Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra tjetra!

27 Nëntor 2021, 10:51Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi 

1. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria si nuk duhen bërë zgjedhjet!

2. Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova se si votuesit ndërrojnë 5 kryeministra/qeveri në 8 vjet, Kosova duhet të mësojë nga Shqiperia se si qeveriset vendi nga një njeri për 20 vjet!

3. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se si ndërrohen elitat politike dhe të rinjtë marrin drejtimin e vendit, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria se si drejtohet vendi ne shekullin e 21 nga elita e shekullit 20!

4. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se si bëhet shteti, Kosova mund të mësojë nga Shqipëria se si zhbëhet shteti!

5. Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova që në autostradën që lidh Prishtinën nga Tirana nuk ka vendosur asnjë “tra”, Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria se çfarë do të thotë të vendosësh tra mes shqiptarëve!

6. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova se cila është Serbia, Kosova mund të mësojë Shqipërinë çfarë në të vërtetë janë interesat e Serbisë!

7. Shqipëria mund të mësojë nga Kosova në përdorimin e gjuhës shqipe në emërtimet e lokaleve, Kosova mund të mësojë nga Shqipëria se si mësohen gjuhët e huaja duke lexuar tabelat e dyqaneve!

8. Kosova duhet të mësojë nga Shqipëria gegnishten dhe Shqipëria duhet të mësojë nga Kosova gjuhën zyrtare!

9. Kosova dhe Shqipëria mund të mësojnë nga të tjerët se si të flasin më pak dhe të bëjnë më shumë për njëri – tjetrin!

10. Kosova dhe Shqipëria, një komb që i ndan gjuha e përbashkët dhe elitat politike!

1 komente në “Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra tjetra!”

  1. Lani says:

    Epo kjo pike e zeze te jem mend e flet per moral Lytfiu qe po ti hapsh borderot e pagesave ne RTSH del se ka qelb dynjane. Ne 3, 4 bordero ka zhvat leke. Keshilltari i Thoma Gellçit qe e rasi ne burg kete katnarn e gjore me keshillat e tija. Te marte me vete Lyt shefi katnari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje