Emisioni ‘Top Talk’ i gazetarit Denis Dyrnjaja përfundoi shumë papritur dhe me tensione. Ditën e djeshme më program ishte i ftuar Marash Logu, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike i cili u ankua fillimisht për kohën televizive, pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me temën e inceneratorëve.
Logu kërkoi të dinte nga gazetari se nëse do ti vinte koha për të folur pasi kishte 10 minuta që po qëndronte i heshtur. Më pas situata u agravua kur Dyrnjaja i tha se po sillej si kamikaz, fjalë për të cilën Logu kërkoi nga ana e moderatorit të kërkonte ndjesë.
Në fund, emisioni u mbyll me largimin e Logut nga studio pasi ia kërkoi Dyrnjana disa herë me radhë.
Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë..
Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.
Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj.
Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj.
Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.
Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.
Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, cfarë do të thotë kjo, e para kërko falje se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz
Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.
Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën time zotëri, nëse nuk është me interes dakord..
Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të coheni nga studio.
Logu: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.
Dyrnjaja: Faleminderit, nesër do të shihemi prapë bashkë.
Po keto fjale ‘mos u kompleksoni’ cfare jane ???
Të lumtë Denis !
E tepruar situata për shkak të gazetarit.
TE LUMTE DENIS,
NUK BEHET EMISION NE KAMIKAZE, QE NUK DISKUTOJNE POR VENE KASETAT NE TRU SIPAS UDHEZIMEVE TE SALI QEN BERISHE KRIMINELIT.
Komunikimi nga te dyja palet zero ….por gazetari me keq, la per te desheruar me mendjemadhesine dhe jo professionalitet ne administrimin e situates si dhe ne perdorim fjalesh pa kuptim..kompleksim ????????
Si”te lumte??e fton ne emision dhe nuk i jep fjalen? Ne foto duket se eshte i vetmi i ftuar.Nese do monolog,atehere cte duhen figurantet?Eshte kush eshte ,te pelqen apo jo,nese e fton jepi fjalen.Nivel ne renie i ketij gazetari,a moderatori,si quhen.
Vazhdon Top Channel me ndrydhjen e kritikës ndaj qeverisë. Turp për këtë televizion. Lëreni të shprehen dhe e vendos publiku se kë duhet të besojë, veçanërisht nëse flitet me fakte.
Turp, kjo quhet media?!
Intervista është e paplotë. Gazetari i dha fjalën për temën e emisionit. I ftuari doli nga tema dhe filloi e po flet për inceneratorët. Gazetari i tha se mund të flasim edhe për komandët në Bosnjë, por kur të jetë biseda për to, jo sot. Kështu filloi.
PDja ka mblidh vetëm hale por edhe gazetaret u paraprijne haleve. Komunikimi i Dynjase eshte si i nje shpellari. Te thuash turp eshte pak.
Une kam degjuar ne Radio ne Kanada qe moderatori i ka prere fjalen folesit dhe ja ka mbyllur fare kur nuk i pleqen ajo qe thote folesi, ose kur folesi del nga tema etj.
POr me kaq sa shkruhet ketu per mendimin tim folesi ka te drejte jo gazetari.Duhet te dihet i gjithe konteksti per te gjykuar. Psh nqs ajo qe do te thote folesi nuk ka lidhje me pyetjen dhe kembngul ne te tijen athere nderprerja edhe mund te justifikohet.
Ky ishte ai gomari qe shkonte tek kolegji zgjedhor e thoshte,rregjistroni keto qe thame une se faktet do ti nxjerrim ma vone kur te shkoje lylka ne qenef
Ha ha ha ha.
Epike.
Une e ndoqa krejt rastesisht biseden dhe si gazetar i vjeter i terheq vemendjen Denisit qe te jete me i ekuilibruar ne rolin e tij,
Vertet Logu foli si militant dhe jo si jurist, por epiteti “kamikaz” ishte i tepruar. Denis, nese do te kalosh ne rolin e analistit, lerja vendin e moderatorit nje tjetri.
Sakte Martini. Te gjithe te ashtuquajturit drejtues emisinesh TV tek ne, ngaterrojne moderatorin me analistin; vertete nuk mund te ndahen te dy rolet me thike, por shumica e moderatorve e teperojne dhe kalojne masen.
Per rastin ne fjale, me sa lexojme me siper, Logu me duket ne pozicion me te drejte.
Top channel po mban gojen mbyllur per inceneratoret, pasi eshte edhe vete I perlyer. Deri sot nuk I ka zene fare ne goje ne te gjitha emisjonet e lajmeve, edhe top news, gjithashtu. Per kete shkak ne emisjonin “wake up” u hoqen edhe leximi I portaleve. TURP.
Logu nuk eshte ne pozicion te drejte fare: une e ndoqa nga fillimi. Denisi i beri pyetjen dhe ky filloi si per te duartrokitur per arrestimin e Lefter Kokes.Denisi ja perseriti qe te kam bere nje pyetje, te lutem mu pergjigj; ai insistoi perseri me incerenatoret e me Lefter Koken. Atehere Denisi e nderpret dhe iu drejtua te ftuarit tjeter Sokol Hazizi. Logu nuk duroi dhe nderhyri me fjale tere “edukate” por jashte moderimit te programit dhe vazhdoi te fliste tere mendje, por kij parasysh:: Denisi ka vetem 15 minuta programe, prandaj kerkon pyetje e pergjigje, nuk behet analize. Mua me pelqeu shume qendrimi Denisit sepse; jane mesuar qe ti i pyet per tjeter gje dhe ata pergjigjen per tjeter gje. Keshtu ndodh vazhdimisht dhe Denis eshte nje nga gazetaret me te rregullt ne mediat shqiptare. Keshtu duhet, ose te pergjigjet per pyetjen, ose te thote nuk pergjigjem ose te ikij.
E ka ftu Dynjaja per luften e brendeshme….jo per mega korrupsionin…si leverdisi top kamikaze…turp media mafioso….