Nga konflikti fizik me Veliajn, te incidenti me Ramën: Rrëfehet militantja e PD, që u përplas me Evi Kokalarin

16 Dhjetor 2021, 11:16Politika TEMA

Nga Mariglen Kume

Ajo që nuk ndodhi ditën e hënë kur selia blu u mbush plot me demokratë të qëndrimeve të kundërta kur pas 4 muajve Berisha zbarkoi në selinë blu, ndodhi dje mes grave.

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Evi Kokalari, u përplas verbalisht, por edhe me prekje fizike me Violeta Gecan. Rreth orës 15:00 të mesditës, kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi, mbërriti dje në selinë blu me pretendimin se do të zhvillonte një mbledhje me gratë e forumit ku pjesë ishte edhe Evi Kokalari. Por teksa shkuan për në zyrë Vokshi tha se derës i kishin ndryshuar bravën, ndërkohë dolën për të gjetur një tjerët sallë që të mblidheshin. Ato kaluan për nga hyrja që të çon në zyrën e kryedemokratit, por nuk u ndalën në zyrën e tij pavarësish se Kokalari vazhdimisht kërkonte zyrën e z. Basha.

Por pasi nuk gjetën zyra as në katin e dytë teksa po zbrisnin gratë që shoqëronin Vokshin u përballën me Violeta Gecan dhe një grua tjetër të quajtur Drita. Fillimisht, teksa Vokshi po dilte së bashku me Kokalarin, Violeta Geca i është drejtuar Kokalarit me fjalë banale, megjithatë në atë moment incidenti u shmang. Por incidenti nuk arriti të shmangej kur Vokshi dhe Kokalari po jepnin për mediat deklaratën. Teksa Vokshi po fliste, Violeta Geca dhe zonja tjetër po debatonin ashpër me Kokalarin, madje në një moment e prekën me dorë dhe i kërkonin që të jepte llogari se me çfarë parash paguan biletat Amerikë-Shqipëri. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Vokshit për të mos u përfshirë në debat, Kokalari në një moment u përplas fizikisht me Violetën. Pas kësaj u ndërpre deklarata dhe Vokshi së bashku me gratë e tjera u largua.

Më vonë, Kokalari reagoi përmes një postimi në “Facebook”, ku i drejtohet kryedemokratit Basha se duhet të mbajë përgjegjësi. “Lulzim Basha duhet të marrë përgjegjësi për dhunën verbale, psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj meje dhe disa grave të tjera në ndërtesën e PD-së sot. Dy gra, që ishin komplet jashtë kontrollit, u munduan të na intimidonin me sharje vulgare dhe dhunë fizike, dhe Lulzim Basha që ishte në seli, nuk mori mundimin ta ndalojë për gati një orë që ishim aty, që do të thotë që Lulzim Basha ishte pjesë e këtij vullgariteti”, reagoi ajo.

Kush është Violeta Geci

Violeta Geca është një personazh i njohur për publikun për shkak të përplasjeve që ajo ka pasur në mënyrë të vazhdueshme me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Rama, një ish-funksionar të LSI-së dhe së fundmi me demokratët, të cilët që pas 25 prillit janë vendosur kundër Bashës. Violeta Geca është shpërngulur në Tiranë në vitin 2002, kohë kur edhe ka filluar të angazhohet me PD-në. Ajo ka qenë nëpunëse e Bashkisë së Tiranës gjatë kohës që drejtohej nga Basha. Ndërkohë, në 2015, kur në krye të bashkisë erdhi Erion Veliaj, ajo ka pasur një përplasje me të, madje duke e qëlluar pasi e pushoi nga puna. Një tjetër episod përplasjeje ka qenë më herët kur Violeta ka aderuar në LSI dhe ka qëlluar më shuplakë kryetarin e LSI në atë kohë në njësinë numër 6 Guri Seferi.

Ndërkohë, në vitin 2020 ajo ka pasur një tjetër rast përplasje me kryeministrin Rama teksa ky i fundit po jepte një konferencë për shtyp, Violeta thërriste nga larg duke e akuzuar si hajdut. Për këtë ajo është shoqëruar më pas në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës. Por pas përplasjeve me kundërshtarët politikë të PD, gjatë këtij viti Violeta Geca është përplasur shpesh me demokratët, të cilët pas zgjedhjeve të 25 Prillit janë vendosur kundër Bashës.

Fillimisht, ajo debatoi dhe sërish gati për t’u konfrontuar fizikisht me Ibsen Elezin, ish-kryetarin e PD-së në Kukës, i cili kërkonte shkarkimin e Bashës. Më 30 prill, ajo i ndërpreu Elezit një deklaratë që po jepte për mediat pasi kërkonte dorëheqjen e Bashës 5 ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Që pas asaj kohe, vizitat e Violetës ishin të rralla në PD. Ndërkohë që tani sërish ka vijuar të jetë më prezentë. Violeta ishte në mes të dhjetëra burrave që erdhën të hënën në selinë blu me Berishën dhe u konfliktua me ta verbalisht. Ndërsa rasti i fundit i përplasjes ishte dje me gratë e Forumit të Gruas që drejtohet nga Albana Vokshi, e cila është pozicionuar pranë Berishës. Por përse reagoi Geca. Ajo ka shpjeguar në një intervistë për gazetën “Panorama” se si u gjend në atë përplasje.

Violeta Geca: Unë e njoh Bashën që në kohën e Telekomit se kemi pasur ato marrëdhënie që atje. Kur erdha në Tiranë, iu drejtova dhe më ndihmoi, më mori në punë. Pra, me atë punë u kam dhënë fëmijëve bukë. Më pas më largoi Veliaj, sepse nuk punonte dot më mu. Mua më hoqën nga puna nga Telekomi, sepse kam pasur burrin me PD. Unë jam angazhuar me PD, në vitin 2002 kur kam ardhur në Tiranë.

Ju ishit aty për të mbrojtur institucionin?

Unë isha rastësisht aty. Të pushtohen zyrat, të pushtohen në këtë mënyrë nuk ban. Edhe unë jam anëtare e forumit të grave dhe nuk më kanë lajmëruar. Unë jam kundër zhvillimeve që po ndodhin në PD. Kundër skenarëve të krahut tjetër. Krahu tjetër po vepron me skenar, ndërsa ne jo. Ne jemi të regjistruar në gjykatë. Nëse ata kanë diçka, të ulen me ne dhe t’i shtrojnë pakënaqësirat. Ato erdhën dhe hynë zyrë e më zyrë dhe kjo s’mund të ndodhë. Nuk mund të dhunohen institucionet. Ne jemi aty. Nëse ato duan t’i diskutojnë, të vinë e të ulen edhe me ne. Të na flasin të na mbushin mendjen nëse e kanë ato drejt e ne gabim. Zoni ndryshe nuk dëgjohet. Për të mos u dëgjuar zëri ndryshe mua më nxorën.

Pra, ju jeni anëtare e PDsë?

Unë jam anëtare e Forumit të Grave, anëtare e Partisë Demokratike. Unë në foltoren e Berishës m’u ka thy krahu. Albana Vokshi dhe kryetarja e grave të Kombinatit kanë dhënë urdhër dhe më kanë nxjerrë jashtë duke më thyer krahun. Prandaj reagova. Sot ishte një reagim i imi dëshpërues për mënyrën se si silleshin ato zonja dhe prandaj reagova në mënyrën që po mashtronin dhe po jepnin deklarata të rreme. Kokalari duhet të tregojë sa rrugë ka bërë Shqipëri-Amerikë, me çfarë misioni vjen. Ajo nuk është anëtare e PD-së. Duhet të japë shpjegime në shërbim të kujt është dhe arsyen pse vjen para PD-së dhe provokon. Edhe unë jam zëri ndryshe i forumit të grave të PD dhe duhet të më dëgjonin.

Ato nuk ju kishin lajmëruar ju?

Jo, nuk më kishin lajmëruar. Në foltoren e Berishës në Tiranë me gratë unë jam nxjerrë me dhunë dhe më kanë dëmtuar dhe krahun.

Përse ju nxorën?

Se isha zëri ndryshe, kundër programit dhe politikave të Albana Vokshit. Bashkë me strukturat që kishte.

Violeta, ju keni reaguar fort edhe ndaj z. Veliajt apo z.Rama, madje keni shkuar edhe në polici. Përse këto reagime agresive tuajat?

Unë protestoj sepse kam 22 vite në Tiranë dhe jam pa shtëpi, pa punë dhe jam kryefamiljare dhe nuk kam përfituar. Kështu që unë nuk jam konfliktuale, por protestuese.

Cili është profesioni juaj, çfarë punësh keni bërë gjatë këtyre viteve?

