"Ekstremistët duan të më varin në sheshin Omonia", rrëfimet dhe fotot e rralla: Detaje të panjohura nga vizita e famshme e Papuljasit që shkriu akujt Tiranë-Athinë

26 Dhjetor 2021, 19:28Politika TEMA

Karolos Papuljas, një nga politikanët më të njohur të Greqisë pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë një prej të paktit që ideoi, vizionoi dhe konkretizoi shkrirjen e akujve ndërmjet Athinës e Tiranës, pas gjendjes absurde në gatishmëri lufte për mbi 40 vjet.

Në kohën kur Papuljas ishe shef i diplomacisë greke, pjesë e kabinetit të parë të Andreas Papandreut, Shqipëria dhe Greqia kanë pasur relacionet më të mira me njëri-tjetrin, edhe pse në Shqipëri qeveriste një regjim njëpartiak diktatorial.

Në vitin 1984, vizita në Shqipëri e Papuljasit shënoi edhe në mënyrë konkrete një avancim të rëndësishëm, ku u hap edhe pika kufitare e Kakavies, që është edhe sot e kësaj dite, pika më e rëndësishme me fluksin më të madh të kalimit ndërmjet dy vendeve.

Ajo vizitë, e dimrit të vitit 1984, që shkriu marrëdhëniet Tiranë-Athinë, tregohet me mjaft detaje interesante në ditarin e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi, Ksenofon Nushi, në ditarin e tij. Pjesë të këtij ditari po botojmë më poshtë në mënyrë ekzkluzive për gazetën TemA.

E hënë,3 Dhjetor 1984

Në oren 9:30 vjen Papuliasi në Gjirokastër. E pritëm në hollin e hotelit. i urova mirë se ardhjen dhe qëndrojmë rreth gjysmë ore në sallen karakteristike të hotelit, ku pimë nga një gote raki dhe nga nje kafe. Kur i thashë Papuliasit, se a të ngrihemi, më tha “kemi ardhur me dy këmbë,prandaj do të ngrihemi, kur të kemi pirë nga dy gota raki”.

Qeshëm. Ia mbushëm edhe një gotë dhe pastaj u nisëm. Duket se është i kënaqur nga pritja. Hipa në makinë me Papuliasin. Gjatë rrugës i shpjegoj vendet ku kalojmë, duke ia ilustruar me ndonjë diçka karakteristike, deri sa shkojmë në Fier.

Në Fier Papuliasin e pret shoku i tij i vegjëlisë, Fuat Boçi (Lipe Shtogu). Patën një takim shumë të ngrohtë midis tyre, të puthura dhe lot. Shkojmë në shtëpinë e Fuatit, ku e pret e gjithë familja e tij. Vajza e martuar është plot gjallëri dhe krijon një atmosferë shumë familjare. Në shtëpinë e Fuatit qëndrojmë mbi gjysmë ore

dhe më pas shkojmë në restorant për të ngrënë dreke. Midis të ftuarve të tjerë ishte edhe zëvendëskryetari i Komitetit Ekzekutiv të Fierit. Dreka ishte shumë e ngrohtë. Gjatë saj Papuliasi më tregoi, se kur ka qenë i vogël, ka jetuar bashkë me Fuatin në Greqi dhe ky i fundit e ka ftuar në korrik në martesën e vajzës së tij.

Nisemi për në Tiranë dhe jemi në hotel “Dajti“ në orën 15:45. Aty Papulias pritet nga shoku Muhamet Kapllani dhe përfaqësues të tjerë të ministrisë tonë. Të dy palët bien dakord që bisedimet të fillojnë në orën 18:00. Shkoj në ministri dhe takohem me Reisin. Më pyet se si e kaluam rrugës dhe për problemet që mund

te diskutojmë. i them se nuk mendoj që Papuliasi do të ngrejë ndonjë problem të veçantë. Di që ka një mesazh të veçantë për shokun Adil Çarçani. Gjithashtu, e informoj Reisin për mendimet që Papuliasi ka shfaqur gjatë rrugës.

Ne oren 18:00 fillojnë bisedimet, Flet Muhameti,e përgjigjet Papuliasi. Është korekt dhe nuk ngre ndonjë gje të veçantë. Për minoritetin grek tha se per ne nuk është problem, pasi minoriteti gëzon të gjitha të drejtat, që i janë siguruar me Kushtëtutën e Shqipërisë. Dimë, gjithashtu edhe kujdesin e veçante, që i kushton Sekretari i Parë i Partisë tuaj, Enver Hoxha, për minoritetin grek.

Informacion më të hollesishëm bëmë për Ministrinë e Jashtme.

Kur mbaroi seanca e bisedimeve, takova Pokamizon,I cili është një nga anëtarët e delegacionit grek. Më pyeti se si mu dukën bisedimet.

E martë, 4 Dhjetor 1984

Në orën 9:00 delegacioni grek i kryesuar nga Papuliasi pritet në Ministrinë  e Jashtme nga Reisi(Malile ministry i jashtëm i shqipërisë i asaj kohe. Shën red).

Në orën 10:15 shkojmë në “Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut”, ku delegacioni bën homazhe dhe vendos një kurorë me lule. Në orën 10:30 vizitojmë ekspozitën “Shqipëria Sot”. Në orën 13:00 zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve. Në orën 14:00 Reisi jep një drake për nder të Papuliasit. Në orën 18:00 shkojmë në Kryeministri, ku Papuliasi pritet nga shoku Adil Çarçani. Takimi ishte miqësor. Papuliasi i dorëzoi shokut Adil mesazhin e kryeministrit grek Papandreu dhe i thotë: “Andrea më ka zili, që unë vij për vizitë në Shqipëri, pasi edhe ai ka dëshirë që të vijë, sepse është ekonomist dhe kërkon të njohë socializmin shqiptar”.  Mbas takimit me shokun Adil, Papulias është akoma më i ngrohtë me ne. Në orën 20:00 janë grekët që japin një darkë zyrtare për ne. Gjatë saj shikojmë në televizion kronikën e vizitës së delegacionit grek.

Në mëngjes, gjatë dy orëve të lira, shfrytëzova momentin për të shkuar tek motër Shana dhe nga Dhora. Bisedova me Reisin për çështjen e shoqërimit të delegacionit grek gjatë vizitave që do të bëjë në jug. Fillimisht ministri hezitoi, por më në fund e dha pëlqimin që ta shoqëroj edhe unë. Gjatë kohës që ishim në Gjirokastër, Vandalis më tha se “në shtypin tuaj është shkruar, se nuk ka patur asnjë përfaqësues të qeverisë në pritjen që dhatë para disa ditësh për festat tuaja. Në realitet në pritje ka qenë Verivaqis”. Iu përgjigja se “Verivaqin e keni parë një ditë më parë në pritjen e dhënë tek jugosllavi, ashtu siç e pashë edhe unë”. Fjalët e mia i dëgjoi edhe Papulias, ndërsa Vandalis heshti.

Po kështu, gjatë bisedave që pata me Papuliasin, ai më tha se “mendoja se mund të vinte Sebastianos në Kakavijë,por nuk e pati këtë kurajo. Kemi gjetur dreqin me të, pasi ka edhe mbështetjen e gazetave të djathta, të cilat arrijne të thonë se”Papulias duhet të varet në sheshin Omonia”, apo se “duhet të pushkatohet tani, që po bën udhëtimin në Shqipëri”.

E mërkurë, 5 Dhjetor 1984

Në orën 7:30 delegacioni grek percillet nga Muhamet Kaplani ne hotel Dajti.

Mu duk se ishte diçka e menduar jo mirë pasi delegacioni do të vazhdonte vizitën në vendin tonë, prandaj për te mbuluar këtë situatë, i kërkova Reisit që të shoqërova deelegacionin.

Nuk  e di nëse mbuloi kjo percjelljen që nga Tirana, por mendoj se diçka më e mirë u bë. Qëndrojmë në Berat rreth gjysme orë. Reisi kish njoftuar që ta merja në telefon.

Çështjia ishte nëse ishte dakord Papuliasi, që të botohej në shtyp mesazhi i dërguar nga Papandreu. Me tha se unë nuk kam leje për këtë, por të botohet pa vënë në thonjëza thëniet e tij, se keshtu, perveç të tjerave, do të pëlcasin jugosllavët”.

U nisem për në kuotën 731 nga rruga Berat-Kelcyrë. Nga kjo rrugë kisha kaluar për herë të fundit në maj të vitit 1965. Asgjë nuk kishte ndryshuar në rrugë, ndërsa natyra ishte zbukuruar me toka të punuara dhe me tarraca të mbjella me pemë. Ishte një diçka e mrekullueshme. Në kuotën 731, ku janë zhvilluar luftime të ashpra gjatë luftës italo -greke, ka ardhur kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Përmetit, Resul Zani, si dhe shokë të Komitetit të Veteranëve, gjithsej rreth 50 vetë. Midis tyre është edhe një fshatar nga Buzi, i cili i ka jetuar ditët kur janë zhvilluar luftimet dhe, kur e pyetën gazetarët e televizionit grek “a i doni grekët”, ai u përgjigj: “I duam, nëse na duan”.

Papuliasi ishte shumë i emocionuar kur vendosi kurorën. Mos ka pasur edhe ndonjë njeri të tijin midis të vrarëve? Më erdhi rëndë ta pyes. Para se të largohemi, bëmë edhe një fotografi së bashku, pasi e kërkoi vetë. “Hajde pranë meje”,  më tha. Në orën 16:00 jemi në Gjirokastër. Na priti Nedin Hoxha, i cili na dha edhe drekën. Më pas vizituam shtëpinë muze ku ka lindur shoku Enver Hoxha.

Delegacioni grek pati një takim edhe me mësuesit dhe nxënësit e shkollës pedagogjike. Vizitat u mbyllën në Derviçan, ku për nder të delegacionit grek, kooperativistët e fshatit minoritar dhanë një program artistik.

Grekët, në veçanti Papuliasi, mbetën shumë të kënaqur nga sa panë në minoritet. Në Derviçan, Papuliasi përshëndeti të gjithë të pranishmit.

Në orën 22:00 shkojmë në Sarandë. Aty na presin shokët e Komitetit Ekzekutiv me Stefan Qiriakon në krye.Ndodhej edhe Heroi i Punës Socialiste,Vasil Anagnosti, drejtori i mrekullisë së Lukovës, Bashkë me ta kaluam një darkë shumë të këndshme. Në televizion ndoqëm edhe lajmet e programit grek ERT-1,i cili dha deklaratën e Papandreut mbas kthimit të tij nga Dublini.

Në Gjirokastër Pirro Bita më thotë se dje, në darkën që dha Reisi, i kishte thënë anëtarit të delegacionit grek, Kristidhis, se “nëse arritëm në këto rezultate,kjo i dedikohet ambasadorit tonë, i cili ka sqaruar ministrinë, se qeveria greke është për marrëdhënie të mira me Shqipërinë, pavarësisht nga fushatat që bëjnë rrethet armiqëesore. Ne si ministri kemi qenë për një qëndrim të ashpër ndaj Greqisë, ndersa ambasadori kishte mendim të kundërt dhe kjo që po konkretizojme sot, tregoi se ai kishte të drejte”.

12 komente në ““Ekstremistët duan të më varin në sheshin Omonia”, rrëfimet dhe fotot e rralla: Detaje të panjohura nga vizita e famshme e Papuljasit që shkriu akujt Tiranë-Athinë”

  1. Xha Braho says:

    Tëmën e sëmës, qante Papuli vetem se vizitonte Kelcyren e skishte kokerr pretendimi, bente dhe furca pale.

  2. A.G. says:

    Nuk është zakon i bukur të flasësh keq për të vdekurit, por nuk është ndonjë zakon shumë i bukur edhe glorifikimi servil deri në pështirosje.

    Karolos Papulias ka bërë “policin e mirë”, që na “mbronte” nga “polici i keq”, ekstremistët dmth. Ka qenë Papuliasi, ai që ka kthyer autokolonën e tij nga rruga dhe ka anulluar vizitën e tij në Shqipëri, vetëm sepse 10-15 veta dilnin në territorin shqiptar (se matanë kufirit nuk dilnin gjallë) me pankarta për masakrat ndaj çamëve. Dy herë, mos gaboj.

    Mjaft me këto servilizma të neveritshme! Vdekja e ish-Presidentit të Greqisë është lajm në Greqi, jo në Shqipëri. Aq më pak nuk mund të jetë një lajm kryesor.

    Dhe ruajini ca lotët, se gojët e liga thonë që Erdogani është sëmurë. Larg qoftë, se nga goja nuk vjen gjë. Marrtë nga ditët e Papuliasit!

  3. Balo says:

    Po teserën e PPSH e mori Papulias, i ndjeri, atë ditë!????
    Gomerë mashtrues

  4. Sffg says:

    Minoriteti ne kohen e Enverit i kishte te gjitha te drejtat , per çudi i mungojn sot qe ka 30 vjet qe jemi shqyer nga te kater anet , hajde fol po deshe , sot qe i lepim bythen grekut ai ka pretendime per minoritetin , kur i tregonim dhembet nuk kishin as nje pretendim , prandaj dhe Serbia respektohet me shum ne kshillin e europes se i tregon dhembet her mas here , ne qe i lepim bythen ne na shurrojn mbi kok , jemi katandisur per faj te politikanve pa dinjitet si jevgjitet e europes , keshtu esht kur te drejton alabaku dhe jo patrioti por antishqiptari.

  5. Diplomati says:

    Asnjehere Reisi nuk ka qene kunder marredhenieve me Greqine. Madje, marredheniet e tij personale me Paulias kane qene te shkelqyera.

  6. Fieraku ne Greqi says:

    e kush nuk e Njihte Aktorin e Estrades se Fierit Fuat Bocin(Rol..Lipe Shtogu)…..po te flasimim per vitet e 80-tave se paku Gjithe Fieri…
    1-Kur u be Vizita e Carolias Papulias,ate dite dhjetori te vitit 1984-ter…Megjithese ishim Nxenes,ne e morem Veshe Rastesisht…se paku ka Makinat e Shumata qe ishin Parkuar ate dite para Sheshit,te Hotel-Apollonia(Dikur)…si dhe ne Rrugen qe te cone ne lagjen 29-Nentori..
    2-Nuk e dinim se Fuati Kishte nje “Vella” ne Greqi..te rritur Bashke..dhe ky ishte Carolios Papulias MInister i Jashtem i Greqise..
    3-Koha shkone dhe Ngjarjet rrodhen qe ne Shqipetaret te shkonim ne Greqine “Monarko Fashiste” te quajtur nga Regjimi-Komuniste….dhe pame se Greket(Populli) na Mirepriti….se paku na dha Pune,dhe Puna ishte te Ekzistuarit ne Jete,pa pasur Kompleksitetin se kishte edhe Raste Albanopfobie..nga Ekstremiste Greke.
    4-Me 1995-sen ishim Ulur me nje Shoke(Gjitone i Fuatit)..ne Athine, kur aty pari Kalone nje Cifte Shqipetaresh….dhe keta ishin Djali i Fuatit(Rahmet paste)..Petriti dhe e Shoqja…i thirrem…erdhi dhe u ule,pime kafene se bashku(Si Fierak)..dhe e pyeta Petritin:A eshte e vertet se Fuati ka Shoke Femijrie Carolosin??Po me thote….dhe Babi e takoi dhe i kerkoj Ndihme per te bere ndonje “Bissnes”…Por Carolos ja ktheu:Une jame Politikane..dhe nuk merrem me Tregeti…
    5-Carolos Papulias ka Lindur ne Fshatin Voshtine te Janines, eshte ne KUfi me Shqiperine me Fshatin Gjitone Sopikun e Shqiperise..dhe vete Papulias thone se ka Origjine “Shqipetare”….dhe Gjyshi i Papuliasit ka qene Komandante i Qytetit te Prevezes ne Kohen e Turqise…Taip-Papulias..pra munde te thuhet nje “Shqipetare ” Turqizuar dhe “Greqizuar”….
    Gjithe se si Rahmet paste Carolos Papulias….dhe le te mbetet i Nderuar per te “Mirat dhe keqiat” qe i ka bere Shqiperise..lol

  7. Erdi says:

    Papulias ishte teper i kenaqur me trajtimin e minoritetit grek nga qeveria Enver Hoxhes.Pasi Enveri vriste vetem shqiptar kurse nga greket e bente ne breke.Dhe Papulias e vertetoj kete me syte e tij.Ajo qe i vuri kapak ishte qe dhe ushtria shqiptare ishte lene ne dore te grekut Kiço Mustaqi. I cili ishte dhe shef i shtabit te pergjithshem.

    1. Taulant says:

      Ku e more vesh kete gje.
      Enveri nuk pyeti per Hrushovin e Bashkimin Sovjetik jo per minoritetin e Greket….

  8. Taulant says:

    Per cfare mashtrimi flet o njeri? Ministri grek respektoi vullnetin e popullit shqiptar per te jetuar ne socializem. Kjo eshte e verteta do apo nuk do ti tani.

  9. Ddffgg says:

    O erdi o spurdhiak mvaret si ta ka treguar mami Enverin , Enveri me grekun nuk fshinte bythen o qurravec se kishte ushtrin me te fort ne ballkan shqiperia ne at koh , ik ha noj sufllaqe tek sheshi omonia dhe lepiji pak bythen priftit mos u mer me kto pun se je teper i vokel , nuk ngeli debil pa dhen ment neper gazeta , edhe atehere kur nuk kan haberin si kan qen punet dikur ,Enveri ishte burr shteti qe nuk pirdhte as per Ameriken as per Rusin e asaj kohe qe nuk e njef as babai jot , jo ta njohesh ti derdimen qe ke mar edukat ta shikosh greqin si superfuqi , fshatar , njerzit me budallej nga greqia komentojn , minoriteti ne at koh i kendonte Enverit nga mengjesi ne dark dhe kush e kish gerric bythen ja tregonin vendin ja hidhnin çelsat ne det , prandaj rrinte sus minoriteti , ky qurraveci na tregon greqin , o kokrra legenin ne nuk fshinim bythen me greqin e asaj kohe , i hym brenda grekut qe ne 1949 ten , i vum perpara si derrat , jo ne kte koh qe ja lidhnim breket ne kok , fshatar i mjer.

  10. Na edhe nje tjeter i semure mendore me (pa )tru te pjerdhur nga kolera komuniste , Ddffgg, injoranca kalon çdo imagjinate , Enveri kjofte largu nuk trembej as nga USA e as nga B Sovjetik , shkurt bota imperialiste drillej nga djadhi shqipetare ??!! rrofte Marksizem Leninizmi , bashke me partite marksiste leniniste qe kjofte largu psikopat i mbante me parate e gjakut te te burgosurve e te popullit skllav Shqipetare fanare ndriçues ne bote ….

    1. ....... says:

      Enveri mund te kishte probleme me SHBA apo BS….por per Greqine dhe analfabetet minorikkkkk….as qe e “rruante”….Greqise ja tregol me 1949…..ku u mbush Mali Gramozit me kufomat jevgjitve te Athines e qe qelben me dite te tera territorin perreth…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje