Aktori Alec Baldwin ka falenderuar të gjithë njerëzit që iu gjendën pranë dhe e mbështetën pas ngjarjes tragjike që ndodhi në xhirimet e filmit “Rust”.
63-vjeçari ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një video, ku shprehet se nuk kalon ditë pa menduar për atë që ndodhi, duke iu referuar xhirimeve të “Rust”, që i kushtoi jetën drejtoreshës së fotografisë së filmit, Halina Hutchins.
“Doja të gjeja një minutë për t’u falënderuar të gjithë njerëzit që më dërguan fjalë të mira dhe urime, forcë, shpresë dhe lutje, mendime dhe shumë inkurajim.
Kam marrë qindra emaile nga miq, të afërm dhe kolegë dhe njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh të më dërgojnë forcë dhe urime. U jam shumë mirënjohës.
Shumë njerëz më kanë mbështetur për këtë situatë të vështirë. Gjithcka më intereson është gruaja dhe fëmijët e mi. Është kohë e vështirë por dua të falenderoj këdo që më mbështet dhe dua të eci para. Gëzuar festat të gjithëve”, shprehet aktori i famshëm i “Hollywood”-it.
Legen burre! Edhe ne jeten reale prape nuk del dot nga roli. Mos u bej merak se ne pranga do perfundosh. Askush nuk te tha te merrje armen dhe te beje lojra me te kur ne fakt nuk po behej asnje xhirim… Askush tjeter nuk do futet ne burg se do te shoetosh lekuren tende…
Cdo gje do te lahet ne kete bote.
Nje dite do ti paguash te gjitha.
Eshte KARMA or palaco, te hyri vetja ne qejfe dhe u bere lolo per kater vjet dhe tani dridhesh si femije, burracak servil.