Nga Ditmir Bushati
Dje vendet anëtare të BE-së përsëriten në konkluzionet e tyre se: “Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.”
Bashkimi Europian njihet për gjuhën diplomatike dhe eksplorimin e shtigjeve të reja në mënyrë kreative, duke pasur parasysh faktin që vendimmarrje të tilla kërkojnë konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Megjithatë, formulimi i mësipëm është i paqartë në raport me aspiratat, mundin dhe sakrificat e popullit shqiptar që nga shembja e regjimit komunist e deri më sot, sikurse me vetë politikën e zgjerimit.
Vendimi i parë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë që në Qershorin e 2018-ës, ku vetë Këshilli përcaktoi edhe një hartë rruge dhe objektiv konkret për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda fundvitit të 2019-ës.
Vendimi i dytë i Këshillit për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është marrë në Marsin e 2020-ës, por pa u shoqëruar me datën se kur do të mbahej konferenca e parë ndërqeveritare që simbolizon edhe zyrtarizimin e këtij procesi.
Ndërkohë që po mbyllet viti 2021, Këshilli në konkluzionet e djeshme thotë se pret me padurin mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por sapo të miratohet korniza negociuese, e cila gjithashtu miratohet nga Këshilli dhe jo nga ndonjë aktor jashtëtokësor.
Shqipëria po mbahet si kolateral i mosmarrëveshjes ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shënuar rastin më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së.
Edhe pse në kuadër të përçimit të mesazhit politik dhe kontekstit gjeopolitik do të ishte një sinjal inkurajues ulja njëkohësisht e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE, është dyfish i padrejtë ‘ndëshkimi’ i Shqipërisë për shkak të bllokimit të paarsyeshëm që i po i bëhet Maqedonisë së Veriut.
Gjetja e konsensusit brenda radhëve të BE-së për hapjen e grup kapitujve të çështjeve të mjedisit (cluster 4) me Serbinë, në të njëjtë dite me mospërcaktimin e datës për zyrtarizimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngjan më tepër si një politikë kompensuese për të mbuluar dështimin me procesin e zgjerimit.
Ne nuk kemi alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE. Na duhet ky proces jo si garë në letër se kush hap më shumë e më shpejt kapituj, por si mundësi motivimi për të udhëhequr reforma që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës. Por, nuk ka arsye të bëjmë paqe me paqartësinë që shoqërohet me mungesë objektivash, të cilat vrasin ëndrrën europiane.
Shqiperia eshte KAMPION I MOSNDESHKIMIT prandaj edhe BE e NDESHKON!Ka 31 vjet qe po vidhet dhe shkaterrohet ky popull dhe hajdutet dhe kriminelet drejtojne kete vend pa ju hyre ferre ne kembe!
E veshtir me qen…. korrak sunit shqipfoles!
Zoti Bushati ka te drejte ne shumicen e atyre qe shkruan, por ne disa gjera vazhdon ti bjere fyellit ne te njejten vrime si edhe politikane te tjere per tu treguar “politikisht korrekt”.
Se pari, bllokimi i Maqedonise se Veriut nga Bullgaria ka nje baze reale, qe eshte ajo e perkatesise etnike dhe gjuhes se perdorur nga sllavet e ketij vendi.
Eshte absurde qe te pretendosh se maqedonet e sotem jane pas-ardhesit e atyre antike, qe eshte nje popullsi e zhdukur, njesoj si greket e sotem qe nuk kane asgje te perbashket me ata antike. Ndryshimi eshte se ndersa neo-greket e sotem perdorin gjuhen e ashtuquajtur greke te ruajtur prej kishes ortodokse, neo-maqedonet flasin bullgarisht. Popullsia e ketij vendi perbehet prej bullgareve, ne masen 40-45%, shqiptareve ne me shume se 40% (packa se zyrtarisht nuk pranohet ky numer) dhe pjese tjeter jane vllehe, turq, rome, e te tjere.
Sa i perket sjelljes se pa-aresyeshme te BE-se ndaj hapjes se negociatave per anetaresim me Shqiperine, Bushati ben nje tjeter gabim, duke mbetur ne kornizat e vjetra te politikes shqiptare kur thote se “nuk kemi alternative tjeter”.
Absurditeti me i madh eshte kur Serbise, jo vetem qe i jane hapur negociatat, por po avancon ne hapjen e kapitujve te tjere, kur ajo ka pergjegjesine e 3 lufterave te hapura ne Ballkan si dhe vazhdon nje politike agresive ndaj vendeve fqinje, pa permendur Kosoven qe as qe pranon te njohe ate si shtet me vete. Ne keto kushte, perse ne duhet te vazhdojme te luajme lojen e ndyre te BE-se, qe na poshteron dhe te mos shohim per alternativa jashte BE-se? A nuk ishte pikerisht nje loje e tille e Serbise, qe duke kerkuar te anetaresohet ne BE dhe njekohesisht afrohej me Rusine, luajti me dy porta duke e detyruar BE-ne qe ti hapte negociatat?
Vetem miopet ose handikapatet mendore nuk arrijne te kuptojne se BE-ja nuk merr vesh ndryshe, vec nese luan me te njejtat metoda, pasi ajo nuk eshte e interesuar aspak qe Shqiperia te krijoje aleanca me vende jasht saj, si p.sh. Kina apo edhe Rusia. Normalizimi i marrdhenieve me keto dy vende te fuqishme do krijonte shume lehtesira edhe per Kosoven dhe njohjen e saj prej tyre dhe do vendoste Serbine ne nje pozicion aspak te favorshem per ta duke rritur ndjeshem rendesine e faktorit shqitpar ne rrajonin tone.
Me kete nuk dua aspak te them se ne duhet te harrojme miqesine e padiskutueshme me SHBA-ne dhe Gjermanine, qe jane dy shtete qe historikisht kane mbeshtetur Shqiperine qe nga krijimi i saj ne 1912-ten.
Z.Ditmir. Po sikur…(jo per hallen,por per shqiperine)te kishim bere edhe ne lojen serbe me rusine,a do te ishin hapur bisedimet sic po i hapet rruga e antarsimit serbise?Pse kjo ethe e madhe per tu pranua me cdo kusht serbia para shqiperise?Sigurisht per te mos u pranuar kurre.Per te thene:-doni europe ju shqiptaret?Kaloni njehere ketej nga beogradi.Bjerini shkurt nga krahina autonome e serbise,kosova”
Hapi pare qe shqiperia duhet te beje ,qe Europa te kujtohet per Shqiperine eshte :Percaktimi i dates per referendumin e “Bashkimit Kombtar”, Shqiperi+Kosove .Jam i bindur se do te shihnim nje reagim tjeter.Bullgaria ka te drejten e saj per shtetin konglomerat te Maqedonise te Veriut.Le te mos egzistoj me nje shtet i ndertuar artificialisht.Mos te harojme se Europa nen pretekstin e vetos Bullgare nuk do qe te beje pjese te saj nje shtet me shumice muhamedane.Europa gjithmon ka perkrahur Serbine,pa cka se ne fund te shekullit te kaluar beri luftrat dhe genocidin me gjakatar.Lutjet se duam te bashkohemi me Europen duhet te marrin fund.
z.Bushati,personalishte kame Respekt per ju, dhe te qenit tuaj ne Kreun e MPJ..te Shqiperise,i dha nje “Avantazhe” Shqiperise ne ecjen perpara te Negocjatave..por????????dhe te pyes…dhe me shume akoma Qeverine Rama 3…pyesim
1-PO sikur Bllokimi i Bullagrise te vazhdoj Dekada te tera si Bllokimi Greke per Emrin??Shqiperia c´fare do te beje??Mos valle duhet te behet “KUrban” Shqiperia,sepse Bullgaria nuk “Njehe”….apo ka edhe Kerkesat e saja me Maqedonin??
2-Pse Qeveria e Rames, dhe Diplomacia Shqipetare nuk kane PUNUAR dhe nuk Punojne FORT qe Shqiperia te Shihet,jo e LIdhur pas Maqedonise ne kete Proces??Kur ne funde te fundit,dihet qe Futja ne BE eshte Merite e Shtetit dhe jo ne Blloke??
@@Jame Dakorde sa thote Komentuesi Beni,por pa “Filtrim” me Russine dhe KInen…Per mua eshte THjeshte nje Problem DIPLOMATIK….dhe jo Problem me Hyrje ne Aleanca te Lindjes apo Azise…
3-I Nderuar Bushati…Qeveria Rama eshte e Impenjuar per OPPEN_Ballakan…dhe jo per Oppen-Eu….Rama ja ka Futur Vetes dhe Shqipetareve ne Pergjithesi me Marreveshje Ballkanike…ne funde te fundit..Serbia nuk ka se c´fare te Humbasi..ajo eshte Shume Perpara…ne c´do gje…..dhe per Fate te keq per Shqiperine dhe Shqipetaret nuk shikoj dite te mira ne Horizonte…shikoj se Shqipetaret po bejne Gati perseri “Trastat e KUrbetiti”..qe te Qeverisin POlitikane te Korruptuar dhe Vrases….(Perjashtoj juve)
Shqipe-Free-Shembulli i Serbise duhet te vleje edhe per politikanet tane. Serbia, duke luajtur me dy porta, e detyroi BE-ne qe ti hapte negociatat qe ta mbante Rusine larg Ballkanit. Nese Shqiperia afrohet me Rusine dhe Kinen, te jeni i sigurte se BE-ja do i hapi negociatat me vendin tone qe diten tjeter. Serbia nuk ka per tu pranuar kurre ne BE po qe se nuk njeh Kosoven, pasi njera nga rregullat kryesore te BE-se per pranim ne Union eshte qe shteti aplikant te mos kete probleme me fqinjet. Shqiperia nuk i ka keto probleme, prandaj nese hapen negociatat, Shqiperia do kaloje Serbine dhe do anetaresohet para saj ne BE. Nese Serbia anetaresohet para nesh, atehere Kosova kurre nuk do arrije qe te behet pjese e BE-se, pasi Serbia do vendose veton derisa Kosova te beje koncensione qe do jene te papranueshme per shumicen e popullit atje. Po keshte, ne kete rast Serbia do i sjelle probleme edhe Shqiperise.
Ne politike, nuk ka “miqesi” absolute. Cdo shtet shikon interesat e veta politike e ekonomike, prandaj quhet “politike” dhe levizja jone per permiresimin e marrdhenieve me Rusine dhe Kinen do na japi shume avantazhe politike, jo vetem Shqiperise, por edhe Kosoves, ku keto dy vende, anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, kane nje influence te padiskutueshme ne bote.
O shqiptare , puna eshte se evropa nuk do me pasur qytetare te saj horrat e juaj te politikes si lefter koka apo ahmetaj apo cdo minister e pushtetarevte ketyre 30 viteve: sapo te filloni m’i fut ne burg e me e kthye pasurine e tyre kombit, do beheni evropiane e do pranoni! Po duhet te filloni nje here e mire me i fut ne burg e me va shtetesue pasurine qe ka vjedhur popullit !