Basha mesazh të prerë Berishës: Nuk do lejojmë në PD njerëz që cënojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë!

18 Dhjetor 2021, 13:23Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar Sali Berishën para delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD duke theksuar se nuk do të lejojnë që Brenda PD-së të ketë njerëz, të cilët me lidhjet e tyre të errëta të destabilizojnë Shqipërinë dhe rajonin.

“Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, devijime populiste dhe nacionizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë.

PD duhet të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.” tha Basha.

Kujtojmë se përplasjet midis Bashës dhe Berishës janë bërë përditë e më të forta dhe ndarjet po bëhen përherë e më të pakthyeshme, nga koha kur SHBA e shpalli zotin Berisha non grata për korrupsion dhe kur Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar për këtë shkak.

1 komente në “Basha mesazh të prerë Berishës: Nuk do lejojmë në PD njerëz që cënojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë!”

  1. Dauti says:

    Mir ben luli, te qeroje salehun e vicidolit dhe mbas tij te qerrohet edhe vet e te jape llogari per vjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje