Arben Imami: Basha ka çështje të hapur në SHBA, drejtësia po vepron me dy standarde

15 Dhjetor 2021, 21:50Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se Lulzim Basha ka një çështje të hapur në SHBA, por drejtësia sipas tij nuk është duke ndjekur të njëjtin standard edhe me kreun e PD.

Sipas tij, lidhur me këtë çështje ka një dosje të FBI, por që për arsye të caktuara është duke u fshehur.

“Ky zotëria ka një çështje të hapur me SHBA, ka dërguar 1 mln dollarë, është fakt publik, janë botuar kontratat e Nik Muzinit që ka marrë paratë.

Dhe po qëndron aty se deponimi i Muzinit në FBI po qëndron në një sirtar në Tiranë dhe kjo tregon se drejtësia nuk i ka të dy sytë e mbyllur; për dikë vepron dhe për dikë tjetër jo.

Ambasadori i mëparshëm i SHBA i ka çuar një dosje dhe i ka dhënë mbështetjen formale  të DASH për vërtetësinë e fakteve të dosjes z. Berisha”, u shpreh Imami.

4 komente në “Arben Imami: Basha ka çështje të hapur në SHBA, drejtësia po vepron me dy standarde”

  1. Apo jo? says:

    Edhe pastaj! Me rradhe e me sira, me rradhe e me sira!
    Saliu eshte me i rrezikshmi sepse nuk e ka vetem personale. Ai punon per serbin. Pra paraqet rrezik global. Interesat amerikane dhe ato evropiane jane te rrezikuara ne Ballkan nga puna e tij agjenturore dhe politika e Serbise.

    1. Pikom says:

      E vertete, me radhe. Berisha eshte tashme karte e djegur per te gjithe, perfshi Serbine. Serbet e dine shume mire se ne kete cast Beisha eshte njeriu me i urryer nder shqiptaret dhe se Shqiperija do te udhehiqet nga armiku me i madh i Berishes. Atehere do te ishte humbje e madhe nese “zogu i arte” do vazhdontr te ishte besnik i agjentit te vjeter. Serbet kane investuar dekada me radhe te shpien Bashen aty ku eshte. “Armiqesija” e hapur me Berishen rrjedhimisht do t’a kthej ate ne hero dhe kryeminister te ardhshem.

  2. Sara says:

    o Beni o legen ,. hala s’do me dale ne pensin me nder ti qe na rrujte ate muhabetin me Kullufet e tu?!!

  3. Ben says:

    Po ti nga e di? Apo do tr tregohesh sikur ke.ke.lidhje. me ShBAne? Sa te peshtire jeni bere ne Shqiperi! Ben deklarate ne Television sikur eshte e vertete..Ju flisni te gjithe nga bytha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje