Nga Edmond Arizaj
Gruaja më lajmëron që në mëngjes: Sot është Big-u. Unë e përkthej menjëherë mesazhin: S’ka darkë, ha jashtë.
Mund të shoh ndeshje, të rri me shokë, të bëj dhe ndonjë dorë letra, a ç’të ma japë truri, pa mesazhe që duan sqarime bashkëshortore, kur, ku, me kë, pse…
Kur të hyj në darkë në shtëpi, duhet të gjej çdo gjë vetë, me ndonjë ndihmë të vogël në formën e “më li rehat”. Dhe pa një pa dy, duhet të kënaqem me televizorin në dhomën e fëmijëve.
Nëse rastësisht më hahet ndonjë frut i thatë duhet të kaloj mespërmes ambientit që buçet nga zëri i Big-ut, ku luhen hallet e kombit, e përmbi zërin përmallues të Arbanës, fjalëve pa kryefjalë e kallëzues të Donaldit, emrin e Borës që zgjedhohet në çdo rasë e gjini, fjalëve lotuese të Beatrixit (ky emër se ç’më nxjerr mallin e Harry Poter me një personazh Belatrix Lestrange), a komenteve e duartrokitjeve të publikut, njësoj si në një garë me kuaj, më vjen piskama e zërit të gruas: Kalo shpejt ooo Mooo…
Nuk është koha për sherr, ndaj shpejtoj hapat. Nxitoj për në dhomën ku jam dënuar atë natë. Gjej ndonjë netflix, ose i rikthehem për të 100 herë ndonjë pjese të “Game of thrones”. Por nuk është e mundur të përqëndrohem.
Nga çdo anë, poshtë dyshemesë, lartë mbi tavan, jashtë dritares, anës murit, këlthasit Big-ët duke lëshuar ngado valët e tyre të kulturës, elokuencës, logjikës, mesazhit…Çfarë e rrezikon më shumë popullatën, llotot, apo Big-u? Kush e merr vesh. Të dyja kanë manipulim, ose të paktën dyshime për manipulim brenda.
Nuk janë lojëra të ndershme dmth. Këto mendoja teksa lexoja mekanikisht Tyrion Lanisterin teksa thoshte: Forca e mendjes varet nga leximi i librave, ashtu si varet forca e shpatës nga mprehja e tehut. Nejse, diku aty nga ora 1, sikur gjendja qetësohet. Dal lehtë lehtë nga dhoma, se ku i dihet mos ka lënë shtëpinë ndonjëra që preferonte gruaja, kur nis e dëgjoj analizën e analizës së Big-ut.
Në telefon tani. Gruaja me vjerrën, jo me mamanë time, me vjerrën time, dmth me të ëmën e saj. Me vjerrën e saj, dmth me mamanë time, do e diskutojë të nesërmen kur të zbardhë. Pa do ketë ndërhyrje edhe nga e kunata, nga e bija, e motra, 789 shoqet që janë të ndara për veprimet e pabesa dhe dashuritë e mundura e të pamundura të Donaldit. Sigurisht që debati do marrë zjarr në facebook, në kafe, në punë, në supermarket…Është hall i madh.
Madje tani që po shkruaj këto rradhë edhe mua më ka zënë meraku, mor po ky Donaldi si do bëjë? Do kthehet me të parën, do vazhdojë me të dytën, do i mbajë të dyja? Ndërsa një zë tjetër në vesh më ulërin me tallje: Hahahha, edhe flasin për të drejta të grave e vajzave, duke i trajtuar si numra Don Zhuanësh qoftë edhe për lojë.
Telenovelë e bukur. Çfarë ankthi! Një shqiptari e gjithë në tension, edhe pa mundësi vaksinimi si për Kovidin. Mor po nuk ka asnjë llaf të Fred Çakos. Psikologë jo e jo. Se dakort duam thashetheme, po pse zihemi me njëri tjetrin nuk e kuptoj. Pothuajse një popull i gjithë, që bën tifo e grindet se me kë do shtrihet në krevat Donaldi, është aksioma (pranim i teorisë pa vërtetim) për shprehjen e Ajnshtainit: Universi dhe budallallëku njerëzor janë të pafund, por për të parin kam ende dyshime.
Mbrem big bradher ishte i turpshem, degjeneroi dy te rinj te dashuruar per te mbrojtur nje ish….
