Pas arrestimit të Lefter Kokës, LSI dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

16 Dhjetor 2021, 11:06Politika TEMA

Dy ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK materiale të tjera shtesë të cilat sipas saj provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Raportohet se materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje