Nga William Gourlay
“Lowy Institute”
Rreth 10 vjet më parë, revista “Time” shfaqi në kopertinën e saj kryeministrin e atëhershëm të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në atë kohë, ai ishte në ngjitje të vazhdueshme. Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), sapo kishte fituar bindshëm zgjedhjet e treta parlamentare, dhe në skenën ndërkombëtare, ai lavdërohej si një lider që dinte t’i mbante premtimet.
Që kur AKP-ja ishte ngjitur në pushtet në vitin 2002, Erdogan e kishte drejtuar vendin drejt një bumi ekonomik, kishte ringjallur bisedimet e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe bashku me Ministrin e Jashtëm të kohës Ahmet Davutoglu, kishte ndërtuar një rol më aktiv të Turqisë në arenën ndërkombëtare.
Brenda një dekade mund të ndryshojnë shumë gjëra. Dhe tani anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian, duket më shumë si një ëndërr e çuditshme, janë shtuar dyshimet mbi kredencialet demokratike të Erdogan, ndërsa situata ekonomike e Turqisë po rikthehet në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, kur AKP-ja mori në dorë qeverisjen e vendit.
Skenari i fundit është më shqetësues për Erdogan, mbështetja e brendshme politike ndaj të cilit kanë rënë bashkë me ekonominë. Sondazhet më të fundit, tregojnë se vlerësimi ndaj Erdogan është në rënie të shpejtë, ndërsa shumica e turqve mendojnë se varfëria në vend po rritet.
Erdogan nuk mund të fajësojë askënd tjetër përveç vetes për problemet aktuale ekonomike të Turqisë. Vitet e fundit, ai është përpjekur gjithnjë e më shumë që të mikro-menaxhojë ekonominë turke.
Erdogan ka ndërhyrë në mënyrë të përsëritur në punën e Bankës Qendrore, duke shkarkuar guvernatorët që nuk kanë pranuar urdhrat e tij, duke ushtruar presion për të ulur normat e interesit, pavarësisht inflacionit të lartë dhe zhvlerësimit të monedhës vendase.
Kjo qasje jo-ortodokse ka qenë kundër-produktive, duke sjellë rënien e lirës turke në rekordin më negativ, në raportin 1 në 14 me dollarin amerikan. Ndërkohë qytetarët turq po nxitojnë të blejnë valutë të fortë për të mbrojtur kursimet e tyre.
Këto zhvillime, kanë pasur tashmë pasoja shkatërrimtare për qytetarët turq, dhe ka të ngjarë të kenë ndikim edhe përtej kufijve të Turqisë. Në fillim të viteve 2000, teksa ekonomia turke dhe vetëbesimi i saj ishin në ngjitje, dhe ndërsa Erdogan kërkonte të ri-përcaktonte pozicionin e saj global, Turqia u angazhua gjithnjë e më shumë me fqinjët e saj të afërt.
Kohët e fundit, nismat e politikës së jashtme turke kanë shkaktuar shumë habi, përfshirë inkursionet e saj të përsëritura në Siri, sfidimin e kufijve detarë të Greqisë në Mesdheun Lindor dhe sponsorizimin e disa forcave në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabakh.
Në disa aspekte, politika e brendshme dhe ajo e jashtme gjithnjë e më aventureske, janë të ndërlidhura mes tyre. Elektorati turk, është në përgjithësi entuziast ndaj aventurave të huaja kundër armiqve, realë apo të perceptuar.
AKP-ja e mirëpret shmangien e vëmendjes nga privimet në rritje të jetës së përditshme të shkaktuara nga fushatat në veri të Sirisë kundër objektivave kurde, të konsideruara si “terroriste” nga shtypi turk. Po ashtu edhe sulmi kundër armiqve tradicionalë në Greqi dhe mbështetja e vëllezërve etnikë turq në Azerbajxhan kundër objektivave armene në Nagorno-Karabakh, gjen mbështetje nga baza nacionaliste në Turqi.
Është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë problemet ekonomike të Turqisë në politikën e saj të jashtme. Sulmet kundër grekëve dhe mbështetja e milicisë anti-Asad në Siri, mund të rezultojë e paqëndrueshme teksa ekonomia turke po lëkundet, duke e bërë të nevojshme kufizimin e operacioneve të tilla nga Ankaraja.
Ndërkohë, Erdogan mund të jetë i prirur të orkestrojë aventura të tjera të huaja për t’i shpërqendruar turqit, në një kohë që bie vlera e kursimeve të tyre, dhe rritet çmimi i bukës. Kohët e fundit ka pasur spekulime se Turqia po përgatitet për një inkursion të ri ushtarak në Siri.
Një metodë tjetër e testuar në politikën turke, është fajësimi i aktorëve të jashtëm për problemet e Turqisë. Për vite me radhë Erdogan ka pretenduar se një “lob i normave të interesit”, është duke punuar për të sabotuar përparimin ekonomik të Turqisë.
Në mesin e rënies ekonomike aktuale, dhe duke luajtur me dyshimet e përhapura në Turqi për ndërhyrjen e vendeve të huaja, presidenti ka deklaruar se Turqia po zhvillon një “luftë çlirimtare” kundër makinacioneve të forcave ndërkombëtare.
Kjo vjen pas kërcënimit të Erdogan në fund të muajit tetor me dëbimin e 10 ambasadorëve që kishin bërë thirrje për lirimin e Osman Kavala, një aktivist i shoqërisë civile i burgosur që nga viti 2017, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Përplasja diplomatike u zbut kur Ministria e Jashtme turke u tërhoq nga kërcënimi. Por ky ishte një shembull tjetër i lojërave të Erdogan. Këto ditë, manovra të tilla kanë akoma më pak gjasa që të mbështesin popullaritetin e brendshëm të Erdogan. Dhe ato sigurisht që nuk vlerësohen as nga analistët e huaj.
Në fakt, që nga protestat në Parkut Gezi në vitin 2013-ës, të cilat Erdogan i shtypi me topa uji dhe gaz lotsjellës, reputacioni i tij në skenën ndërkombëtare e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. Vështirësitë e mëvonshme politike, përfshirë përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016, kanë parë një Erdogan shumë më pak tolerant ndaj kritikave, ndërkohë që është mbërthyer pas pushtetit, përmes krijimit të një regjimi të ri presidencial të sajuar nga vetë ai.
Erdogan konsiderohej dikur një kampion i lirisë, tani clësohet një lider autoritar. Por pavarësisht dyshimeve për udhëheqjen e saj, Turqia vazhdon të mbetet një lojtare me peshë në arenën ndërkombëtare. Ajo ka qenë e pozicionuar në kampin perëndimor që nga Lufta e Ftohtë, por tani ka marrëdhënie të ngushta edhe me Rusinë.
Duke e zgjeruar ndikimin e saj në zonën përreth, ajo është më qendrore se kurrë më parë për sigurinë rajonale në Lindjen e Mesme. Turqia do të mbajnë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale në vitin 2023, dhe ato përkojnë me 100-vjetorin e themelimit të Republikës Turke.
Bazuar në sondazhet aktuale, pozita e Erdogan si president është e rrezikuar. Shumë gjëra do të varen nga mënyra se si do reagojë ai ndaj një humbjeje të mundshme, gjithnjë nëse do të ndodhë ajo. Po çfarëdo që të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të vazhdueshme brenda Turqisë por edhe jashtë saj.
S’paskan ngordhur akoma e te mos mbetet kembe turku ?
Erdogan ka treguar qe esht nje politikan i klasit boteror !
Ka kaluar veshtiresi dhe sfida deri tani qe çdo politikan tjeter do ishte terhequr nga politika 10 here !
Turqia esht ne armiqesi me tw gjithe !
Greqine ,Armenine ,izraelin ,Ballkanin, iranin ,Egjiptin ,sauditet ,perendimin , francen ,Kurdet ,Rusine ,Nacionalistet , dhe organizaten Feto ,etc !
Esht e rethuar nga vende ne lufte, esht e permbytur nga refugjatet e luftes !
Esht vendi nr 1 ku agjenten e huaj duan ta sabotojne ne çdo menyre !
Por deri me tani ka rezistuar por jo vetem ,edhe esht hedhur ne aksion !
Deshtimi i Erdogan ne “” ishte pranvera arabe ,nese do kishte shkuar sipas asaj qe ai deshironte sot do ishin shume gjera ndryshe !
Ka ndermare disa nisma ushtarake tw guximshme ,ne Siri ,Libi ,dhe Karabak !
Ne disa ish koloni franceze ne afrike 3sht fut thelle !
Me Rusine ka gjet nje lloj balance ,duke qene se pati disa incidente te rezikshme ,rezimi i avionit rus ,vrasja e ambasadorit ,rrivaliteti ne siri ,dhe libi , mbeshtetja pa kushte e ukrahines dhe furnizimi i saj me drone dhe lloje te tjera armesh !
Por serish me putin jan “miq te mire ”
Me Ameriken e ka belane me te madhe ,pasi ajo esht arusha e madhe ,sa ishte obama ,Erdogan bente si te donte , sa erdhi trump ,u duk se do kishte veshtiresi ,por ate e turperoi publikisht ne shtepine e bardhe ,kur ju fut kurdeve me dajak ,dhe trump tha se kurdet nuk jan engjej !
Por sot amerika po i falimenton ekonomine ,dhe duket se do ti duhet shume pune ! Ta shohim si do te shkoje !
Te cqieft Erdogan bithen o turk i piset……