“Ballkani i Hapur projekt anti-amerikan”, Nishani sulmon qeverinë: Hajnia dhe tradhtia janë bërë bashkë

20 Dhjetor 2021, 17:15Politika TEMA

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i është bashkuar protestës së thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Nishani ka sulmuar qeverinë Rama, duke e akuzuar për hajni dhe tradhti.

Ndër të tjera, Nishani theksoi se ”Ballkani i Hapur” është një projekt i mbrapshtë anti-amerikan dhe u shpreh falënderues ndaj qytetarëve që kanë dalë në shesh për ta kundërshtuar atë.

“Mund të ndodhë në një vend normal që në një ditë të vetme të themelohet kompania private, të regjistrohet në zyrat e shtetit, të futet në garë në tender e ta fitojë atë. Kjo ka ndodhur në skandalet e hajnisë së pa fre të kësaj qeverie. Hajnia e gjen kurajon te frika që ka ndaj ligjit.

Historia na ka mësuar që hajnia dhe tradhtia janë bashkë. Shqiptarët janë faktori kryesor i stabilitetit në Ballkan. Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëjetesës, ne kurrë s’kemi qenë kundër respektit. Por ne kurrë nuk pranojnë rikthimin e influencës serbe në rajon.

Të dashur miq, i ashtuquajturi Ballkani i Hapur është projekti më i mbrapshtë anti-amerikan. Hajnia dhe tradhtia mund të marrin peng një njeri, por kurrë një popull të tërë që është dhe do të mbetet në këmbë”, deklaroi Nishani.

2 komente në ““Ballkani i Hapur projekt anti-amerikan”, Nishani sulmon qeverinë: Hajnia dhe tradhtia janë bërë bashkë”

  1. CFARE PROTESTE ME 400 TROPOJANE says:

    ISHTE PROTESTE KU FLITEJ VETEM PER KOSOVEN HAAAAA U KENAQA KISHTE ARDHUR EDHE NJE LEZBIKE NGA KOSOVA KERKONTE FEMER BUKUR5I ISHTE E. HARXHI ESTRADE FARE
    ME KETE PROTESTE LULE BASHA E KA MARE PD KETA JANE JASHTE LOJE BRAVO LULUSHI

  2. spata says:

    Po jo o i mjeri ish President.Ke folur si nje kapter i ushtrise se Sali Haxhi Berisha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje