Ish deputeti i Partisë Demokratike Fatos Hoxha ka ironizuar tentativën e Sali Berishës për të bindur përkrahësit e tij se Departamenti Amerikan i Shtetit do të tërheqi vendimin “non grata” dhe do t’i kërkojë falje.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se:
“Një mbështetës i Berishës mbrëmë dha lajmin, se është rivendosur komunikimi midis Departamentit të Shtetit dhe Berishës.
Më poshtë është komunikimi i ditës së sotme nga ana e Departamentit.
E ardhmja e marrëdhënieve të Berishës me SHBA po bëhet çdo ditë e më e ndritur.
Rrofsh o mbështetës që na gëzove!”, nënvizon Hoxha.