Sekretari i PD: Njerëz të Berishës më kanë kërcënuar pse mbështes Bashën, SHBA i futi “shpullën” atij ndaj s'mund të jem me të

28 Dhjetor 2021, 09:32Politika TEMA

Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin u shpreh në emisionin “Log.” se Lulzim Basha është i përzgjedhuri i Amerikës. Ai tha se më tej se Edi Ramës do i interesonte që të kishte përballë ish-kryeministrin, pasi ky i fundit është shpallur “non grata” dhe i izoluar plotësisht dhe në këtë rrugë kërkon që të fusë edhe PD-në.

Berisha është “non grata”, tërësisht i izoluar. Edhe sikur të marrë të gjithë PD-në është i izoluar. Basha është i përzgjedhur nga SHBA. Nga fuqia e madhe. Është i përzgjedhuri nga fuqia e madhe. Do ta shikojmë.

Në momentin që je burrë shteti, faktor i jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe rajon, prandaj duhet të shikojë për përgjegjësinë përtej vetes. Problemi është te dëmi që i shkakton PD-së, në momentin që superfuqia, aleati jonë SHBA, ai (Berisha) del dhe sulmon ambasadoren amerikane me lloj lloj epitetesh…

DASH doli dhe i futi një “shpullë” zotit Berisha që ambasadorja amerikane përfaqëson SHBA-në dhe qëndrimet e saj janë qëndrimet tona. Cfarë borxhi i kemi ne që na vendos në këtë lloj raporti? Ai instrumentalizon demokratët, se i duhet partia për t’u thënë amerikanëve se nuk më “nxirrini dot nga tryeza” deklaroi Bejko.

Në fund të emisionit Bejko tha se është kërcënuar me jetë. “Belind e di ti sa kërcënime për jetë më vijnë mua nga demokratët? Punizmi është mes nesh” i tha ai, deputetit demokrat. “Berisha i ngop demokratët me gënjeshtra për t’i mbajtur afër” e mbylli sekretari i pushtetit vendor të PD-së.

4 komente në “Sekretari i PD: Njerëz të Berishës më kanë kërcënuar pse mbështes Bashën, SHBA i futi “shpullën” atij ndaj s’mund të jem me të”

  1. Alfred says:

    Ky cope hajvani del e jep mend neper televizione dhe gazeta?!… Basha I perzgjedhuri I amerikes! Per cfare?! Per kukull? C’na duhen kuvende e fushata zgjedhore atehere?! Na mbyten injorantet,servilet dhe zuzaret!…

  2. a jeni me shqiptare? says:

    Alfred, mos u merzit, do marresh pjese ne funeralin e Saliut me buqete me lule. Te pjerdhur fare nga mendja, nuk jetojne jeten por qepen pas brekeve te Sali kermes.

  3. "BOHOTINA" says:

    E di ti se çdo te thote BURRE SHTETI. Mjere ti. Pyet Napolon Bonopartin per kete…

  4. Tironsi says:

    Si nuk e kuptojne keta akoma qe PD duhet te shkrihet perfundimisht pasi u krijua dhe vazhdoi si parti kriminale me mentalitet enverist.Perderisa ka akoma militante trushkulur qe kane idhull e i shkojne pas duke deklaruar qe japim dhe jeten per kryekriminelin Sali Ram Sheqere Berisha.
    Duhet urgjentisht te krijohet nje parti e re vertete e djathte e konservatore pa komuniste brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje