“Kam besim se do të jetë ky viti”, Gurishta tregon ëndrrën që i ka mbetur pa realizuar: të Shpallem kampion me Vllazninë

27 Dhjetor 2021, 12:01Sport TEMA

Erdenis Gurishta ka folur për emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ pasi është shpallur si lojtari më i mirë i vitit në “Abissnet Superiore” nga sondazhi i “Ora News”.

Kapiteni i Vllaznisë ndihet i vlerësuar për një fakt të tillë, ndërsa thekson se ëndrra më e madhe që i ka mbetur pa u plotësuar është fitimi i titullit kampion me kuqeblutë.

“Duke pasur parasysh se një vit më para ishim në play off dhe direkt vitin që shkoi dolëm nënkampion me golavarazh dhe fituam Kupën e Shqipërisë. Është një vlerësim për mua dhe ndihem shumë mirë.

Një ndër ëndrrat e mia është të realizoj të shpallem kampion me Vllazninë. Shpresoj të jetë ky vit, kam besim, pavarësisht se jemi 8 pikë larg.

Vitin e kaluar më kanë dalë ëndrrat. Vllaznia e këtij viti është më e mirë se e vitit të kaluar.

Kemi më shumë kualitet dhe këtë e thonë të gjithë. Shpresoj të kenë kaluar të gjithë të këqijat dhe vitin tjetër të jemi më të fortë”, është shprehur Erdenis Gurishta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje