Krim tronditës në familjen shqiptare në Gjermani, babai vret dy fëmijët dhe më pas veten

28 Dhjetor 2021, 09:11Politika TEMA

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Gjemani. E përditshmja gjermane Bild raporton se krimi ka ndodhur në afërsi të qytetit të Hamburgut, ku një 44-vjeçar ka plagosur gruan, ka vrarë me armë dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë mësohet se është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:53, ku kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Policia kur ka mbërritur në shtëpinë e Flamur R., e ka gjetur atë të gjakosur dhe armën e krimit shumë afër tij, ndërsa më tej ishin dhe dy fëmijët e vrarë, si dhe gruaja e plagosur.

Siç raporton Bild, hetuesit kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë zbardhur të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, por detajet ende nuk janë bërë publike për mediat.

Fqinjët në dëshminë e tyre para oficerëve të policisë, kanë thënë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë dhe në familjen e tij ka pasur dhe herë të tjera konflikt. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

4 komente në “Krim tronditës në familjen shqiptare në Gjermani, babai vret dy fëmijët dhe më pas veten”

  1. Liku says:

    Duhet ta kishte filluar vrasjen nga vetja. C’kusur kishin femijet o gjakprishur?

    1. ??? says:

      Ha ka çën gjakendzet të Kesh mentaliteti Otomane Turke e mose te jesh njeri kote në kët jet ështe e pa mundure

  2. Ngushullime te gjjthvet.. says:

    Ju prefte shpirt ne paqe..
    Te gjitheve..normal brima e Celesit Gruas ka qene ne kerkim qe te Laget nga shiu,, me mire ta kishte ndare,,.. Momente Jane gjera qe ndodhin..

  3. nga maqedonia says:

    duket surrati i enjtur nga alkoli, tmerr. Shqipria duhet te bej ligj per alkolin se po djeg neuronet e popullit. Vetem ne shqipri degjon shprehje si mka ik truni. gjith keta psikopate, drogagjinj, incestuoz kan ni jete qe bejn hajt gzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje