Deputeti Vangjel Dule ka vendosur të mos e vazhdojë interpelancën e thirrur prej tij për respektimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, pasi në sallën e Kuvendit mungonte kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ia kishte deleguar fjalën në interpelancë ministres Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, ai tha se minoritetet nuk janë në agjendën e prioriteteve për Ramën.
“Kryeministri nuk paska denjuar. Qëndrimi i Ramës është se respektimi i minoriteteve nuk ekziston në agjendën e prioriteteve të tij, por ekziston në BE. Nuk e pranoj zhvillimin e kësaj interpelance, po mundët të zhvillohet në një moment tjetër me Ramë. Tregon qëndrim abuziv dhe qëndrim të vullnetit negative”, tha Dule.
O Dule ti nuk perfaqeson minoritetin grek ne shqiperi. Ti je ne kuvend si deputet i zgjedhur me votat e komunitetit cam te Vlores dhe Sarandes.