Paralajmëron Kryemadhi: Do dalin lista të reja, që do të frikësojnë njerëzit

27 Dhjetor 2021, 21:10Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka një tezë interesante edhe për skandalin  e fundit, atë të rrjedhjes së të dhënave të rrogave të mbi 630 mijë shqiptarëve, si dhe të targave disa ditë më vonë.

 “Edhe rrjedhja e informacionit të pagave, ku bëjnë përshtypje disa paga marramendëse, ia kanë dhënë ushqim mediave që të merren me pagat e secilit, dhe për të larguar vëmendjen nga inceneratorët, në veçanti nga skema e atij të Tiranës.

Mos u çudisni që të dalin databaze të reja, që do të frikësojnë njerëzit, siç ndodhi edhe në kohen e patronazhistëve”, thotë ajo.

“Shpresoj që çështja e inceneratorëve të mos jetë përdorur për të hequr vëmendjen nga situata politike në vend, fletëarrestet kanë qenë në shtator, edhe për të tjerë, por ka patur një zvarritje nga ana e qeverisë, që mendonte se çështja do të shkonte duke u harruar. Por për politikanët nuk ka më çështje të parashtruara, siç parashikon vetë ligji i SPAK.

Po të jetë një sistem drejtësie e vërtetë, pritshmëritë e mia shkojnë deri tek kryeministri, sekretari i përgjithshëm, te ministrat që kanë firmosur në një ditë 17 vendime, të bashkitë e Fierit dhe Tiranës”, deklaron Kryemadhi në A2 CNN.

1 komente në “Paralajmëron Kryemadhi: Do dalin lista të reja, që do të frikësojnë njerëzit”

  1. 2D says:

    Monika, deri në Kryeministri?!
    Nuk e kalon dot Bulevardin?!
    Se njwrëzit presin të fillojë nga Kreu i Shtetit.
    Di gjë ti? Gojët e liga thonë që e shoqja është mburrur plr një vilë me 10-15 nevojtore, madje edhe për macen dhe maçokun. E njeh ti të shoqen? Me të dëgjuar e kemi. Seç thonë për ca thasë me florinj. Ca të tjerë për një bllok. Etj., etj.
    Sigurisht presim edhe Kryeministri të japë ca spjegime.
    Po pse të mos japë edhe ish Kryeministri? Ai, pika e dobët e Presidentit. Se ky mjerim i shqiptarëve nuk filloi sot, as vjet. Ka 30 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje