Prej 4 Janarit të vitit të ardhshëm çertifikata e vaksinimit është kusht për administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare.
Në pikat e vaksinimit në qendrat shëndetësore por edhe në stadiumin “Air Albania” ka një kërkesë të shtuar të personave që duan të vaksinohen.
“Ecuria e vaksinimit në pikën e ‘Air Albania’ ka ecur me ritme mjaft të mira. Ka kërkesa për vaksinë, sidomos për dozën e parë dhe të tretë”.
Veç të moshuarve që marrin dozën e tretë përforcuese të vaksinës, në rritje janë edhe moshat e reja.
“Kryesisht nga mosha 20-35 dhe grupmosha e tretë. Gjatë një dite kryhen rreth 150 vaksina”.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit anti-covid në Shqipëri I kanë marrë të dyja dozat e vaksinës mbi 1 milion persona, ndërkohë që rreth 142 mijë kanë marrë edhe dozën e tretë.