Turqit dhe kriza e rakisë

17 Dhjetor 2021, 11:33Lifestyle TEMA

25 të vdekur në ditët e fundit në Turqi.

Të gjithë dyshohet se kanë vdekur nga konsumimi i rakisë së prodhuar ilegalisht.

Pasi rakia për shumë turq është shtrenjtuar tej mase, njerëzit po e prodhojnë atë nëpër bodrume e objekte të tjera private.

Qeveria e ka shtrenjtuar rakinë për ta mbrojtur miletin nga pijet haram.

Por mileti s’po po heq dorë nga harami.

Më 15 dhjetor policia filloi aksione në 81 provinca turke për të kapur ustallarët e rakisë.

U arrestuan rreth 100 veta. U konfiskuan mijëra litra raki të prodhuara me metoda primitive.

Kanë vdekur njerëz në Stamboll, në Gaziantep, në krahinat Sivas dhe Yalova, në Marmaris, Bodrum dhe Fethiye.

Pandemia e re turke e ka emrin “Rakia 2021”. (E.Robelli)

1 komente në “Turqit dhe kriza e rakisë”

  1. Ambasdori Turke pardje ne Shkoder ofendone te gjith Shqiptare pa dallime feje e krahine dhe as nje nga politikanet nuke ragone says:

    Njerze koti?????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje