Monika Kryemadhi: Rama e Basha donin të zhduknin LSI por i bënë llogaritë gabim, jemi më të fortë se kurrë

27 Dhjetor 2021, 21:00Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka vënë “vulën” përfundimit të bashkëpunimit me Partinë Demokratike.

Në një intervistë për “A2CNN”, Kryemadhi u shpreh se edhe PD dhe PS kërkuan që të eliminonin LSI nga skena politike, duke shtuar se të dyja palët i kishin bërë llogaritë gabim, duke përmendur numrin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu, në fjalën e saj, ajo u shpreh se në të ardhmen LSI do të luante një rol kryesor për të ruajtur balancën politike në vend, por nuk dha detaje të tjera.

“Unë dua të theksoj se dëmin ne ia bëmë opozitës, qoftë unë, qoftë Berisha, qoftë Basha. Metodoligjia për të mos bërë fushatë në zgjedhjet e 25 prillit, për të krijuar kultin e individit, mendoj se ishte gabim i opozitës.

Pretendonim të bënim Bashëm kryeministër, por duhet të dilnim me disa kandidatë për të mos ia bërë asnjërit të qartë se kush do të ishte kryeministër, i cili do të merrte atributet e ndarjes së tortës le të themi me Ramën.

Ndërkohë që mendoj një situatë e tillë brenda PD është e nevojshme. Ka shumë për të kuptuar sepse u bënë disa fushata që humbet. Edhe LSI. Por ne hymë në zgjedhje pa asnjë armë politike për t’i qëndruar besnike fronti opozitar, që sot nuk ekziston më.

Ai front shërbeu për të majmur llogari bankare e xhepat e disa individëve. Qëllimi ishte goditja e LSI, për ta nxjerrë jashtë loje. Por i kanë bërë gabim llogaritë. Votat e LSI do të vendosin balancat për të ardhmen, qoftë në zgjedhje lokale…qoftë në… I kanë bërë të dyja palët llogaritë gabim,”-u shpreh ajo.

7 komente në “Monika Kryemadhi: Rama e Basha donin të zhduknin LSI por i bënë llogaritë gabim, jemi më të fortë se kurrë”

  1. tan says:

    Me nje buce si ty ….ne rregull eshte LSI.

  2. Alban says:

    Me te forte nuk ka..
    A mortja qe ste ha..
    Shko bej shurren te ajo vila me 13 banjo qe ke..

  3. Demir hunderi says:

    Ju jeni shume te forte por kujdes se mos ungec m… ne kthese dhe nuk hapni deren ehalese.

  4. ZHEJI koke pa lari says:

    Mos u merzite zgjedhjet e tjera ke zero deputet

  5. Mod I reklamoni hajnat says:

    Jo parti po nje kompani baxhell.Parti e vjedhjes dhe hajnis që të vermin synim Ka të pasurohet dhe të ruaj e zhvilloj interest ekonomike të kryetarve të vet.
    Si I duroni o shqiptar perse ju jepni hapsir mediatike o gazetaruca

  6. MOS U Jep Hapsir mediatike të KORRUPTUARVE says:

    Aman o Tema mos na I nxir me kta të Dy SA Jan të pa durushem . Hajdut dhe maskaranj që vetem per veten e tyre mendojn ne dëm të shqiptareve.
    Kta skam as pushtet as populli si do perça I nxjer kot

  7. Ervin Qerimi says:

    Ish Lsi ka shprese te vetme ish KM . Politika eshte politike por edhe fati eshte fat . Ky do jete fati per nje kohe te gjate . Larg qeverise dhe jashte cdo drejtorie . Por te rinjte ( ambicioze dhe oportuniste ) i qenkan bashkuar akoma me shume partise . Me siguri nga deshira per mbledhje dhe pune partie .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje