Dëmi i fundit që “pakica Basha” po i bën PD-së

7 Dhjetor 2021, 17:24Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Kohët e fundit, më ka qëlluar shpesh në debatet ku kam marrë pjesë të ngërthehem në një diskutim absurd: Kush e ka shumicën në PD, Basha apo Berisha? Në studiot tona televizive, pavarësisht nga realiteti në terren, të dyja palëve i jepet e njëjta hapsirë dhe të ftuartit ndahen zakonisht në ata që mbështesin foltoren dhe të tjerët që hidhen në zjarr për PD-në zyrtare. Gjithçka duket sikur do luhet në një garë me foto finish, sikur palët kanë të njëjtin numër mbështetësish dhe sikur ende publiku nuk e ka kuptuar se kush e dominon partinë.

Më kot jam rekur, herë pas here, ti jap debateve një rjedhë të ndryshme. Të them se tashmë gjithkush e di se, për të mirë apo për të keq, PD po rezulton si parti e Berishës, se masiviteti i foltoreve e vërtetoi këtë, se anketat e opinionit na kanë dhënë një mendim të qartë se cilin përkrahin militantët, se shfaqja publike e delegatëve që kanë thirrur 11 dhjetorin ka vulosur përfundimisht gjithçka. Debati kthehet sërish në procedurat burokratike të statutit, në ndonjë emër periferik që s’dihet nëse ka nënshkruar apo jo dhe në pyetjen fatale: kush i ka bravat edhe vulën.

Si dikush që nuk është një mbështetës i PD-së, aq më pak i Berishës apo Bashës, e gjitha kjo më është dukur shpesh një komedi. Një nga ato hipokrizitë e të qenit politikisht korrekt që shpesh i bëjnë debatet tona televizive të pa besueshme dhe krejt të shkëputura nga ajo që ndjen dhe do publiku.

Duke e parë atë që po ndodh në gjirin e partisë më të madhe të së djathtës me syrin e reflektimit që kjo betejë përçon mbi skenën politike shqiptare, mbi fatet e opozitarizmit dhe mbi të gjitha, në funksion të përballjes me klikën kleptokratike të Ramës, mendoj se qasja duhet të ishte krejt e ndryshme.

Diskutimi nuk duhej të zhvillohej më rreth faktit tashmë ulëritës, nëse Berisha është shumicë apo jo, por, në të kundërt pse kemi arritur deri këtu dhe se ç’do të thotë kjo për të nesërmen.

Për këtë ka disa dilema që janë më pranë realitetit.

Si është e mundur që edhe pse tetë vite pas largimit nga drejtimi, madje pasi i bëri PD-së dhuratën më të helmuar, duke i imponuar në rrugë anti demokratike Bashën, Berisha mbetet kaq popullor mes demokratëve?

Si spjegohet që ndonëse i shpallur non grata nga SHBA, ai ka ndezur motorrët e një lëvizjeje të gjërë, që për herë të parë nuk ka frikë të shigjetojë në aulat e saj edhe ambasadoren amerikane edhe të deklarojë se do e heqin nga vatrat e tyre flamurin e vendit të saj?

Si duhet arsyetuar fakti se ndonëse u thotë se nuk e kishte njohur realisht birin e tij plangprishës, se nuk ia kishte pranuar eleminimet anti demokratike në krye të partisë, se nuk ia kishte toleruar humbjet elektorale, militantët sërisht e besojnë?

Si duhen kuptuar duartrokitjet idiote kur idhulli i tyre i thotë se Basha qenkesh i kapur me dosjen e Nik Muzinit dhe Tyota Yaris dhe se ai vetë, vetëm tani, qenkësh vënë në djeni të këtyre fakteve të rënda?

Të gjitha çështjet e mësipërme të bëjnë të mendosh se shumica e antarësisë së PD kërkon një lider absolut, një patriark që nuk vihet në diskutim, një njeri që i emocionon pa i bërë të mendojnë, një prijës kalorsiak dhe jo një udhëheqës normal të përshtatshëm me një sistem të hapur demokratik.

Por thënë këtë, pak kush e shtron për debat frikën, se me një profil të tillë drejtuesi është pothuasje i pazbatueshëm projekti i demokratizimit të partisë që ai vetë propozon. Foltorja, që në pamje të parë duket sikur propozon rritje të kontrollit të bazës mbi kryetarin, në fakt po prodhon një nënshtrim total të antarësisë ndaj njëshit.

Por, përveç këtyre paqartësive që lidhen me të ardhmen e ngushtë të PD-së ka edhe të tjera që riskojnë të prekin të gjithë shqiptarët. A është një opozitë krejtësisht e dominuar nga ish kryeministri i viteve 2005-2013 e aftë të konkurojë Edi Ramën? A i flet dot Berisha, përpos të vetve, edhe elektoratit gri, që gjithmonë ka pasur një marëdhënie të vështirë me figurën e tij? A mund të drejtohet opozita nga një lider i shpallur, qoftë dhe pa të drejtë, “non grata” nga SHBA?

I gjithë ky bagazh dilemash reale është zëvendësuar në realitetin e trishtë të debatit tonë publik me hamendësimet se a ka bazë mbajtja e formularëve në kasafortë, apo ato duhen dorëzuar në protokoll; nëse kongresi i PD mblidhet dot nga poshtë, apo duhet kontrolluar edhe nga burokratët e partisë lart; nëse mbi kartat e delegatëve të 11 dhjetorit duhet shtypur sigla e PD-së, apo ato fletushka shkelin normat e privacisë.

Në këtë varfërim të pështirë të debatit politik, në këtë rrokullisje pas cic miceve pa të nesërme, peshën totale të fajit e kanë Basha dhe mbështetësit e tij. Ata fatkeqësisht e kanë ngritur të gjithë premisën e luftës së tyre politike mbi një fakt të paqenë, mbi sjelljen si shumicë, ndërkohë që janë një minorance tragjike.

Dhe pikërisht për këtë kanë hequr dorë nga debati i ideve për tu kacavjerrë pas teknikaliteteve. Lideri i PD-së zyrtare ka zgjedhur edhe ndaj Berishës të njëjtën qasje anekdodike që adopton prej vitesh edhe ndaj Ramës, atë se ai fiton edhe kur humbet.

Por, barcaleta e të mundurit që del më i fortë pas disfatës do të ketë pasoja tragjike për të ardhmen e PD-së. Sepse duke mos pranuar realitetin e të qenit pakicë, Basha dhe ata që i shkojnë nga pas, kanë dorëzuar armët që të jep statusi i minorancës. Ato të kontrollit ndaj shumicës, ato të kritikës mbi fluksin e foltores, ato të hapjes së debatit dhe zbulimit të shkaqeve për një parti që po rreshtohet në mënyrë të pa imagjinueshmë pas një njeriu të vetëm.

Duke u sjellë në mënyrë hipokrite, Basha dhe të tijët e humbën dhe mundësinë për të bërë rolin e fraksionit. Duke mos e parë realitetin në sy, duke e trajtuar foltorën si diçka pa vlerë, pa peshë dhe pa numra, ata hoqën dorë nga detyrimi për të bërë kontestimin e aksionit të saj.

Ata imponuan në debatin politik një fabul fallco që e privoi publikun jashtë mureve të selisë nga e drejta për të kristalizuar një opozicion ideor ndaj foltores. Duke u përqëndruar tek bravat, tek kartat dhe tek reportazhet e përgjysmuara të Fiks Fare, ata i hapën Berishës një autostradë pa pengesa. Pikërisht ky qe me sa duket dëmi i fundit që kjo pakicë i bëri PD-së.

11 komente në “Dëmi i fundit që “pakica Basha” po i bën PD-së”

  1. Taulant says:

    Po Foltorja ke do mbeshtes ?
    Bashen?
    4 vila vetem gjate pandemis.
    Rama i dhuroi vjerrit te Bashes 17 milion euro per pallatin qe ju prish ne Vlore.
    Cdo gje duket live.
    Basha aguridhe .
    Gjithe PD-ja eshte me Berishen.

  2. Albanian says:

    Ky Andi ka ndonje lidhje te brendshme, te fshehte, dhe shume te forte me Berishen dhe Meten.

  3. Hysni Kapo Bushati says:

    O Mero, tepelenasi,

    nje gje nuk kuptoj: pse nuk i bojkoton shkrimet e ketij ndyresire? Eshte i afte por eshte i dhjere dhe lepin te dhjeret.
    Cdo gje tjeter e ke mire dhe vazhdo or mik.

  4. Injoranti says:

    Berisha po kaleron gjithe pakenaqesine qe ka krijuar Basha tek demokratet, Megjithese Berisha eshte personi me i gabuar i gjithe tranzicionit shqiptar ai mund te korre sukses, fale mediokritetit te Bashes e vizionit dritshkurter te shqiptareve.

  5. timmi says:

    uaa si ka mundesi mor burr te shkruash per dicka qe dhe vete e kupton se nuk duhet folur ,ti japesh shpirt nje te vdekuri te pa kallur dhe vajtimtareve te hipnosur qe i vene pas kjo me e pakta eshte se non grata po kall dhe bushatin ne varrin e te pakallurve.

  6. Populli says:

    I thoni Bushatit, ju lutem, se Partia me e madhe e se djathtes, nuk eshte ajo qe ai permend ne paragrafin 4 te kesaj m..analize.
    I thoni Bushatit se Partia me e madhe e te djathtes nuk mund te quhet partia e nepunesve, mjekëve, komunisteve dhe bijve te Bllokut
    I thoni Bushatit se Partia me e madhe e se djathtes, per te keqen e Bushatit dhe te bllokmeneve te tjere, po e kerkon koha dhe do formohet nga ata qe natyrshem jane e djathte, jo nga perversë te se djathtes.

  7. Shkodrani prej Terbaçi says:

    Andi Bushati.
    Djali i Mehdi Bushatit, ish PUNETOR OPERATIV I SIGURIMIT, KRYETAR DEGES TETË,që merr pension special.
    Djali i Vera Kapos, arkitekte, e bija e Hysni dhe Vito Kapos.
    Nipi i shokut Hysni Kapo, sekretar i Komitetit qendror të PPSH, që mbulonte sigurimin dhe ushtrinë.
    Nipi i Vito Kapos (motër e Alqi Kondit, Pirro Kondit, Tana Neshos…gruaja e Gaqo Neshos), ministre pa shkollë e industrisë së lehtë dhe kryetare e BGSH.
    Nipi,i gruas se Xhelil Gjonit, e cila është motër e Hysni Kapos.
    Nipi Tanës, gruas se Gaqo Neshos, kushuri me Gim (Neshon) e Puros.
    Nipi i Pëllumb Kapos, Punetor Operativ, Kryetar Dege i sigurimit të shtetit, drejtor drejtorie ne KQPPSH-së
    Po doni më, ka akoma edhe shumë e shumë të tjera për shokun Behlul….

    1. Tahipi says:

      Rofsh. Tani po ke nge na bej pak biografine e te gjatit. Ashtu neper te he ,mos u fut thelle.

  8. Skeptiku says:

    Andi, per here te pare me duket se ke perdorur trurin.
    Sidoqofte perseri gabon ne perkufizimin e PD parti te djathte.
    PD ishte nje levizje. Me kohe kjo amalgame idesh dhe interesash po shprehet sipas identitetit te antareve.
    Duke qene se ne perbejne te saj moren pjese qenerit, ujqerit dhe cakejve, ata po formojne kopet e tyre. Si fillim ata do mundohen te shqyejne njeri tjetrin…

  9. Zani says:

    Ai qe shkruan, lexon, shikon, degjon dhe mbeshtet Sali Berishen, eshte dhe do te ngelet injorant per tere jeten.

  10. t says:

    ata qe shkruajn lexojne shikojne dhe degjojne te gjith politikanet tane kan qene jane e do jene naive injorant dhe budallenj.
    si mendon ti se vetem nje person apo parti eshte e keqja e ketij vendi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje