Firmosja e pesë marrëveshjeve në kuadër të “Open Ballkan” mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë i lanë më pas vendin forumit të Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal. Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot u hap rruga dhe u hoqën burokracitë mes vendeve për të lehtësuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes vendeve.
“I kërkuam BE-së mënyra si të ndihmojë vendet tona për t’ju qasur fondeve komunitare, por për këtë duhet t’u ofrojmë mundësi fermerëve. Bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në këtë fazë. Këto marrëveshje do të ndryshojnë natyrën e ndërveprimit mes vendeve, pasi praktikisht ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve që punojnë në këtë sektor shumë të vështirë kur përpiqen që të kalojë kufijtë mes vendeve tona.
Tani rruga është e hapur dhe është një veprimtari pa kufi. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Pas Procesit të Berlinit, diskutimit dhe drafteve, kjo platformë shumë bazë dhe jetike për ta nuk u ndërtua. Sot ne praktikisht e themeluam atë me nënshkrimin tonë dhe prej janarit të vitit të ardhshëm ata do të shikojnë përfitimet e këtij nënshkrimi.
Ne të gjithë shpresojmë që ky takim i parë do të jetë vetëm nisja e një pune mes jush, rektorë dhe dekanë, duke kuptuar se është koha për të investuar në transferimin e dijes, bazën e dijes, novacionin e bujqësisë, teknologji dhe për të ndarë ekspertizën reale. Do ju kërkoja të gjithëve që të çelni një shteg të përbashkët dhe strukturuar bashkëpunimin për programet e përbashkëta me synim shkëmbimin e studentëve” tha Rama.
Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara:
1-Marrëveshje për qasjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2-Marrëveshje për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor
3-Marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, ushqimit, sigurisë ushqimore dhe fushën fidosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje dypalëshe mes Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.
5-Marrëveshje dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.
Kujt ia mban menderja te punoje ne Serbi. Ata jane kafshe dhe do ua nxinin jeten shqiptareve.
Qari eshte i Serbise dhe Maqedonise nga keto
marreveshje. Se Mali Zi qe i ka edhe kusherinj ua mbylli kufijte.