Administrata e drejtuar nga Joe Biden nuk ka ende një vit, por në Shtëpinë e Bardhë kanë pakënaqësitë, fillimisht si thashetheme dhe tashmë pothuajse haptazi. Ato vijnë jo nga një zyrtar i thjeshtë, por nga gjysma femërore e dyshes që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kamala Harris ndihet e frustruar, pothuajse e përdorur, nga presidenti 79-vjeçar. Ky është portreti që del nga një artikull i mirë informuar i gazetës prestigjioze “New York Times”, që citon raste të ndryshme ku ish-prokurorja ka patur role pothuajse simbolike në takimet politike më të rëndësishme.
Ndërkohë, sipas burimeve, ajo ndihet edhe e stresuar nga fakti që i janë dhënë nga Biden disa nga temat më delikate dhe ku kritika është më e fortë, si emigracioni dhe e drejta e votës, duke e ekspozuar atë në një dritë aspak të mirë, që mund të vej në rrezik objektivin e saj madhor, synimi i presidencës në zgjedhjet e vitit 2024.
Pikërisht në këtë pikë, Harris ka rrëfyer rrethit të saj të ngushtë që ka frikë se Biden po e djeg kandidaturën e saj, dhe se presidenti ka në të vërtetë një tjetër kandidaturë në mendje. Një nga mbështetëset e saj më të mëdha është ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, dy herë kandidate për presidente në 2008 dhe 2016, të dy të humbura.
“Ka një standard të dyfishtë me të cilin gjykohet Kamala, ashtu siç ishte edhe për mua”, mësohet se ka deklaruar Clinton.
E para femër dhe me ngjyrë që shërben si zv/presidente e Shteteve të Bashkuara, Kamala është bijë e dy prindërve emigrantë, e ëma me origjinë indiane, Shyamala Gopalan, biologe dhe kërkuese shkencore kundër kancerit të gjirit, dhe i ati Donald J. Harris një xhamajkan, profesor ekonomie pranë universitetit të Oxford.
Gjatë karrierës së saj në sistemin e drejtësisë Kamala njihej si një nga prokurorët më të ashpër ndërsa angazhohej në rastet e luftës ndaj bandave kriminale, trafikut të drogës apo dhunës seksuale.
Punët e Zotit nuk i di njeri, por Zonja Harris si zv.presidente e zgjedhur propabilisht e ka një shans të jetë presidente e Amerikës. Gjithsesi!
Ose nuk esht ne lartesin e duhur per nje supershtet.
Nuk e kuptoj si mund te zgjedhjet vise president nje kandidar qe eliminohet qe ne javet e para te gares, nje person me me pak mbeshtetje ne popull apo eshte kalkuluar per t’a zevendeauar kollaj me vone, politika eshte kurve…!!! Sa per komentin e Bureto’s ai (ajo) jeton ne planet tjeter sic jane demokratet e tanishem qe flasin perralla sociale dhe raciate.
E mori bideni meqe ajo esht e zez per pr
@pjatalaresi16! Se paske kuptuar komentin. Po sikur Zoti te beje ndonje hata….në baze te Kushtetutes se SHBA, kush behet President? Inshallah kupton kesaj rradhe.
Bureto, ky ka qene plani qe ne fillimpo po Bideni po mbahet akoma.
Sherri midis te dyve pra president sek.shtetit eshte jo per problemet siç paraqiten por per “Non Graten ” e Sali Ram Berishes si person qe nga CIA ka patur garanci per mosndeshkim per gjithe jeten e tij ,ku ku preçedent eshte zbatuar me perpikmeri deri para nje viti ku edhe pse dogji,vodhi shiti teritor shqipetar “fabrika ” e etiketonte “bure shteti”!Mirpo dihet qe Amerika kur ka nevoje te mbron e kur mbaron pune te flak si te zgjebosur!Ndaj edhe Sali Berisha ka pretendim se mund ti hiqet damkosja “familje non grata”.Sherr i madh ka plasur per kete poliagjent ku çdo proçedure eshte ndaluar,jo eshte minues i demokracise,jo eshte vrastar,jo kundra Amerikes e plote nofka te tjera por kur vjen puna per ti hapur dosje ,vjen nje zarf dhe gjithçka mbyllet.Padyshim qe Hillari Klinton eshte dhe do te mbetet kandidatja nr.1 e demokrateve pavaresisht se dy here eshte skualifikuar.Perse jo edhe per te treten here se bashku me Saliun kendej oqeanit!Me vjen keq vetem per Tak Ngjalen qe asnjehere nuk i del ajo çka thote ndonese ai i thote te gjitha per te gjithe!
Ti koriero edhe kur i bie me dore nuk te hiqet nga mendja Sali Berisha.