire ti shkulesh zemren se ti marresh PD. Ky thote ” Qe te ike Berisha, duhet te ike Basha”!!! Hajdje mendje, hajde!!