“Të dhënat e shqiptarëve në duart e kriminelëve! Si zot shtëpie që jeni duhet të jepni sqarime", Rama-komentuesve: Ka ndodhur edhe në shtete të mëdha

28 Dhjetor 2021, 12:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish skandalin e publikimit të pagave të qindrave qytetarëve shqiptarë.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur komentit të një qytetareje në ‘Facebook’, e cila i ka shprehur shqetësimin për të dhënat e shqiptarëve që janë në duart e grupeve kriminale.

Ndërsa, një tjetër komentues e ka pyetur Ramën lidhur me diferencën e madhe të pagave mes njerëzve të thjeshtë dhe personave të tjerë të cilët paguahen deri në dhjetëra dhe qindra milionë në muaj.

Në përgjigjien e tij, Rama shkruan se ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në shtete shumë më të madha, ndërsa thekson se prokuroria duhet të nxjerrë sa më parë fajtorin.

“Nxjerrja e të dhënave është një problem me te cilin ballafaqohen të gjitha vendet në epokën e teknologjisë digjitale, qoftë për shkak të sulmeve kibernetike apo qofte si pasojë e veprimeve kriminale të individëve brenda sistemeve shtetërore!

Amerika, Anglia, Franca e me radhë kanë pasur ngjarje të ngjashme dhe madje në ndonjë rast me pasoja tejet të rënda përtej kufijve të vet shtetit, por ky nuk është kurrsesi justifikim, përkundrazi.

Prandaj uroj që prokuroria të nxjerrë së shpejti fajtorin dhe drejtësia t’i japë ndëshkimin e merituar, ndërkohë që në do të finalizojmë sa më parë marrëveshjen që po punojmë prej disa kohësh, për të marrë një njësi të mirënjohur amerikane në mbrojtje të sistemeve tona informatike”, shrkaun Rama ndër të tjera.

1 komente në ““Të dhënat e shqiptarëve në duart e kriminelëve! Si zot shtëpie që jeni duhet të jepni sqarime”, Rama-komentuesve: Ka ndodhur edhe në shtete të mëdha”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Dakort mer legen dakort drejtesia, po na thuan paraprakisht sa do kushtoje sistemi i ri i mbrotjes te te dhenave se gjysma e filmit per ate eshte. Te tjerat jane mere me leng se mish mbaroi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje