Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk e njeh referendumin e mbajtur sot nga Sali Berisha për shkarkimin e tij.
Në një komunikim për gazetarët nga selia blu, Basha u shpreh se sot kishte vetëm një aktivitet në PD dhe ky ishte kuvendi kombëtar.
I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.
“Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur.
E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve, do të qëndrojmë me vetëdije për të gjithë gabimet e të shkuarës.
Gabimet e të kaluarës kur përsëritën në mënyrë tragjikomike nuk do ta marrin peng PD”, tha Basha.
NJE DELEGATE I PPSH (PD) THA : BASHA ESHTE LIDERE PERENDIMOR …..UNE NUK KAM DEGJUAR QE NE PERENDIM NJE DREJTUES TE HUMBE PESE HERE ZGJEDHJET DHE NUK LARGOHET UNE NUK KAM DEGJUAR NJE MINISTER QE VRET KATER DEMOSTRUES NUK DENOHET E TE TJERA SI BASHA DHE BERRISHA JANE NJE E TE PA NDARE