Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e EUROSTAT, ku Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e lartë të varfërisë, çmimeve dhe të borxhit publik.
Me anë të një shënimi në “Facebook”, Meta theksoi se tashmë është koha për të rishikuar Buxhetin e Shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit, teksa shton se duhet t’i jepet më tepër rëndësi këtyre çështjeve dhe jo koncensioneve, inceneratorëve dhe PPP-ve.
“TË PARËT në rajon për nivelin e lartë të VARFËRISË, ÇMIMEVE, dhe BORXHIT PUBLIK.
TË FUNDIT për TË ARDHURAT për frymë dhe KONSUM individual.
Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e varfërisë, të çmimeve dhe borxhit publik dhe e fundit në Europë për të ardhurat për frymë e konsum.
Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2020, Shqipëria rezulton se të ardhurat për frymë i ka 30% të mesatares së Bashkimit Europian, pas saj renditet Bosnje dhe Hercegovina me 33%, Maqedonia e Veriut me 38%, Serbia 43% dhe Mali i Zi me 45%.
Për konsumin individual për frymë, që mat mirëqenien familjare, Shqipëria është sërish e fundit në Europë, me 39% të mesatares së BE-së, përkundrejt 42% në Bosnje dhe Hercegovinë, 43% në Maqedoninë e Veriut, 51% për Serbinë dhe 59% për Malin e Zi.
Ndërkohë niveli i çmimeve në Shqipëri, së bashku me Malin e Zi, është më i larti në rajon me 53.5%, Serbia 52.3%, Bosnjë-Hercegovina 51.9% dhe Maqedonia e Veriut me 46%.
Gjithashtu, Shqipëria pas Malit të Zi, renditet ndër vendet me nivelit më të lartë borxhit publik me 77.9%, e ndjekur nga Serbia me 58.9%, Maqedonia e Veriut me 51.3%, Bosnje dhe Hercegovina me 36.7% dhe Kosova me 24.1%.
Sa i përket nivelit të varfërisë, Shqipëri mban vendin e parë me rreth 33% të popullsisë me të ardhura nën 5.5 $ në ditë, duke lënë pas Kosovën me 23.4% e popullsisë, Malin e Zi me 20%; Maqedoninë e Veriut me 18% dhe Serbinë 18.4%.
Në ligjin për “Buxhetin 2022” konstatova se Qeveria nuk ka marrë masat e duhura ekonomike dhe sociale për të përmirësuar të gjithë këto tregues negativë. Për këtë arsye vendosa të mos ta dekretoj me miratim “Buxhetin 2022”, që thellësisht është ANTISOCIAL.
Është koha për të rishikuar Buxhetin e Shtetit në mbështetje të qytetarëve, të shtresave më në nevojë dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit, duke investuar në mënyrë konkrete aty ku duhet të jenë përparësitë, jo tek koncensionet, inceneratorët dhe PPP-të.”, shkruan Meta.
….po ashtu te paret per Pusht-etare SHEIKE .
Po ku lartë para pa vjedhur ju fëlliqësira që të ngrihet niveli i jetesës së shqiptarëve!?Në qoftëse një ditë do t’ua marrin ju hajdutëve(pa dallim ngjyre),do shikosh ti sa do rritet mirëqënia.
Nuk eshte cudi o Ilir Hajduti se pse jemi numrin ma te larte te varferve ne ballkan. Popullin e keni vjedhur deri ne palce Ti, Monika, Partia, Berisha, Rama e keshtu me radhe. Rastesisht isha per drek te restauranti Arberi ne Shirok dhe pa e perfunduar dreken dikush e ceku se ky esht restaurant i Ilir Metes. Me gjithe respektin qe kam per puntort e restaurantit (perfesjonal dhe te sjedhshem), mu shpif ushqimi pasi sa kafshat qe pertypja me bente te ndihesha fajtor se pa e kuptuar po kontriboja te pasurimi i metejshem i familjes ma te degjeneruar te shqiperise, pra Ilir Metes. Me vjen keq por une nuk do shkoj me aty dhe do i bojkotoj keta hajdut kudo qe te me jepet mundesia.
—-Sa humor i hidhur dhe sa ironi te gjall ky reagim fals!
—-Jo me kot Shqiperia mbetet vend i paradokseve
—Hajduti therret:”Kapeni hajdutin!” Interesante,apo jo?
——Bashjeshortja e tij,e shet mikun e burrit,Terin,dhe mire ben.Sot shkon ne SPAK dhe dergon fakte shtese per ish ministrin e LSI,i arrestuar per korrupsion shteteror.
—-Dhe njerezit pyesin:Po ku ishin deri dje keta njerz “te paster dhe te pakorruptuar,kur delegonin minister Terin,qe na qenka i mbytur ne korrupsion dhe hajni?!
—Nuk e di,a e mbajne mend Ilirin me bllok ne dore?!
—Po pallatin qe shiten,po vilen ne Lalz,me çfare i ngriten?
—Mbase jane nipa dhe mbesa te ndonje gjysheje milionere?!
—Dhe njerezit qe u besojne ketyre bukurosheve mbeten tere jeten:”Ne pritje te Godos” Çfare ironie therese!