Nga Eduard Zaloshnja
Bash pasi Basha shpalli pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së (dhe para se Berisha të fillonte serinë e gjatë të foltoreve), më rastisi të zhvilloja një sondazh për çështje të ndryshme, me intervista të drejtpërdrejta të shqiptarëve të thjeshtë (që u kryen nga anketues të shpërndarë anëembanë vendit). Në atë sondazh, përfshiva edhe një pyetje mbi përkrahjen ndaj katër politikanëve kryesorë. Dhe përgjigjet e asaj pyetje ishin interesante, ngaqë përplasja publike Basha-Berisha sapo kishte filluar.
Rreth 15 % e të anketuarve përkrahnin Bashën atëherë. Po 15% e të anketuarve përkrahnin Berishën. Sidoqoftë, kishte diferenca të mëdha përkrahjeje në grupmosha të ndryshme. Kështu, në grupmoshën 35-49 (të afërt me moshën e Bashës), Basha kishte një epërsi prej 6 pikësh ndaj Berishës. Ndërsa në grupmoshën 65 vjeç e sipër (të afërt me moshën e Berishës), kishte Berisha epërsi prej 5 pikësh ndaj Bashës (shihni tabelën shoqëruese).
Me vazhdimin e ciklit të foltoreve të Berishës, duket se balanca e përkrahjes në sinorin demokrat ka anuar nga ai tani. Dy sondazhe që u publikuan kohët e fundit në televizione shqiptare (të zhvilluara nga kompani të huaja), treguan se raporti i përkrahësve Berisha-Basha nuk është më 1 me 1 (siç më rezultoi në sondazhin e mesit të shtatorit), por diku tek 3 me 1 për Berishën. Gjë që tregon se moshatarët e Bashës nuk e përkrahin më atë si në fillim. Ndërkohë, duket se janë shtuar ndjeshëm përkrahësit e Berishës në të gjitha moshat, e jo vetëm ndër moshatarët e vet…
Ky Zaloshnja eshte nje mashtrues i madh.Nga i nxjerr ky te dhenat? Kush e paguan kete per sondazhet.?
Duket se ka marre nje shume te mire nga familja Berisha
KELLIRAT SALI DHE LULI NJE HIPOKRIZI KRIMINALE QE SU JEP SHQIPETAEVE ASGJE ,GENJESHTRA ,PRAPASKENA TE NDYRA ANA ME E ERRET E KARAKTERIT SHQIPTAR THJESHT HAJDUTE TE PAFTYRE.