REPLIKAT/ Endri Hasa përplaset me Çlirim Gjatën: Komunist

16 Dhjetor 2021, 09:26Politika TEMA

Sekretari për Organizimin Digjital në PD, Endri Hasa dhe Anëtari i Këshillit Kombëtar Çlirim Gjata debatuan në studion e Euronews për zhvillimet e fundit në PD.

Z.Hasa deklaroi se PD po përgatitet për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit dhe se ajo që po ndodh në kampin tjetër po mban peng partinë.

“PD në këto 3 muaj ka qenë një situatë të vështirë, ka qenë një situatë të imponuar prej një halli që Sali Berisha nuk e kishte me PD-në, me Bashën, por me SHBA-në sepse u shpall non-grata.  Ajo që ndodh është një proces që do ta mbajë peng PD-së”, u shpreh Hasa.

Ai nënvizoi se gjithë PD-ja është e bashkuar për një parti që duhet të transformohet dhe që duhet të shohë drejt të ardhmes.

Ndërsa, z. Gjata tha se nuk është e nevojshme të mbahet një kongres apo kuvend tjetër, kur vendime të tilla janë marrë më herët për riorganizimin.

Ai shtoi se Kuvendi i 11 dhjetorit u bë për të shmangur shpërbërjen e PD-së.

Sa i përket shpalljes non-grata të Berishës, ai tha se ish-kryeministri e ka trajtuar këtë si një çështje personale.

Sipas tij situata erdhi në këtë pikë, pasi Basha nuk po bënte opozitë dhe po bashkëpunonte me Ramën. Ai hodhi akuza se Rama dhe Basha po bëjnë marrëveshje të reja për ndryshimet kushtetuese.

“Largimi i Berishës ishte pika që derdhi gotën. Ku e ka PD luksin që të përzërë njerëzit e saj? PD nuk përçahet, aq më tepër pas datës 11.

Pritëm të fillonte një opozitë e egër kundër Ramës. Të rrimë me Bashës që nuk e sjell dot PD-në pushtet? 500 delegatë kanë shkarkuar Bashën”, tha Gjata.

Ndërsa Hasa reagoi duke thënë se nuk kemi pse të fokusohemi me hallet personale të Berishës, por të merremi me arrestimin e ish-ministrit.

Ai e quajti Gjatën, komunist.

“Është mirë që t’i thonë zotit Basha kur ta takojnë në PD që këto gjëra kam thënë për Çlirim Gjatën, se nuk besoj se Basha është zgjuar të dëgjojë çfarë thotë, pastaj bisedojmë bashkë. Këto janë të turpshme,” u përgjigj Gjata.

7 komente në “REPLIKAT/ Endri Hasa përplaset me Çlirim Gjatën: Komunist”

  1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Po pse ofendohet ky kur i thone komunist? A eshte i biri i Rustemit? A shkon mbrapa Saliut? Komunist kokë e këmbë.

    1. Mal Cori says:

      Plasi në Kuçovë….
      Ky Endri, ishte nga ata që fshehën serverin e 21 janarit, me urdhër të Berishës.
      Mbase e ka serverin…. Dhe atëherë….. Do të qerohen mirë hesapet….

  2. Matrapiku says:

    U perplasen komunisti Clirim Gjata me fashistin Endri Hasa.

  3. Balo says:

    Saliu ,po t’a donte vërtetë PD mund të thoshte hapur
    1. Me problemin tim me DASH,nuk ka punë njeri,atë do t’a zgjidh me Gjykatë,dëgjova njeri në parti që i referohet këtij problemi,ka të bëjë me mua personalisht.
    2. Me garancinë time do korrigjoj çdo gabim timin në PD që nga 2013 edhe më parë…dorëheqje e Bashës,një vit fushatë për kryetar në pozita të barabarta me gjithë të tjerët,me Saliun garant të garës së ndershme,le të konkurrojë edhe Luli,kurse Berisha të premtojë botërisht që pasi të garantojë këto ngjarje do dalë në pension politik…
    3. Fushatë e ndershme zgjedhjesh në mënyrë kapilare në gjithe partinë..me garant Saliun gjashtë muaj..
    3. Largim nga vendimmarrja në PD e gjithë fiseve dhe familjeve kriminale në Shqipëri që mbështesin PD…këtë mund t’a bëjë vetëm Saliu
    4 Rikthim i hierarkisë të kontributeve në PD..shembull zonja Topalli krijoi parti të re,vendin e nderit në këshill kombëtar e ka përjetë,mund të kthehet kur të dojë pa asnjë qejfmbetje ,sepse iku vërtetë nga PD ajo por jo për shkak të Lulit( ajo as për karakter personal,as për soj,as për kontribute në PD nuk fshi bythën me Lul Bashën),po për shkak se Saliu mbronte Lulin..
    5. Themelimi i një programi të djathtë liberal duke hapur partinë për çdo individ,personalitet dhe grup individësh që ofrojnë programe reale demokratizuese dhe përmirësuese të politikës në parti…
    Po të bënte këtë ,Luli i pari do e votonte,dhe Saliu do mbetej De Gasperi i Shqipërisë…!
    Eh sa bukur është të ëndërrosh!

  4. bobi says:

    Kush eshte Endri Hasa? I biri i Nuri Hases kryehajdutit qe vodhi gjithe kombinatin e drurit dhe nxorri te gjithe punetoret pa pune me ndihmen e Berishes.Berisha e vuri kandidat per deputet me Pd me 2005.Rama sapo i dha mijera Ha pyje .Ate qe i ka punuar hajduti pyjeve shqiptare nuk ka goje ta tregoje.Nuri Hasa derguar nga PPSH ne Itali dhe shiste atje veprat e Enverit,super komunist, ashti si Rustem Gjata i ati i Clirimit.E kuptoni tani luften kunder “komunizmit” ne PD.Pd u themelua nga te rinjte idealiste dhe shume shpejt ra ne duart e ish komunisteve

  5. Futja kot says:

    Jo komusist Çlirim Gjata, por pinjoll I krimineleve dogmatik komunist qe kane terrorizuar familje te tera, kundërshtare te regjimit te Enver Hoxhës.
    PD ka mbledhur ne gjirin e vet ekstremistet komuniste qe kane drejtuar vendin.
    Si mundet qe PD mban ne gjirin e e njerez si Çlirim Gjata, apo mbeshtetes te flakte si Andi Bushati, Agim Nesho etj, pjese e bllokut komunist per 45 vjet.

  6. Tironci says:

    Clirim Rustem Gjata dhe Nevila Hoxha Nika e bija e Bujar Hoxhes, miqte e ngushte te Sali Berishes, ky i fundit i ka fut nen sqetull femijet e tyre, me poste dje dhe sot, baballaret e tyre qe i sherbyen me devotshmeri diktatures dje, femijet e tyre mbeshteten nga miku i babait te tyre me ofiqe te larta. Mbledhjet kunder kundershtareve te rregjimit me ne krye Arjanit Celen beheshin ne shtepine e Bujar Hoxhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje