Ndoshta UÇK-ja t'i shëron komplekset!

1 Dhjetor 2021, 10:43Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

E ka emëruar Bashkim Jasharin komandant të FSK-së, me bindjen e plotë se me këtë taktikë e përvetëson krejt UÇK-në,

dhe kështu Forcat Mbrojtëse të Kosovës i shfrytëzon si Forcat Mbrojtëse të Albin Kurtit.

Nuk t’i shëron komplekset UÇK-ja e as nuk t’i mbulon deklaratat që i ke bërë kundër luftës së UÇK-së…t’i kish shëru komplekset UÇK-ja, por nuk ekziston!

Tash është një tjetër kohë, nuk është Kosova e shqiptarëve, e as s’i dihen mirë kufijtë ku i ka…

Bashkim Jashari u emërua komandant i forcave multietnike, ku ka edhe serbë që veprojnë drejtpërdrejt me urdhëra të Beogradit.

Gjatë luftës në Kosovë, pas masakrës së shtetit serb ndaj familjes Jashari, Albin Kurti ka deklaruar (me zë dhe me figurë):

‘Kurrë nuk do të kapja armë me dorë. Mes luftës dhe dorëziimit e pranoj zgjidhjen pa dhunë’!

Ka qenë kundër luftës së UÇK-së, e tash, i ka ardhur dita dhe po i shfrytëzon ata që kanë luftuar për lirinë e tij… këto taktika po i bën thjesht për nevojat e tij karrieriste.

Bashkë me Presidenten, e cila nuk e përmend UÇK-në, pa një zor të madh!

Bashkim Jasharii e ka Komandante supreme një grua që aq shumë nuk e ka dashur UÇK-në, sa që pa  pushuar kurrë ka folur keq për komandantët e saj. Kurrë për asnjë moment nuk e ka ndalur propagandën kundër komandantëve të UÇK-së.

Nuk është ky privilegj për Bashkim Jasharin.

Është sakrificë, të bëhesh komandant me vendimin e dy figurave kundërthënëse, të cilët hapur ishin kundër luftës (ishin për zgjidhje pa dhunë).

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të ndaluar të figuroj në Veri, pa marrë leje.

Kjo tregon se de fakto Kosova është e ndarë!

E, nëse do të ishte komandant i Ushtrisë së Kosovës (me Presidente çiften time), do ta kishte një kuptim….

përndryshe, Albin Kurti nuk la vlerë pa e privatizuar.

Nëse ata para tij i privatizonin tokat, ky po edhe më keq, po e ‘privatizon’ sakrificën dhe idealet.

P.S. Me ditë ju qysh po ndihem, s’kishit ‘guxu’ me

ma kundërshtu asnjë fjalë.

11 komente në “Ndoshta UÇK-ja t’i shëron komplekset!”

  1. t says:

    kimete ti ngjan tamam si nje zhurmues me melodine me te keqe. je patetike. cdo gje qe te beje zoti Kurti ti e interpreton negativisht.
    mjaft me. je bere e pa durueshme.

  2. Shqiptari says:

    Kimete si gjithmone brilante. UCK e perdorur nga ata qe nuk e deshen kurre eshte hipokrizi e paster. Luftetaret e UCK perfunduan ne Hage per ti hapur rruge Albinit dhe komplekseve te tij.

  3. Kosovo centriste( autonomi brenda Serbis) says:

    IKU DAJA ERDHI NIPI NJESOJE SI NE VENDET ARABE
    KOSOVA KRAHINE TMERRSISHE ISLAMO – ARABE NUK KA LIDHJE AS ME SHQIPERINE E AS EUROPEN ESHTE ME AFER SYRIE IRAK TURQI KJO SJELLJE I JEPE TE DREJTE SLLAVO SERBEVE TE THONE JANE TURQE

    1. Flaka.al says:

      Te fala Janulles, or tej qe te cahet barku per Kosoven!
      Por na e sqaro pak se perse vlen qe Kosova te jete autonome brenda Serbise.
      Nuk je gje tjeter vecse nje qelbesire sllavo-greke panortodokse.

