5 milionë dollarë për sportin e të rinjve

23 Dhjetor 2021, 18:57Sport TEMA

Për herë të parë me buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria do të dedikojë 5 milionë dollarë për zhvillimin e një lëvizjeje sportive në shkolla dhe universitete.

Program i ri do të ketë në fokus zhvillimin e aktiviteteve dhe mundësisë për sport më shumë tek amatorët me qëllim edhe zbulimin e talenteve të reja.

Kreu i qeverisë garantoi edhe një herë se sportistët elitarë, ata që renditen në vendet e para në gara ndërkombëtare do ta kenë të ardhmen të garantuar me punësim në strukturat e forcave të armatosura.

Në këtë fundviti si një ish-sportist Rama shprehu edhe një ambicie në formë angazhimi.

Drejt përfundimit është qendra olimpike në Korçë që për kryeministrin do të jetë një strukturë e shfrytëzueshme nga të gjitha federatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje