'Kushtetuesja' godet Metën dhe Kryemadhin, votojnë pro vetëm Bejtja e Xhaferllari

29 Dhjetor 2021, 19:46Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Në 13 dhjetor 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash në dhomë këshillimi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin, për të rrëzuar thelbin e ndryshimeve të bëra në vitin 2019 në ligjin për vetëqeverisjen vendore të vitit 2015.

Ndryshimet në këtë ligj janë kundërshtuar fort nga Presidenti Ilir Meta, i cili e ktheu ligjin me dekret, por Kuvendi e miratoi sërish pa asnjë ndryshim. Pas Metës në lëvizje u vu partia e tij, të cilën ia ka lënë në administrim bashkëshortes, Monika Kryemadhi, e cila në 1 tetor 20121 kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e ndryshimeve.

Sipas LSI-së, me anë të neneve 3 dhe 4 të ligjit, u jepet mundësi këshillave bashkiake që të tjetërsojnë pronat dhe asetet publike, duke ua kaluar palëve private. LSI-ja mendon se dy nenet krijojnë “një gjendje paqartësie ligjore dhe mundësi për abuzim me pasoja të pariparueshme për pronën publike dhe interesin publik”. Argumentet e LSI-së janë po thuajse të njëjtat argumente të Metës, me të cilat shoqëroi kthimin e ligjit.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Vitore Tusha, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila dhe Fiona Papajorgji kanë votuar për rrëzimin e kërkesë së LSI-së, me arsyetimin se nuk ka paraqitur asnjë argument për të provuar interesin nga pasojat e zbatimit të ligjit që kundërshton.

“…Kërkuesja nuk ka parashtruar asnjë argument për të provuar interesin e drejtpërdrejtë të saj, si dhe pasojat negative të ardhura ose të pritshme që i vijnë asaj nga zbatimi i ligjit të kundërshtuar. Gjithashtu, ajo nuk ka paraqitur argumente për cenimin e rolit të saj kushtetues në formimin e vullnetit politik të zgjedhësve.

Dispozitat e ligjit nr. 38/2019, objekt shqyrtimi, nuk rregullojnë dhe nuk ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat dhe funksionet kushtetuese të partive politike dhe as në veprimtarinë e kërkueses. Prandaj, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se kërkuesja nuk e ka provuar interesin e saj të drejtpërdrejtë, të sigurt dhe vetjak për t’iu drejtuar Gjykatës”.

Bejtja dhe Xhaferllari pro Kryemadhit

Pro Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës janë pozicionuar dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të cilat janë zgjedhur nga Ilir Meta në mënyrë të diskutueshme në këtë gjykatë. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese duhet ta kalonte çështjen në seancë plenare për gjykim, pasi LSI-ja ka argumentuar mjaftueshëm interesin e saj në lidhje me ligjin.

Bejtja dhe Xhaferllari arsyetojnë se “Duke iu kthyer çështjes konkrete, ne, gjyqtaret në pakicë, vëmë re se kërkuesja ka argumentuar mjaftueshëm interesin e saj, të parë jo vetëm si interes i anëtarëve të saj, të cilët para së gjithash janë qytetarë që mbartin interesa mbi pronën publike të cenuar nga ky ndryshim ligjor, por e ka lidhur atë edhe me interesin e zgjedhësve, të përfaqësuar prej saj, të cilët janë në numër të konsiderueshëm për të vlerësuar argumentimin e paraqitur. Për më tepër, bazuar edhe në programin e kërkueses, që sikurse trajtohet edhe nga shumica, përbën një dokument që merret në konsideratë në vlerësimin e legjitimimit, gjendet e parashikuar edhe mbrojtja e interesave shoqërorë. 

Në shtesë të kësaj, kërkuesja ka paraqitur edhe një argument tjetër që përfshihet në programin e saj – kontrollin e ndarjes dhe balancës së pushteteve, si një prej qëllimeve të veprimtarisë së saj. Duke mbajtur në konsideratë zhvillimet institucionale në Shqipëri në drejtim të përbërjes njëpartiake të pjesës më të madhe të këshillave bashkiakë pas zgjedhjeve vendore të vitit 2019, vlerësojmë se edhe ky argument duhet të merrej në konsideratë nga shumica për të legjitimuar kërkuesen për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së saj. Për të gjitha këto arsye, çmojmë se kërkuesja ka plotësuar detyrimin për të provuar se çështja lidhet drejtpërdrejt me qëllimet e veprimtarisë së saj”.

Në janar 2022, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim edhe vendimin e Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Mbetet për t’u parë nëse ky votim është një sinjal për fatin e Ilir Metës në janar. Meta shkarkohet nga detyra nëse pro vendimit të Kuvendit do të votojnë 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.(Shqiptarja.com)

Vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e padisë së LSI kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

5 komente në “‘Kushtetuesja’ godet Metën dhe Kryemadhin, votojnë pro vetëm Bejtja e Xhaferllari”

  1. Vranakonti says:

    Po pse ja thoni Metes kete lajme para vitit te ri. Lereni te haj kaposhin me Moniken dhe pastaj thoni se do gjykohet ne muajin Janar.Gjynah,do t’i shkoi shtrember bytha e kaposhit.

  2. raul says:

    Te dyja Xhaferllari dhe Bejtja kane hyre jashte rregullave ne gjykate pa kaluar vetingun me pare dhe pa performacen e duhur. Cudia me e madhe eshte se militantja e Leshitlikes Bejtja nuk eshte as gjyqtare dhe bile nuk ka dhene asnje vendim gjyqesor ne jeten e saj por me diplomen e noterit te leshelise u fut ne kushtetuese ne menyren me te pamerituar pa kaluar vetingun dhe duke lene jashte gjykates njerez me integritet dhe gjyqtare te nderuar. Kjo eshte leshelija qe i humbte fara kesaj specie politike per demin e madh qe i ka sjelle kombit qysh kur u krijua dhe se fundi iku per lesh por militanten e saj Bejten e futi nga dritarja ne kushtetuese pa kaluar vetingun duke u bere gjyqtarja kushtetuese me e pamerituar dhe me e paafte ne planet. Drejtesia nje dite do te therrase te dyja keto militante te leshelise para vetingut per ti dhene vendin qe i takon dhe per sjelljen e gjykates kushtetuese ne normalitet kushtetues.

  3. qytetar says:

    D.m.th. votojne pro :
    Andi Betja
    Enkeled Alibeaj

  4. Xha Sulua says:

    Një lutje në formë kërkese për sqarim: Në rastin konkret dhe në disa raste të tjera në marrjen e vendimeve nga gjyqtarë dhe gjykata rezulton se anëtarët e gjykarave ose gjykatësit nisen nga subjektivizmi. Vendimet i shikojnë sipas krahut politik partiak dge jo bazuar me ligjet dge llogjiken e kohës.
    Një veprim i tillë mua më çon në mendimin se gjykatat janë vetem politike dhe jo juridike. Për këtë po kerkoj mendim A nuk eshtë “kot” të shpresosh në drehtësi të vendimeve gjyqesore. Një gjyqtar që nerr vendim partiak dhe nuk shkarkohet., mendij se i takon urtësuse popullore: ” na rrofte motra e burrit”
    Tungjatjeta drejtêsi.
    Xha Sulo

  5. ziguri says:

    Me zgjedhjen e presidentit te ri keto dy prostituta duhen larguar nga detyra….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje