Mero Baze ironizon përplasjen Basha-Berisha: Duhet të mbyll arkivën e gazetës TemA pasi po vjedhin të gjitha shkrimet dhe po i përdorin kundër njëri-tjetrit

16 Dhjetor 2021, 14:57Politika TEMA

Gazetari Mero Baze ka ironizuar përplasjen Basha-Berisha dhe argumentet që ata po përdorin në sulmin adresuar njëri-tjetrit.

Duke qenë se akuzat e përdorura prej tyre janë riprodhime të denoncimeve që gazeta “TemA” ka bërë për vite me radhë, botuesi i saj me nota humori është shprehur se do të mbyllë arkivën online për të qetësuar gjakrat.

“Duhet të mbyll arkivën e gazetës Tema onlinë pasi këta më kanë vjedh gjithë shkrimet dhe po i përdorin kundër njëri tjetrit. Unë i kam bërë për të mirën e PD jo për “sherr brenda familjes””, ironizon Baze teksa përcjell edhe një video ku pasqyrohen disa prej deklaratave të tyre të bazuara në artikujt e botuar nga gazeta “TemA”.

2 komente në “Mero Baze ironizon përplasjen Basha-Berisha: Duhet të mbyll arkivën e gazetës TemA pasi po vjedhin të gjitha shkrimet dhe po i përdorin kundër njëri-tjetrit”

  1. Taulant says:

    Hahaha lufta brenda llojit eshte shume me e eger dhe asgjesuese deri ne frymarjen e fundit, pasi eshte e pamundur te behet kompromis sic mund te behet me lloje te tjera. Paci doren e mbare dhe zhdukeni perfundimisht njeri tjetrin pergjithmone, te shpetojme nga ky lloj qelbanikesh.

  2. Jon says:

    Asnje lufte nuk po behet. Luajne teater te njejte si Berisha-Nano, Berisha-Meta, Meta-Nano, Berisha-Hajdari, Ramushi-Albini etc. Te gjithe teater, asgje e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje