Modeli nga Italia që sfidon shëmtinë e emisioneve “Zombi” të darkës

27 Dhjetor 2021, 17:48Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ndërsa punoja para disa kohësh si bashkëpunëtor në një prej emisioneve më të njohura politike të televizioneve, në një puntatë, ku temë dite ishte refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn, sugjerova që në panel të thirren dy ish-Presidentë të Republikës për të analizuar ngjarjen.

Bëhej fjalë për Bamir Topin dhe Alfred Moisiun. Personi që drejtonte emisionin nuk e mori me entuziazëm, ngaqë tha se ata flasin butë e nuk bëjnë sherr. Në fakt, në fund rezultoi se qasja argumentuese dhe analiza e nivelit të lartë u mirëprit nga shikuesit.

Natyrisht që ky rast nuk u ndoq më, pasi thelbi apo filozofia e “ideatorëve” të emisioneve të darkës në prime time është “të ketë sherr, madje të fortë”.

E ky është bërë një fenomen shoqërues i të gjithë mbulimit mediatik të orës më të shikuar në televizion, ku ose ka emisione politike ku sherrosen politikanë e analistë, ku argumenti e logjika janë internuar, e të drejtë qytetarie ka marrë zhargoni apo ajo që quhet fjalë e pistë.

Panelistët nuk diskutojnë por përdorin fjalë: Legen, ditëzi, pa b*thë, protstitutë, e të tjerë pjesë nga depoja e druve të “librit të shtëpisë.

Si alternativë e paneleve politike, televizionet përdorin ato që quhen emisione “trash”, apo reality show, ku shahet e përleshet me të gjitha rasat e kohët e emrave e foljeve më të rënda të fjalorit të shqipes.

Arsyeja e kësaj filozofie apo strategjie? “Kanë audiencë!” “Njerëzit vdesin për sherr, intrigë e fjalë të pista”, thonë spin-doctorët e fantaksur të këtyre emisioneve, të cilët janë të tensionuar e nervozë gjithë kohën.

Madje më shumë se para ekranit, janë pas tij, ngaqë natyrisht në eter përcjellin pjesë të personalitetit, formimit, apo konceptit të tyre mbi atë sesi duhet treguar apo komentuar një ngjarje.

Në fakt, është një perceptim jo real, pasi kemi të bëjmë me një monopol në këtë rast. Konkurrohet me të njëjtin mall apo model. Sepse nëse do të konkurrohej me një emission trash nga njëra anë, e me një prodhim cilësor, sipas të gjitha gjasave do të fitonte ky i dyti.

Shembullin më kuptimplotë na e jep Italia, një vend që më shumë se të gjithë vende europiane dhe më gjerë, median e televizionin e ka pasur gjithnjë të anuar nga spektakli e nga “teatri mediatik”. Pra nga ajo që “spin doctor-ët” tanë i thonë show, që sajdiset më shumë duke e bërë, sesa duke qenë.

Alberto Angela, është një gazetar e prezantues televiziv, që prej vitesh, ecën nën gjurmët edhe të të atit-Piero Angela, prodhon emisione e dokumentarë jo argëtues, por formues.

Kryesisht mbi shkencën, historinë, trashëgiminë etj, ku prej vitesh i jep publikut emisione mjaft cilësore e me nivel të lartë. Por këto emisione, në të shkuarën jepeshin në orare “xhepa”, pra ose vonë në darkë, në drekë apo pasdite, për të mos ju afruar “zonës së nxehtë” të prime time-s.

Prej një viti, Alberto Angela, po garon në kohën më të shikueshme, me televizione private e komerciale që transmetojnë që nga debate politike, reality show të një niveli super ekstravagant, apo seriale shumë të arritura.

Në të gjithë këtë kohë, seriali i Angela-s mbi historinë e “Bell Paese-s”, pra mbi antikitetin, mesjetën apo historinë dhe bukurinë e qyteteve italiane, ka mundur fuqishëm të gjithë konkurrentët. Qëndron në vendin e parë, duke i dhënë televizionit publik- RAI, jo vetëm audiencën më të madhe, por natyrisht edhe shumën më të madhe të parave që vijnë nga reklamat, madje edhe ndërkombëtare.

Mbrëmë, Angela transmetoi një emision super mbi qytetin më të rëndësishëm të Jugut të Italisë-Napolin. Pikërisht pak kohë, pasi gazeta e madhe franceze “Le Figaro”, e kishte cilësuar një “qytet të botës së tretë”.

Alberto Angela, ndryshe, paraqiti një emision narrativ, dokumentar dhe shkencor mbi vlerat dhe bukuritë e qytetit, për të cilin Gëte i madh ka thënë: “Shiko Napolin, pastaj vdis!”

Sipas La Repubblica, emisionin e kanë parë rreth 4 milionë njerëz, afro 23% e audiencës. Që përbën rekord në një vend ku jo vetëm ka shumë televizione cilësore, por ku gëlojnë platformat digjitale botërore si Netfix, Amason Prime etj.

Në udhëtimin njëvjeçar, Alberto Angela, e ka dhënë me vepra se modeli fitues nuk është reality trash, apo sherri i “superanalistëve”, por cilësia e përmbajtjes.

E ky model mund të triumfojë natyrisht edhe në Shqipëri, por këtu duket se ka një dorë që kërkon ta shtyjë me regji dhunën verbale, sherrin, apo modelin trash të dallkaukëve. Imagjino, në një emision në një television kombëtar, një person që është kundër vaksinave dhe nxjerr vetëm teori komploti, cilësohet se “I ka dalë fjala”, kur realisht nuk i ka dalë natyrisht asgjë.

E gjitha kjo bëhet për të tërhequr audiencën që beson të gjithë këtë zallamahi, duke arritur në përfundimin se “njerëzit shohin në pasqyrë vetveten tek këta emisione, ndaj i ndjekin”.

Po pse nuk provojnë njëherë të bëjnë një prodhim cilësor si ai i Alberto Angela-s, e ta shohin sa vlen? Më pas të flasin!

16 komente në “Modeli nga Italia që sfidon shëmtinë e emisioneve “Zombi” të darkës”

  1. Neutrino says:

    Ku publiku italian dhe ku ai i Albanistanit

  2. Pk says:

    Emisioni Super Quark, i te madhit Piero Angela, shembull unik i nje emisioni elite informativ-edukativ prej te pakten 30 vitesh, simbol i asaj cka duhet te perfaqesoje televizioni, sidomos ai publik. Mos prisni modele te ngjashme ne Arnautistan kun na mbyten telenovelat turke dhe modelet e legenave qe “perputhen”.

  3. Ladi says:

    Eshte e turpshme. Shume diskretituese. Krejt acaruese situata ne tv- te shqiptare. Gerr-verre, grindje banale, politik vulgare, personazh qesharak dhe te diskretituar dhe pa fund keshtu ne kete shemti.. Por nuk mbaron ketu! Programet e humorit perserisin deri ne neveri dhe çfaqin te njejten balte politike te debateve?!
    Dhe kjo vazhdon ne çdo program, ne çdo ore te dites, ne çdo tv, te cilat bejne ate qe njerzit te largohen te lemerisur nga ky vend te çmendurish.

  4. Me vones delegate iken. says:

    Shkrim I sakt por 20 vjet me vonese.Analthithsat tashme ja Ben dëmin shqiperise did Pas site emisjon Pas emisjoni.
    Eshte klika me e ndyre me e shpifur që ndonjehere I Ka Ra për hise ketij vendi.
    Prandaj zoti Pati Ku shkrim esht I vonuar ata duheshin ndalur koh me pare

  5. Niku says:

    Ki parasysh i dashur se prezantuesi italian ka perballe nje publik te kulturuar dhe artdashes dhe jo turma leshkosh-egersira mesjetare sic jane (shumica) shqipot e pagdhendur….

  6. Alban says:

    Eshte Marin Mema i vetmi qe sjell nje emision me vlera ne Shqiperi. I vetmi !

  7. Taulant says:

    Edhe ca plehra komentues qe shajn prejardhjen e tyre.
    4miljon Italian qe kane pare ate programin jane 5% e te gjithe teleshikuesve.
    Pastaj keto formatet trash qe prezantojn televizionet Shqiptare origjinen e kane prej banalitetit Italia ,Anglez e Amerikan.
    Bota televizive eshte shume komplekse qe te akuzosh popullin per nivel injorance qe i ndjek.
    Jane aspekte publicitare qe dominojn plus ato te manipulimit te masave.
    Prandaj edhe shoqeria moderne qe eshte transformuar ne shoqeri konsumi eshte drejt zhdukjes demografike dhe zevendesimit te saj me njerez nga bota e trete.

    1. Big brotheri i astirit says:

      O tautau, po di italisht ti qe te kuptosh banalitetin italian??
      Ta nxe truri jot kend-ngushte “boten” italiane ?!?
      Ti me siguri ato 4 fjalet banale njeh…si psh…..(se spo i them)
      Si nuk te pashe njeher ne krahun e llogjikes o T!!
      Shkrimi eshte shume i sakte, po çe do qe ne shqiperi 90% s’jane si Ylli Pata, po jane si taulanti.
      Yllit i them qe : sapo te gjejme Angela-t tona shqiptare,.sa te gjejme publikun tone kulture-dashes, e sa te kërrejme ndonje copez te vogel e te bukur nga historia jone allishverishe shqiptare, do bejme dhe ne Quarkun tone apo MelaVerde, LineaAzurra, 4Ristorantet, apo 4 Hotelet etj etj.
      Nderkohe ti o Taulant “caro” hidhi nje sy këtij *banaliteti qe listova me lart, dhe beje analizen tende anale.
      Persa i perket audienc-matesit, nuk matet me 4 mln italiane, po matet me sinjalin digital qe tv “dergon” kur ti e le ne nje kanal,…..pra, i dituri Taulant, nuk jane 4 mln italiane, por jane 4 mln Sinjale = 4 mln TV.
      4 mln tv x 2 shikues (te pakten) = beji vet llogarine TAULANTI!!!!
      ciao

      1. Njeres pa (qe sduan)pune says:

        Publiku eshte njesoj ne te gjithe boten, cfare ti ofrosh ashtu do edukohet. Edhe ne Itali ka polemika te shumta prej vitesh per emisine trash qe kane pushtuar nje pjese te televizioneve sidomos te Mediaset, por polemikat, kritikat apo ironite qe behen rreth tyre shpesh shumezohen me zero se nje fete e mire e publikut italian i ndjek ato , sidomos moshat e rritura, grate, plakat dhe jo pak te rinj.Maria de Filippi eshte nje nga prezantueset me ne ze dhe me te paguara ne Itali (shpesh dhe nga me te kritikuarat) per keto lloj emisionesh, dhe me ndoshta rrogen me te larte ne palinsestin e TV italiane, u publikua pak dite me pare, rreth 10 milione € ne vit ne se sgabohem. Tregu eshte kokeforte, deri sa te kete popull qe i shikon ajo do te mbijetoje. Por nga ana tjeter Italia te ofron edhe emisione te nje niveli shume te larte qe permend Pata te cilit duhet bere nje kompliment gjigand per temen e hapur, edhe pse shume shqiptareve tashme ju vjen per te vjelle nga ato lloj emisionesh apo telefilmat e nivelit shume te ulet (turk e tje) , dizedukative dhe shplares truri. Dikush permend ketu TVSH , me te drejte, ku rastesisht, ne kerkimet e mia te shumta per te pare dicka te jetes reale ne Shqiperi dhe jo vetem e vrau, e vodhi, e perdhunoi, e dogji etj etj..gjeta ne nje nga stacionet e TVSH ,nje emision shume interesant mbi nje bukepjekes ne Orikum te Vlores i cili me shume pasion i zgjidhte dritherat e bukes qe bente per te ofruar njeresve prodhime te larmishme dhe me cilesi, dhe suksesi nuk I mungonte. Kjo eshte jeta. Keta jane shembujt qe duhet te okupojne TV tona ne se duam apo presim te shikojme te rinj normale me pasione dhe qellime reale te jetes jo me prresh ne by… por secili sipas aftesise dhe formacionit shkollor…….sic e fillova me lart njerezit nuk ndryshojne shume ne te gjithe boten, problemet ,marredheniet, llafet,apo sherret ne familje apo jashte saj jane njesoj. Diferencen e bejne qeverite, shoqeria civile , cfare i ofron atij njeriu ate pergjigje do kesh nga ai ne rruge, ne pune,ne dyqan ,ne marredhenie….edhe ne Itali gjen nivele shume te ulta nganjehere por alternativa eshte shume e larte ne treg. Por ne kemi shume per te bere dhe te paret qe duhet te hapin gojen duhet te jene intelektualet. Bravo Ylli Pata , qofte nje fillim I mire ky, se njerezit shikojne dhe vleresojne, mjafton te lexosh shume reagime te
        lexuesve ndaj ketij artikulli ,pavaresisht batakut te disa TV shqiptare .

  8. Timi says:

    Alternativa është RTSH me programet e saj!
    Privatet janë thjesht komerciale për të fituar reklama dhe para.

  9. Asd says:

    Shkrimi me kujton ate fabulen e shkurter ku burri i thote gruas : “sikur te kishim nje tigan… sepse miellin e merrnim hua tek komshiu lart ndersa vajin tek komshiu poshte dhe … hanim petulla sonte.

  10. Nik says:

    Ne kemi psh Prof Pèllumb Xhufin i cili mund tè kishte njè pjes nè RTSH duke folur pèr antikitetin shqiptar,kemi Prof Eleni Kocaqi njè artiste vèrtet pèr historin e kombit,kemi Marin Memèn e mund tè shtoj shum e shumè tè tjer .Nè qoftèse ju prekni shèmb e italis do tè shikonim se nè kohèn e pandemis u rrit shumè numri i tè apasionuarve mbas historis antike nga Prof Allessandro Barbero,u kthye pothuajse nè njè star,ngado qè organizon takime me lexues,student pritet me ovacione tè mèdhaja,e pèrsèris se ne nuk na mungojn profesionistèt por mungon serioziteti dhe mbi tè gjitha edukimi edhe nèpèrmjet televizionit ndaj popullit.

  11. Nje mergimtar says:

    Jam dakort me shkrimin e zotit Pata ,po foltoristet e zhurmuesit cfar do te benin?Ku do te “hanin,Lubonja,Bushatit,Hoxha,Raki pi llari,Zheji, e kompani?Ku do ti merrte Mijra euro ne muaj Fevziu?Me sa duket ju Z.Pata kerkoni ti lini pa “buke” “shpirtin” egazetarise?Mos e dhente ZOTI!

  12. Grigua says:

    Zoti Ylli Pata
    Cili gazetar ka njohurite e duhura shpjeguese per te bere emisione te tilla?
    Realiteti i gazetarise shqiptare eshte se Ju nuk jeni as ne 10% e diturive qe kane koleget tuaj.
    Sapo e lexove kete qe shkruajta, dhe mendove i irituar se ti vete nuk ke mangesi njohurie dhe “ky komentuesi” na qenka kot.
    Dale, prit.
    Totalisht, tersisht, asnje gazetar shqiptar nuk ka lidhje me realitetin e tanishem boteror.
    Asnje gazetar shqiptar nuk di, apo nuk jane mesuar nga mesuesit e tyre se cfare eshte realiteti boteror mbi informimin e publikut dhe si krijohet kjo.
    Jeni zero.
    Qe nje emision te ndiqet nga publiku, nuk eshte e veshtire, shiko perputhem e big brather.
    Qe nje emision te kete vlere, te kete rrjedhe normale informimi, te flasi ne zemer, te ngulitet ne mendjen e publikut, duhet qe prezantuesi te jetoje ne te tashmen,ne realitetet pertej dyerve te tiranes e gjirokastres, tropojes e krujes.
    Zoti Pata dhe te tjere.
    Jeni te ceket ne informim. Jeni te mbyllur.
    E shumta qe mund te beni, eshte nje emision te mire ne 10 muaj. Dmth ne pothuajse 40 emisione ne vit, ti vete na tregove se kishe vetem nje emision per tu “mburrur”.
    Si te painformuar qe jeni, me more si shembull nje emision ne itali ku flitej per historine.
    Si njecik me i informuar se ti-ju, po te them: Emisioni “Oxygen” i kosoves, eshte ai qe ti duhet ta kishe si shembull.
    Eshta ai emision ku nqs nuk ke dy tituj akademik nga unveristete shume pretigjoze botror, nuk i kalon dot dyer e studios perkatese.
    Ja shembullin e ke, por ti si cdo gazetar aqo njeri tjeter, u turre tek “tjetri”, pa njohur realitetin qe jeton italini ne kete kohe, pa bere kerkime, duke anashkaluar gjene me tjelbesore; si rritet-edukohet publiku italian dhe cdo publi’ tjeter kur plasim per vendet e tjera ne bote.
    Qe ta mbyll(sepse ka shume per te diskutuar), merr shembull shfaqien tetrale te Shekspirit ne tirane. Erdhen angelezet e ngriten duart lart. U “cmenden” kur pane se realiteti qe lexojne shqiptaret tek sheksiri nuk eshte i duhuri dhe se me ate shfaqie dilte nje shekspir tjeter.
    Ja keta jeni-jemi. Jashte realitetit. Na mjafton te shikojme nje emision te bukur diku e mendojme se mund ta bejme. Pa njohur thelbin. Thjesht mendojme se mund ta bejme. Nuk mendojme se qe te besh, duhen njohuri e jo shikimi vizuale.
    (asgje personale, thjesh reagim mbi shkrim tend)

  13. Te jemi te sakte e te ditur. Vedi Napoli e poi More ( more eshte nje fshat sfer nspolit )... says:

    …dhe napolitanet e thoshim me humor , pra nuk eshte vdis. Lexoni padtaj shkruani. Sa per tv shqiptare ku te ashtuquajtur ansliste , jane llumi i shkalles se njerezimit me lubonj-bushat pek- rakipllaret e cdo lloji te drejtuar nga fevziu- vasili etj dhe pasurohen me injorantet shqiptare.O shqiperi te kame dhjere…..

  14. Sonila Meço says:

    Zoti artikullshkrues, kam nje pyetje per ty:
    “Puntate”, (fjale e shkruar nga ti ne rreshtin e dyte te shkrimit) kujt i thone?
    Ndersa tek nja dy komente me ra ne sy se Marin Mema qenka historian!!!
    Marini, si Arbana Osmani, Eni Vasili e tjere e tjere e tjere, pafundesishte e tjere, eshte nje rrogetar qe punen e tij e bene shume keq per nje shikues me intelekt mesatar, dhe jashtezakonishte mire per hajvanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje