Nga Eduard Zaloshnja
Ridalja në skenë e komedisë socrealiste “Prefekti” ngacmoi një plagë të vjetër te pasardhësit e Qazim Mulletit. Siç ngacmon filmi socrealist “I teti në bronz” te pasardhësit e Sali (Sejfi) Protopapës, sa herë që rishfaqet…
Qazim Mulleti ishte një intelektual antizogist i betuar, antikomunist, e fashist i bindur. Sali (Sejfi) Protopapa ishte një intelektual antizogist, antikomunist, e antifashist i betuar. Të dy të shkolluar në perëndim. Të dy jashtëzakonisht ndryshe nga personazhet e karikaturizuara në dy nga veprat më jetgjata të socrealizmit enverian…
Qazim Mulleti
Arsimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, e më pas kreu studimet e larta në liceun francez “Gallatasaraj” të Stambollit.
Në 1914-ën ishte një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. U larguan së bashku në Vjenë, ku jetoi deri në vitin 1920. Gjatë ndejtjes në Vjenë, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Ishte poliglot, dinte Turqisht, Arabisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Latinisht, Greqisht dhe Serbo-Kroatisht.
Në vitin 1920, mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të shkonte në Durrës, ku duhej të ushtronte funksionet e saj. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, si dhe të Abdi Toptanit e vetë Qazim Mulletit, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).
Në shtator të vitit 1920, Qazimi ishte Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 prill – 3 maj 1921, ai mori pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Musa Maçin, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare”, si dhe me Avni Rustemin e shoqërisë “Bashkimi”.
Në majin e 1924-ës, qe pjesë e një komisioni të demonstrantëve që takuan kryeministrin Vërlaci, të cilit i kërkonin masa serioze për zbardhjen dhe dënimin e komplotistëve në vrasjen e Avni Rustemit. Në qeverinë e Fan Nolit, shërbeu si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të qeverisë së Nolit, u largua nga Shqipëria.
Mori pjesë në organizimin e atentatit ndaj Mbretit Zog më 1931, në kryeqytetin austriak, duke u qëndruar mbrapa Ndokë Gjeloshit e Aziz Çamit, për t’i mbrojtur eventualisht. Pasi shkrehën plumbat, duke ngatërruar majorin Llesh Topallaj me mbretin dhe duke plagosur Eqrem Libohovën, Mulleti flaku armën dhe u fsheh në turmën e posakrijuar. Më vonë, në një gjyq në Tiranë, Mulleti u dënua me vdekje në mungesë. Paskëtaj, u largua drejt Parisit.
Në qershor 1939, u kthye në Shqipëri dhe u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës deri në fund të vitit 1940. Shumë projekte të nisura në kohën e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat (sot Muzeu i Arkeologjisë), Akademia e Arteve, ku në atë kohë u vendos edhe opera, Kryeministria, dhe hotel “Dajti” morën drejtim në kohën e kryebashkiakut Mulleti. U ndërtuan çezma e banjo publike, si dhe u larguan varrezat nga qendra e qytetit.
Më 1944, me përparimin e komunistëve drejt Tiranës, u largua nga Shqipëria.
Sali (Sejfi) Protopapa
Lindur e rritur në një familje fanoliste e tejet antizogiste, shkoi eventualisht për studime në Universitetitn e Peruxhias. Në fillim të vitit 1943, i la përgjysëm studimet universitare, për të luftuar në atdhe kundër fashizmit (duke bashkëpunuar me shokë të qytetit të tij, si Kristaq e Margarita Tutulani). Me shpalljen e luftës vëllavrasëse nga Enver Hoxha, kaloi në rradhët e Ballit Kombëtar, ku punoi fillimisht si Zv. Kryeredaktor i gazetës balliste Flamuri. Më pas u bë komandant i një çete balliste, që luftoi njëkohësisht ndaj komunistëve dhe nazistëve. (Në atë kohë bëri bujë fakti që ekzekutoi një ballist, sepse u kishte vjedhur fshatarëve të thjeshtë një qingj).
Në fund të vitit 1944, shkoi në Itali, e pas dy vjetësh emigroi në SHBA. Atje studioi për fizikë bërthamore në Universitetin Rutgers, e më pas mbrojti gradën Master në Universitetin e Kalifornisë. Punoi për 10 vjet në Laboratorin Bërthamor të Los Alamos, ku ishte pjesë e grupit që shpiku bombën me hidrogjen. Më pas punoi deri sa doli në pension në Departamentin e Transportit, në drejtorinë e studimeve mbi komunikimet satelitore të transportit ajror.
Epilog
A kanë ndonjë farë ngjasimi këta dy personzhe historikë me karikaturat absurde që janë shfaqur në “veprat” e sipërpërmenduara të socrealizmit enverian?
Ata ishin qartazi intelektualë antikomunistë të përbetuar, por jo njerëz të pagëdhëndur e qesharakë, siç i ka portretizuar socrealizmi…
O derbederi Zaloshnja ! Ata ishin fashiste te perbetuar si antikomunist njelloj si hitleri dhe ducja dhe nderkohe Shqiperia u pushtua nga fashistet italiane kur nuk ishte vend komunist me 1939 dhe keta u bashkuan me pushtuesin qershor 1939,pra ishin tradhetare e jo patriot.Dhe letersia e socrelizmit pikerisht per keto fakte i stigmatizoi.Per rrethanat e kohes me i rrezikshem ishin nazifashistet se sa komunistet , kete e shpegon edhe aleanca anglo amerikano sovjetike.
Marshalli Peten ne Luften e Pare Botërore ishte hero i Frances dhe u dekorua.
Por ne Luftën e Dytë Botërore u be kryetari i qeverise kuislinge te Vishisë, dhe u damkos perjete si bashkepunetor i fashizmit.
Ne France nuk i shkon askujt nder mend te kerkoje te reabilitojë figuren e Petenit, sepse nga do qe ta kapesh e ka dhjerë lopa fashiste.
Fashistet mbetën fashiste, si ne Itali, France, Gjermani, Angli, apo SHBA. Askush nuk e zbukuron dot figuren e nje fashisti duke e portretizuar si antikomunist.
Të tera meritat qe pati Qazim Mulleti si anti-zogist, fanolist, dhe antikomunist, i shumezoi me zero kur u be fashist.
Kjo nuk e bën aspak injorant apo figure komike, por letersia satirike kete pune ka. Kujt i djeg le ta mbajë.
Edhe per Enver Hoxhen u bënë tere ato skeçe komike nga Vaso Vangjeli dhe Koço Devole.
A ishte Enver Hoxha personazh komik? Natyrisht qe Jo. Ishte si qe u shtiu drithmat te gjithëve.
Por letersia dhe teatri satirik kane punën e tyre, dhe shkrimtarit apo aktorit nuk u plas se u mbetet qejfi Reshitit, Nexhmies, Sokolit, apo Saliut.
Por Ju e kuptoni qe fashistet e terbuar dhe komunistet fanatike si Saliu Jane pak a shume njesoj, vetem nje vije e holle i ndan.
I gjithe ky debat eshte debat idiot sepse argumentin e ka mbyllur vete Qazim Mulleti me vendimin per t’u bere bashkepunetor i fashizmit.
Personalisht nuk me takon te flas, sepse gjyshi im e ka patur mik Qazim Mulletin, dhe ai vazhdimisht me thoshte: “Se mos kujton se ka qene Qazim Mulleti vertet keshtu”.
Por gjerat duhen thene ashtu si Jane. Bashkepunetoret e fashizmit nuk kane gojë te flasin.
Ashtu si nuk kane gojë te flasin ata qe kane qene bashkepunetore te Sigurimit Famekeq te Shtetit.
Nuk mund te kemi dy standarte.
Hik mer funderine o plehr ,
te qifte Komunisti motren e cte permban pragu
bij putanash antishqiptare .
Kush je ti mor moterqir ,qe duhet te beshe vleresimet e Putanave Orientale
vesh allaFrenga nga Pushtuesi Italin qe i shkerdhente grat e ci permban kolaboratoristeve e tradites fisqire !
O Zalo trushkuluri, po cfare se ishte shkolluar.ne perendim? Po kur erdhi ketu pse u bashkua me fashizmin? Po cfare se ishte antikomunist e profashist, c’te mira i solli vendit me shkollimin e tij?
Nuk je 100%i rraces se tyre (bile as 50%), mos merr persiper mbrojtje publike per ate fare te keqe, qe edhe ti je i bindur per kete, ruaj personalitetin tend qe e ke me punen tende, komento e vlereso realisht krahasimet statistikore te cdo kohe. Se e ke shumzuar me zero gjthcka ishte e mire ne socializem. Ti nuk je si te tjeret 7×7=42, kane vlere e kuptim statistikat e tua ne pergjithesi, pervec se kur do te besh te PA BEREN. Mos e bej se ul vlerat e tua.
Thoni antikomuniste per te mbuluar qenien e tyre me shpirt e me vepra fashiste. Kane bashkpunuar me fashistet e nazistet, kane vrare partizane, kane derdhur gjk shqiptari per llogari te nazifashisteve. Propaganda ne cdo rast ze ekstremet por ne fund te fundit i pergojo dhe i shpotit per kete periudhe kur i sherbyen nazifashizmit!.. Cika
Ke harruar baskepunomin me fashizmin e nazizmin o Zaloshnje.
Me te njejten llogjike si te Zaloshnjes mund te thone fakte te verteta edhe gjermanet per Hitlerin.
Hitleri ishte nje patriot gjerman, luftoi me nder per Gjermanine ne luften e pare boterore. Ju kundervu imperializmit. Ishte artist, gjithe jeten e tij beri nje jete prej asketi pa alkool, duhan e femra. Gjate periudhes se tij u ndertuan ndertesat dhe bulaverdet e Berlinit…
Po te mendosh e te shkruash keshtu si Zaloshnja edhe ky del njeri model.
Cudi se me dukej burre i zgjuar ky Zaloshnja. Po mosha ndoshta ben te veten
Ore po si ta kuptojmë këtë Zaloshnjën mor aman, do vëmëndje?
Kuislingu është sinonimi i tradhëtarit. Bashkëpunoi me nazistët dhe për këtë u dënua me vdekje. Ekzekutimi u bë me 24 tetor 1945 dhe trupi ju dogj. Hiri ju mbajt në zyrat e policisë 17 vjet, pastaj ju dorëzua të shoqes e cila vdiq në 1980. Të gjithë bashkëpunëtorët e nazi-fashistëve këtë fund kanë patur, ata që ja kanë mbathur nga vëndet e tyre, kanë vdekur si qen. Disa janë gjetur në vëndet ku janë fshehur, dhe kanë marrë dënimin e merituar edhe pse në moshë të thyer. Pinjollët e tyre në Shqipëri, kanë filluar të na i bëjnë heronj, por në vëndet e vërteta demokratike, as nuk përmënden. Vetëm tek ne ndodh kjo, të ngjallin kolaboracionistët, ata që dhe u pasuruan gjatë luftës, kur populli luftonte për liri. Ky zaloshnja do ketë ngrënë ndonjë lugë gjellë të prishur, dhe u zgjua të bëjë detyrën.