Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë duke i quajtur “përralla”.
Berisha organizoi një protestë kundër Vuçiçit dhe nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë. Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i kanë quajtur ekstremistë ata që po protestojnë sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”.
“Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”.
Por Haradinaj në një përgjigje për Express ka mohuar këtë duke thënë se ato media po ja bëjnë fushatën Vuçiçit dhe i ka cilësuar si “përralla” raportimet.
“Po ia bëjnë fushatën Vuçiçit, janë përralla”, ka thënë ai për Express.
ca mund te presesh nga nje dru me pre si Hajdarinaj!
Po albini islamiku pse nuk erdhi?
Asht kthye dynjaja mrapsht o zot,protesta ne serbi kunder ? Vuqiqit protesta ne shqiperi po “kunder” vuqiqit, vetem se sa dua ta dije si bertet fazlliq shkau kur eshte afer sali berishes,posht vuqiqi apo rroft vuqiqi, nese dikush ma thot kete ateher do e kuptoj edhe ndihmen e Ramushit.