Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Numrin më të lartë të shkelësve sipas KQZ e ka Tirana, ku janë identifikuar 21 numërues të cilët akuzohen se kanë hequr apo kanë shtuar vota për kandidatë ose parti të ndryshme.
“Gjatë procesit të këqyrjes së mëparshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor krahasuar me numrin real të votave që u gjet në kutinë e votimit.
Në këto kushte KQZ vendosi të bëjë kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të grupeve të numërimit. Kërkojmë nga ana juaj ndjekjen penale ndaj shtetave me detyrë anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në qendrën e votimit pasdi ka indicie se kanë konsuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i kodit penal për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në shkresën e KQZ.
Emrat e kallëzuar:
Pëllumb Brusha
Lavdi Kajmaku
Ervin Kajo
Eraldo Kazija
Indrit Laçi
Oen Nallbani
Sajmir rushit
Dritan Kerri
Ervis Mansaku
Arjan Tafa
Besmir Gaxha
Alti Elezaj
Enri Durmishi
Erisa Fero
Eda Begaj
Besjana Heremi
Klevis Sorra
Emirjan Hasa
Blerta Nure
Dritan Dango
Krisa Lani
Qe te jete sa me qarte KQZ anash emerit te vihej edhe partite qe perfaqesonin ,qe populli te jete i qarte se cila parti ose kanditat ka mare vota shtese dhe e kunderta