Kam punuar 5 vite në fabrikë të bakrit në Kukës, kam punuar 13 vite në Telekom teknike transmetimi, kam punuar prezantuese malli me shumicë dhe pakicë dhe së fundmi magaziniere në Bashkinë e Tiranës. Dhe aktualisht pa punë. Jam kryefamiljare pa punë dhe pa strehë.

Ku jetoni aktualisht?

Jetoj në njësinë numër 6 në kryeqytet në një banës me qira. Unë kam një djalë që jeton jashtë me familjen e tij dhe më ndihmon për të përballuar shpenzimet e mia në Shqipëri.

23 komente në “Nga konflikti fizik me Veliajn, te incidenti me Ramën: Rrëfehet militantja e PD, që u përplas me Evi Kokalarin”

  1. Mirditori says:

    hallall ta bafte zoti, se ti ishe burrneshe aty. Shume mire ja bere kesaj bibes Kokalari.
    u ba kjo spurdhjake te vije e te pshurre në kembe në PD.

    Je 1.Violeta.

    Te lumte

    1. ben says:

      Mirditori- sa poshte keni rene more burra, qe merreni me sherre grash.
      Pamvaresisht se kjo zonja gjendet “rastesisht” ne PD, nuk ka aspak te drejte qe te ofendoje apo sulmoje fizikisht asnje individ qe mendon ndryshe.
      Fakt eshte se PD-se, vetem emri i ka mbetur “demokratike”, pasi e tille nuk ka qene kurre.
      Si grupi i Bashes, si foltorja Berishes, jane kazane plehrash qe shkojne mbrapa lidereve te tyre qe zihen per karriken e kryetarit.

      1. Henri Permeti says:

        Pse kur kane qene burra kta?!! Kta jane njerezit me te pabese te shqiperise,ua kalojne dhe dibraneve,nuk ke me buçe se keta mirditoret.

        1. I.Hoti says:

          Futja pordhes o ‘henri’. Me cfare matje e ben ti besen e pabesine… Me peshen tende mendoj ose te ‘foltores’…..Ti mburresh me pabesine ..dukesh cfare perfaqson…nuk du te perdore mbiemra mjeranesh.. Mirditoret dhe shqiptaret jane te njohur me gjere per Besen.. Prinderit
          kane bekuar edhe femijet e tyre me kete emer te bukur.Trushperlaret e trutharet nuk kane turp, se e kane ngrene me buke.. dhe nje cigare…………pas..

          1. ben says:

            I.Hoti-ne vazhdim te asaj qe keni shkruar me te drejte, dua te shtoj se disa besethyer nuk e perfaqesojne as Mirditen dhe as Dibren.
            Te dyja keto krahina i kane dhene Shqiperise burra te vertete e patriote.
            E kam thene disa here ne komentet e mija tek TEMA se si cdo shtepi qe ka dhomat e gjumit, guzhinen, apo dhomen e ndejtjes, ka edhe halene, se helbete, njerezia duan te lirohen.
            Keta tipat per te cilen flitet ketu jane halete e Mirdites e Dibres.

  2. genti says:

    dmth kjo e urren veliajn sepse e hoqi nga puna dhe do bashen sepse ai do e fuse serisht ne pune ……..ok qarte
    ne vend qe te presesh pune nga politika moj zonje shko ne sektorin privat dhe apliko
    e keni kuptuar politiken si babagjysh te vitit te ri ti dhe gjithe militantet e tjere ne shqiperi sa majtas djathtas .
    I mbeshtesni politikanet sepse me ardhjen e tyre ne pushtet ju mudn te perfitoni te mira materiale dhe ofiqe……gjithe te paaftet dhe skuthat e ketij vendi duan pune ne administrate …shume e cuditshme ?

  3. Po says:

    Kjo eshte histerike, e semure nga trute. Me date 18 do ta marrin do ta dergojne ne Kukes e ta lene aty te vij ne kembe ne Tirane.

  4. Naim Frashëri says:

    Kjo me duket si Qeni Roje i PD-se,
    Gra Baxhella nga Dy Krahet.
    Vetem Dhunen njofin.
    Vokshi Ordinere fare. Do dali haku atyre Policave te Doganes ne Kosove qe u shkarkuan nga kjo SurratByça.

  5. Luli says:

    Tipa si kjo dhija do e bejne kete vend. Dhise i hane briret dhe perplaset me te gjithe.