  4. Veterani says:

    Znj. Kimente shumë e saktë dhe ndershëm është kur thua të vërtetën e plotë dhe u hedh fytyrës. Osmanlika dhe Kurti plot 23 vite s’kanë lenë derë pa hyr për të shpif dhe bashkuara me forcat kundër liderëve të UÇK dhe lutës çlirimtare. Ata u bashkuan me ato forca për ta kur zhvlerësua luftën më të madhe dhe heroike të kombit shqiptar kundër okupatorit gjenocid serb. Arritën ti dërgojnë në Hagë Heroit e paqes dhe lutës dhe tash vallëzojnë pa breg por ky popull thotë “çdo përpjetës ka një teposhtës”, dhe e tash pasi ka mbërri majat kanë nisë turpshëm shagas me shpejtësi po shkojnë poshtë drejt humnerës. Ky popull që shumë ka vuajtur i njeh njerëzit sado demagog të aftë të jen i njeh mirë dhe i “shpërblen”.

  5. Sara says:

    Jo fjale, po as nje presje nuk ta kundershton kush Kimete

    1. Vjosa.al says:

      Uh moj Kimete, c’na bone per vete!
      Me keto marifete, me keto isharete!
      Dhe sa mire ta mbajne vallen Veterani dhe Sara!
      Jeni per krype dhe per hudher, mos me ju marr ne sy.

  6. Mirko Qymyri says:

    Po t’palloi Albini, do mundesh mënd ti. Ai është kryeministri më i preferuar nga shqipëtarët, kurse ti lehë sikur qeni i futur n’kacë.

    1. Arbër says:

      Të ka treguar gjë motra?
      Po qenka llafazane e madhe jot motër! Pupupu, prit kur të të tregojë edhe për mua që i hipa…
      Nejse, e kishe qejflije të këndshme! Sidoqoftë, me al-Binin nuk duhej të kishte shkuar, se është I shëmtuar, si m.t i shtypur. Do ti flas Keq!

  7. "BOHOTINA" says:

    Bravo Kimete. Bukur. Po kujt ia tha. Hipokritit nuk i ben asgje pershtypje.

  8. TT says:

    Faleminderit moj Kimete se me hape syte. Gjithmone kam pyetur vehten se ku eshte qellimi qe Kurti kur flet per Bashkimin Kombetar, perserit vehtveten si per rastin e luftes clirimtare. Ai per Bashkimin Kombetar thote se do te votonte per Bashkimin Kombetar me kusht qe referendumi te jete pa lufte …
    Eshte e njejta gje zonja Kimete si dhe lufta e UCK. Ai nuk mendon keq per UCK si dhe nuk mendon keq per Bashkimin Kombetar. Ai eshte kunder luftes!!!! Bile ai eshte edhe kunder luftes se imponuar qe zhvilloi UCK. Ai nuk eshte qe me idene e luftes por me idene e pordheve. Ai do e kish mundur ushtrine serbe me pordhet e tij te qelbura. Ai eshte I shqetesuar se mos ne shqiptaret do luftojme midis veti dhe me mire pranon qe te mos kemi referendum popullor…Ai eshte njeri i shenjte dhe pacifist dhe mendon se pordhet jane me efikase se plumbat, kunder serbit. Kjo eshte e tera moj zonje dhe jo se Albini nuk punon per Kosoven apo Shqiperine. Eshte gabim te mendosh se ai punon per Serbine. Shiko se sa pordhe te medha qe ai ka leshuar kunder serbit. Keto pordhe kane hutuar bile edhe Evrpoen dhe Ameriken qe e kane fituar lirine e tyre me gjak, kur ja ka dashur puna….
    Kurti zonja Kimete eshte kunder luftes dhe jo kunder lirise. Liria nuk mund te fitohet me sakrifica. Ajo mund te fitohet edhe me dredhi te tipit te Reciprocitettit…keshtu moj zonja e nderuar! Hiqu si patriot ne llafe dhe bukeshkelur ne vepra….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje