Berisha: PD nuk e drejton më Basha po Komisioni Këlliçi-Kokalari

16 Dhjetor 2021, 21:35Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se tashmë PD nuk drejtohet nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se anëtarë e këtij komisioni janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.

“Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në datën 11 dhe Kuvendi do e drejtoj deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetësh kolegjial.  Grupi kolegjial ka shkuar në seli dhe ka kryer mbledhje në seli për t’iu dëshmuar demkratëve që vendimi u zbatua. Sot grupi është në të katërta anët e Shqipërisë për organizuar një ngjarje madhore, ku referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë.  Po merren me referendumin  në mënyrë që çdo anëtarë i PD të vij të votoj për ratifikimin e vendimit”,-tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje