“U kursehen qytetarëve 90 milionë lekë”,  Rama jep lajmin e mirë për shoferët: Puna flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura vijnë e ikin me erën

25 Dhjetor 2021, 10:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për drejtuesit e automjeteve. Rama thotë se falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, certifikata e kontrollit të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të makinës kur ndërron pronësia.

Sipas Ramës qytetarëve u kursehen 90 milionë lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit.

“Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan Rama.

2 komente në ““U kursehen qytetarëve 90 milionë lekë”,  Rama jep lajmin e mirë për shoferët: Puna flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura vijnë e ikin me erën”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    Po mor po! Na kurseke 90 milion lek dhe na i fut me 1 miliarde e mo me Euro zotrote me ato PPP-te.
    S’ke faj ti jo, fajin e Birisha qe nuk te hedh ne Lane dhe hidhet edhe vete bashke me ty!

  2. ?????? says:

    ????????..ketu te vjen me vjell o shtet i degjenerua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje