FOTOT/ Gazetarja bën histori si personi i parë me tatuazh në fytyrë që prezanton lajmet

30 Dhjetor 2021, 15:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Gazetarja bën histori si personi i parë me tatuazh në

Një gazetare në Zelandën e re ka bërë histori si personi i parë me tatuazh në fytyrën që prezanton lajmet. Mediat e huaja raportojnë se Oriini Kaipara u vlerësua dhe fitoi shumë zemra në internet nga njerëzit që theksonin se sa ‘rëndësi ka përfaqësimi’ i vetes.

Oriini Kaipara, 37 vjeç ka një tatuazh etnik në mjekër, e cila mbahet nga gratë maori të quajtur moko kauae. Kaipara shpjegoi se ajo e bëri tatuazhin në vitin 2017 pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo ishte 100 për qind Maori. Moko kauae përfaqëson një rit kalimi, duke shënuar kalimin midis vajzës dhe moshës madhore dhe simbolizon një proces personal transformimi.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje