21 janari? Sali Berisha flet për akuzat e Lulzim Bashës, gjatë intervistës së tij në Opinion.
“Unë atë ditë nuk kam lëvizur nga zyra. Ka prova, e po ashtu edhe zyra ime është qëlluar edhe me plumba. Se ku ka qëndruar Basha unë nuk e di. Ai është bërë skllav dhe peng Edi Ramës. Për 21 janarin kam thënë gjithçka di. 97? Lexoi ça i çoi Edi Rama me Endri Fugën”, tha Berisha.
Andi Tela: Do keni përfaqësues në Kuvendin e Bashës?
Berisha: Për ne ka rëndësi një gjë. Kemi firmat e 4460 mijë delegatëve. Ata që kanë votuar tek ne nuk shkojnë atje. Unë besoj se gjykatësi foli. Ai (Basha) as në ëndërr nuk i ka parë këto.
Berisha: Kjo është krizë shumë e rëndë. Kjo krizë në mënyrë të pabesueshme u tejkaluar. Sot PD është në kuotën e 25 prillit, nuk është shumicë, por është ngjitur në polle. Demokratët u ngritën si feniks. U ngritën me thirrjen e një njeriu që ka 8 vite që nuk i ka takuar. U ngritën nga një njeri që mund të mos njihej më nga shumë prej tyre. Është thirrje e brendshme.
Në datën 19 dhjetor, më 20 dhjetor është protesta e shqiptarëve. Ka dy qëllime, e para kundër Ballkanit të Hapur dhe vjedhjes kombëtare. Më datë 20 kombi është në protestë. Kjo është populizëm? Po, është! Unë e paralajmërova Vuçiçin që të mos nisej për në Tiranë.