Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë raportimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu i ka derdhur një gotë plastike me ujë në fytyrë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Musliu po ashtu ka lëshuar një sërë ofendimesh në drejtim të ministrit Peci.
“Ti je rrugaç, rrugaç”, dëgjohet të thotë Musliu ndërsa i drejton gotën me ujë ministrit.
Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.
“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.
Shume ma rrugaçe po dukesh ti!!!
E mon e dashur Nora,nese ty te duket njeri ky faton speci shko de urgjent tek burdushi se diçka nuk qenka ne rregull me ty, zonja Musliu per specin qe njihet si rrugaq eshte si nane Tereza, ajo eshte nje zonje e madhe dhe nje patriote qe ky rrugaqi e ka trishtim prezencen e saj dhe gjithe patrioteve prandaj fyen te tjeret sepse eshte nje rrugaq i ndyre dhe sikur tmos ishte i tille sdo ishte pjese e qenefit te osmankes, te kshilloi qendro sa me larg se te infekton.