Nga Kastriot Frashëri
Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë sekondë këtë festival të marë peng nga tallavaria që po dominon kulturën këtë dekadën e fundit por mjaftoi 2 apo 3 të ashtëquajtura lajme Gosip të përgatitura nga disa laraska apo karafilë që ushqejnë mediat tona për të kuptuar që arti, kultura dhe muzika kombëtare mund të shiten lehtësisht si 2 lekshe jo vetëm tek televizionet private, por edhe tek emisionet e tyre më vulgare që kurësesi nuk konkurojnë dot as me Portokallet e Kasharit.
Nuk e imagjinoj dot që skena e festivalit kombëtar të këngës shqiptare i cili për afër 5 dekada ka lartësuar muzikën e lehtë për të cilin është autorizuar nga ligji Televizioni Publik të bëhet strehë e një shoë banal televiziv si BB-VIPA-at e Leshit dhe Artdit Gjebrejsi ta prezantojë këtë event madhor të kulturës shqiptare që paradoksalisht për ta konkuruar këtë ngjarje vjetore artistikr ka gjetur si sfidë “Këngën Magjepse”, e cila falë këtyre marifetçinjve të neveritshëm ky festival po degradon çdo vit e më keq.
Kritika kishte dhe vjet, dy vjet a tre vite më parë, por asgjë nuk ndryshon në atë godinë të keqpërdorur pasi edhe pse qelia e burgut po u rri hapur tek koka vijon e njëjta regjisurë asgjë e re nga fronti i TVSH…
Ndryshe nuk mund të kuptohet lidhja ‘live’ me ‘Big Brotherin’ e Kasharit për të imituar njëri-tjetrin dhe certifikuar si “Yje” disa fundërina të shoqërisë sonë që nuk kanë asnjë lidhje me artin, kulturën, shkencën, filozofinë, drejtësinë, mjekësinë, moralin apo edhe vetë muzikën.
Kjo gjë e jashtëzakonshme që ka ndodhur sot në Festivalin e Këngës tregon më së miri nivelin në të cilin ka rënë arti e kultura në vulgaritet deri sa kërkon ndihmë nga Arditi i Klanit dhe Bigu i Topit.
Është pikërisht ky realitet i hidhur, rrjedhoje edhe e keqadministrimit të tij, që ndonëse jemi shumica taksapagues direkt të RTSH, por që përveçse të paguajmë faturën e tij nuk na mban të lidhur asnjë sekondë me ketë televizion. Në fund të fundit, përderisa ky institucion publik nuk realizon misionin e tij le të shkrihet, meqë dhe Mafia e Ndërtimit nga informacionet që kam i ka vënë syrin për ta marrē me konçension e në këmbim ti japë RTSH nja dy a tre kate në këmbim të gllabërimit të oasurisë publike nga gradaçelat që do të ndërtojë mbi truallin e tij, e të mos bëhet më barrë e shqiptarëve duke paguar taksa përsa edhe drejtimin e eventit kryesor të muzikës së tij e dorëzon në personazhe groteske të marë borxh me qira, a thua se nuk paska ikona të veta ky televizion me mbi 80 vjet jetë dhe nuk prodhon dot art sa edhe batutat duhet ti gjejë periferisë së Kasharit?!
Hallall! Asnje presje nuk i heq dot.
Pse kot ia futen Thoma mavrise, qe te vinte Kel Joti Drejtor i RTSH?
Kete do keni dhe ne vijim….
Ka ardhur koha tvsh duhet te ndaloj ket festival bordello. Mos te harxhoj parat e shqiptarve me kenge pa vlera.
Pa vlere si cdo institucione n’ate vend! Qillimi u arrit degraduan cdo gje shqiptare , shkateruar cdo gjurme trashegimi gjysme venivianet gjysme vlehet gjysme greket e gabelet 100% te qeverive tona!
Shqiptari i fundit te fike driten kur te largohet!
Banaliteti eshte ulur kembekryq ne cdo nivel te shoqerise,kam vite qe nuk shikoj tv ne Shqiperi,pash nje lajm te madh ne gazete,se kengetarja e njohur Shqiptare Enca Haxhia kishte shku te festoj vitin e ri ne Paris,besoj se nuk ka nevoje per koment,jo vetem lajm i madh,po dhe gazetari qe ka bere kete shkrim ne gszete eshte i madh.
Po Gjebrea i pa zevendesueshem eshte? TEK e diela po, kenga magjike po ,ne festivalin e RTSH po Si i behet?/ Ska te dyte?.PO kompozitoret qe kane bere kenge kulmore dhe disa rrojne akoma perse nuk i afroni me?///// Po tekstet skandaloze poetet i bejne apo hallvaxhinjte?
Sa shëmtuar e kanë veshur atë prezantuesin me kostum rozë! Shumë shëmtuar edhe paraqitja pa këmishë poshtë në një event të tillë. Gjithashtu e keqe dhe prerja, forma dhe gjatësia e pantallonave, i dalin ato këpucët si opinga të shëmtuara. Skandal! Kush është ai që i vesh këta?!
Festivali eshte i nivelit kulturor te artisteve dhe krijuesve te muzikes, mos u habitni, shikoni televizionet qe nga bisedat, concertet apo cfaqe te ndryshme mbizoteron niveli i ulet kulturor i komunikemit ( si ne pazarin e dhenve) , banaliete , vulgariteti , sexsi dhe rrugaceri, apo programe pa asnje efekt edukativ si “ Big brother” ..!!!!
Nga kjo guzhine do te marresh kete lloj gjelle qe nuk gelltitet.