  6. Loran says:

    Esht thjesht nje kurv e regjur

  7. Teli says:

    Ore pse nuk thoni se kjo Violeta ia ra ne koke; Ku i gejne Kokalari etj..parate qe vene e vine nga Amerika?! Gjykoni Violeten kur ajo qelloi ne shenje o te uruar! Kokalari dhe Garo kane lene punet dhe merren me foltoret. Cudi me se rrojne keto zonja?! se jetojne e edhe me klas. Bravi o qofte Violetes, Turp zorraxhinjve dhe militanteve qe rendin pas saliut dhe nuk shikojne realitetin. Teli

    1. Fair enough says:

      Fiks fare

    2. Veladini says:

      Jam dakort me ty o Teli… zonja e revoltuar, eshte nga masa e popullit, qe mezi nxjerr jetesen, kurse Kokalari por sidomos ajo Garo, e lene punen(ne paçin punuar ndonjehere) dhe vendosin piçkat ne loje.. Loja me pidhin eshte gjë e madhe, o byrazer, levizin perendorira e jo partira! Pse mos e lozin, kur ju u mbush salih serbi me pako me dollaret qe ja ka vjedh ketij populli qysh nga 1992-shi??? Pse..

  8. Llaf Dibre says:

    Erdhi kjo tenxherja e shpuar (ne tru) nga Amerika me na dhene mend. Erdhi bosh – tenxherja e shpuar s’mban gje brenda – por erdhi dhe pa kapak. Dhe nuk i shkoi rruga dem se gjeti kapakun… Tamam kesaj i thone, “kur tenxherja gjen kapakun….”

  9. Coli says:

    Enveri ftonte per kongrese “kryetarin e PK te Brazilit (Zhoao….) qe edhe fjalimin e kishte gati, ca takime, fotografi dhe $2 milion ne xhep cdo here. Komunisti Sali bjen Evi Angelakis.Kopjoi me perpikmeri Enverin. Mire i tha ajo zonja :”sa here ke ardhe ,kush t’i paguan udhetimet, mashtruese!”.

  10. leko says:

    Kjo eshte pune kurvash…

  11. Jo says:

    Jam shume dakord me komentuesin Po, bile ta dergojme ne Shtimje ne Kosove , jane ata me probleme te renda psiqike.

  12. Juli says:

    kurvat lezbike te PeDes hane koken e njera tjetres …

  13. Myzeqari demokrat says:

    Bravo Violeta! Çdo ajo kokepalara qe perfshihet me problemet e PD-se kur nuk eshte as anetare e kesaj partie? Dhe ja the mire qe kush ja paguan asaj bileten vajtje ardhje Amerike-Shqiperi dhe e kunderta. Dhe ate xhupin qe kishte veshur ja kane dhuruar si shperblim qe shpif kunder demokrateve te ndershem

  14. Landi says:

    Dy baxhella qe Luli i nxjerr per konflikt.

  15. Koka helaqe pa gaqe ! says:

    Kjo geculka koka nje qenefe e lloit te veqant mbi te cilen po dhikan qkulanat si Bash kerkushi !
    Ta pysish nje zoje ku i more prat te vijsh nga amerika Mundet veq njeriu qe pune e profesion e ka kurvnine
    Kjo qenka pa moral , pa edukate pa veti njerzore si dykamshe e botes shtazore ! Burgu shpetim per ket
    helaqe pa gaqe !

  16. Ideali says:

    Me nje fjale gjithe ky artikull nga MARANGLENI, pra MARK+ENGELS+LENIN… Keta te tre i ka gjithmone me vete, Sa turpe… I ka mbetur edhe STALINI dhe EnVERI dhe bohet hak genjeshtar me e vogla. A besohet ky?

  17. Un says:

    Violeta esht fytyra skandaloze e gruas shqiptare , del ben skandale si kafsh se do te fitoj vemendje , se ne PD keshtu behesh star politik , kjo esht dhe arsyeja qe kjo parti duhet te dali jasht ligjit , se mbledh mbeturina dhe kriminel si nga meshkujt dhe nga femrat , kjo esht partia pra streha alabakve dhe llumit shqiptar, si kjo , edhe ajo fytyrmushka qe ka ardhur nga Amerika te bej nje dor para dhe pastaj te zhduket nga syt kembet , kto jan njelloj llumi kti populli dhe ana me e turpshme e gruas shqiptare kto perfaqsojn arrogancen kafsherin dhe anen me te turpshme te versionit femer ne kte vend e kte parti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje