Prokuroria e Durrësit i ka kthyer sot gazetarit Artan Hoxha dy celularët e sekuestruar më datë 16 shtator 2016 fill pas një deklarate në emisionin “Opinion”.
Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e celularëve me një falënderim të veçantë për prokurorin e Durrësit Bledar Bejko dhe oficerin e policisë gjyqësore Ilir Ndrea.
Ai shprehet se tani mision ka t’i rikthejë sërish në punë celularët pas më shumë se 5 vitesh duke i cilësuar ata tashmë si trofe, që në atë kohë sipas tij për pak sa nuk çuan në burg ministrin e Brendshëm.
“Nje falenderim i veçante per prokurorin e Durresit Bledar Bejko, te cilin kisha 20 vite pa e takuar, prej kohes kur punonte prokuror ne Tirane.
Patjeter dhe per oficerin e policise gjyqesore Ilir Ndrea, qe me dhane mundesine te kem serish ne dispozicion mjetet e mia te punes…
Tani te provojme a do t’i rikthejme serish ne pune pas kaq vitesh. Sidomos ky Samsung-u model GT-C5212i, qe ngjan si pistolete TT(Tokarev). Sa shume ngjarje kam raportuar me te. Tashme duket si “arme” trofe, por per pak ishte duke e çuar nje minister te brendshem, ne kokerr te burgut”, shkruan ai.
Prokuroria i mbajti të bllokuar celularët e Hoxhës për 5 vite e 3 muaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda shoqëroi gazetarin Artan Hoxha menjëherë pas një deklaratë në emision “Opinion”, në lidhje me rrëzimin në grykëderdhjen e lumit Ishëm të avionit me drejtues një pilot italian Guido Andrea Guidi.
Fill pasi mbaroi emisioni, vetë drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu e shoqëroi gazetarin Artan Hoxha me makinën e tij në prokurori për të dhënë deklaratë.
Desh e çoi! Pyetja është, a çoi në burg dhe kë ministër? Me llafe ne I kemi parë të gjith politikanët në burg, por realisht ,deri më tani ata kanë tallur trapin me ne.
Gazetar legen, qe u arohet grupeve te caktuara per te marre e shpene thashetheme.
Ka cuar baskepunetoret e paleve deri ne eleminimin fizik te tyre.
Vegel e perdorur keqazi nga policia dhe disa grupeve kriminale dhe ka dale dhe ne pergjimet e SPAK. Kjo e fundit eshte 100 % sigurte dhe jo sic e het lart e pohte ky legen nga Prishta e Skraparit.
Pordhac gazetar
ky eshte nje katunar debil asgje me shume
Ky gazetar,vec hamendesive ,asgje nuk paraqet te vertete.
Ore trapa po eshte vetem nje gazetar dhe nuk eshte as polic as prokuror. C’fare prisni ju ti kapi vetem kriminelet dhe ti coj ne burg ?