Perse e puthe i thane dikujt qe ka 50 dite brenda nje person qe ke 6 muaj i ndare….
Dy te dashuruarit duhet te kishin lene bigun ne menyre demostrative…..
Me e turpshmja ishte Paloma qe jep mend kur vete eshte nje idjote….
Sh i qëlluar ky koment.
Sakte! E turpshme dhe e frukshme! Te shohesh dy te rinj te dashuruar e qe duhet te japun llogaru. E kujt? Ketij Populi te felliqur, qe vetem moral nuk ka!
Emisjon per njerez me koefiçent te ulet inteligjence,votues potencial te Sali Berishes
Vini!!!!
????????
???
Jane mbledhur nje tufe me budallenj e kurva qe quhen vip dhe budallenje rrine e shikojne.
Eshte turp per nje popull qe ndjek keto emisione dhe nuk e kuptoj se cfare mesimesh nxjerin,ku eshte sensi edukativ.
Turp per drejtusen dhe oer cs halenista qe japin mendime
c’jane keta. duken si dy te vdekur. aq keq perfoemojne sikur ka 20 vjet qe nuk kane komunikue nje sesit tjete. duken si kukula qe perfomojne te programuara me kompjutur. kjo skene i ben te rinjet me vjelle. po ju siguroj se ajo feme as sonila meca nuk perjetua orgazem prej 15 vjetesh as nuk do te provojn e pa kalue edhe 40 vjet te tjera. kue shof bibrodher them se keta prodhojne skena qe trgojne si dashurojne te vdekurit e gjalle. veglat u kamne vdeke e rrofte viagara e e kremi ose peshtyma per vaginen si u eshte bere si cope lekure e thare e pastaj e lagur nga shiu. i kemi dhurate prej sali berishes . rrofte sali berisha rrofte monika, qe duhet te ishte aty nga eksperienca jals, rrofte supermesa, rrofte albana vokshi
Cfare shikoni e cfare diskutoni. Jete boshe.
Kur kam qene i vogel ne radio jepej teater.sa me ka marre malli per ato zera aktoresh..kush e di ku jane tani
Shkrim shume i goditur !
Shoqeria ka rene shume poshte!
“E shohin shqiptaret”
Per ke shqiptar e ke fjalën mor zoti artikullshkrues?
Me përjashtim te familjareve te psikopateve te ngujuar ne odat e lezetit dhe Vera Bushatit, nena e djalit “elokuent”, nuk ma mer mendja se i sheh kush shalet e shtrembera te Arbanes.
Plot emisione të tilla të kota ka nëpër televizionet shqiptare.I udhëheqin ca bukuroshe ose që u dukët vetja të tilla të veshura me garderobën më të shtrenjtë dhe bëjnë sikur në Shqipëri rrjedh mjaltë e vaji nga çdo anë se jetohet edhe më mirë se në Europë e pak më tej në fshatra nuk ka as rrugë as uji e as kanalizim,është mesjwta vetë.Kjo nuk është rastësi .Televizionet kanë benefite nga shteti për të bërë propagandë si në kohën e Enverit dhe qytetarët të largohen nga realiteti i hidhur.Nuk.është vetëm “Vëllai i madhështor edhe “Përputhën”bile kan shkuar aq larg sa bëjnë emisione për të ashtuquajturin shoping deri edhe tek “Lufta e nuseve”ku regjistrohen dasma aristokrate që kushtojnë me dhjetëra e dhjetëra mijra euro vetëm e vetëm për të krijuar pasqyrë të rrejshme për realitetin.Po një popull që i duron këto poshtërsi ndoshta edhe nuk meriton kushte më të mira.
Big bradher eshte nje format qe behet ne shume vende te botes por ka plot njerez si ky Arizaj qe ka mbetur katunar me gjith qe ka kohe ne Tirane.
Duam sduam keta jane artiste, jane njerez te ekranit dhe nuk duhet te habitemi se ky eshte realiteti shqipetar….
Sa po e vuan kjo Bora ndarjen? E kane kapur ne makine me Atdheun. Cfare femrash ae bejne viktimen!!!
https://vajtuese.info/bora-zemani-dhe-atdhe-xheravina-ndalohen-nga-policia-ishin-bashke-ne-veture/?fbclid=IwAR3oUCbBehPnjvbRBxb32ZabVeCPm4wfsDSN9NES_dUUyMwphbcBrLXZnTE