Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari ka dhënë detaje se si mund të jetë hartuar dosja e amerikanëve për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit pretendon se e gjitha është një lojë e Ramës dhe Sorosit, por për Kokalarin nuk ka lidhje asnjë prej tyre me këtë çështje.
Në një intervistë për gazetarin Robert Papa në emisionin e tij “Fokus”, Kokalari tha se SHBA nuk ka nevojë fare për informacione nga Soros për dosjen e Berishës, pasi në Ambasadën amerikane 25 për qind e diplomatëve janë pjesë e CIA-s dhe e kanë ndjekur Berishën që prej vitit 91 dhe deri tani. Aktivisti u shpreh se nuk ka asnjë mënyrë që Soros të ketë bashkëpunuar me sekretarin Blinken për të sulmuar Berishën, pasi askush nuk mund t’i tregojë DASH-it se çfarë duhet të bëjë.
Kokalari po ashtu ka treguar sesi ish-kryeministri i ka telefonuar për të bashkëpunuar teksa ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia me të dhe Fatos Nanon. Kokalari u ndal edhe tek një sërë çështjesh për të cilat u shpreh se shqiptarët kanë njohuri, si ngjarjet e vitit 97, çështja e Gërdecit si dhe lidhjet e tyre me ish-kryeministrin. Sipas aktivistit, Berisha edhe pse ishte dhe është një komunist, kishte aq zgjuarsi sa të përdorte fjalët e duhura për të ardhur në pushtet.
-Pse nuk e bën publike dosjen Departamenti Amerikan i Shteti , se një kongresmen e ka kërkuar?
Që e kërkon një kongresmen nuk do të thotë se mund ta marrë. Asnjë kongresmen nuk mund t’i thotë departamentit se çfarë duhet të bëjnë, Kongresi i tërë mbase po, por jo një kongresmen i veçantë. Unë i shkrova kongresmenit se cilin po mbron, që të jem më i sigurt se ai e njeh vërtetë Berishën dhe di diçka për të dhe jo për plehrat që flasin atje mbi Sorosin. Dua të them, Berisha flet vetëm për Sorosin, Soros kështu Soros ashtu, por ka të tjera çështje që ne e dimë shumë mirë se Soros nuk ka lidhje fare. Problemet e komunizmit ende vazhdojnë, mentaliteti ende ndot mendjet e shqiptarëve. Viti ’97-të e dërgoi mbase dy dekada pas. Por fatkeqësisht Berisha është si Donald Trump, janë të drejtuar në një mendim që mund të kthehen në pushtet, të marrin përsëri fuqinë dhe kontrollin.
-Një libër i ri rreth Soros i shkruar nga Mat Palumbo thotë se dosja e Berishës është përgatitur nga Dalina Fico, si mendoni?
Nuk e di nëse është e vërtetë, mos harro se ai libër është kundër Soros dhe unë nuk jam një tifoz i Sorosit. Por është shkruar nga dikush shumë i anshëm dhe unë nuk e di nëse është faktik. Nuk e di, e dyshoj. Po edhe nëse Soros të jetë i angazhuar për këtë, çfarë është përpjekur të bëjë? A i tha ai Blinkenit unë dua që ti të sulmosh Berishën? Nuk ka asnjë forcë, por ec e bëje këtë. Në asnjë mënyrë jo, nuk ka ndodhur kjo! Nëse ata kanë pasur diçka për Berishën, nuk i duhet fare Soros për atë dosje.
Të gjithë e dinë se CIA ka jetuar në ambasadën amerikane qysh me rënien e komunizmit. E quajnë vetën diplomatë, por të jeni të sigurt se janë edhe të CIA-s. 25% e tyre sigurisht, ata shikojnë se çfarë ndodh atje dhe kanë dosjet e tyre, nuk kanë nevojë për dosjen e Sorosit. Ka plot problematika që edhe qytetarët shqiptarë i dinë. Shqiptarët janë shumë të familjarizuar me vitin 1997, me Taçin dhe lidhjet që ai kishte me Berishën.
Po ashtu janë të familjarizuar me ngjarjen e Gërdecit dhe armëve. Ne e dimë kush ishte i përfshirë në gjithë atë histori. Ajo nuk mund të bëhej pa bashkëpunimin e qeverisë shqiptare. Unë e di një fakt se nuk ishte Soros ai i cili e solli atë dosje sepse isha unë ai që e solli atë dosje për New York Times. Kështu që Sorosi nuk është pas çdo problemi në Shqipëri. Pas çdo problemi në Shqipëri qëndron Berisha.
-A e keni mbështetur ju Berishën në vitet ’94-’95?
Po e kam mbështetur sepse isha naiv.
-Më kujtohet një takim te Hotel Plaza ku fole dhe e mbështete fort mos gaboj.
Po madje dhe u takova me Berishën gjithashtu. Gjithkush mbështeste Berishën në atë pikë kryesisht për disa arsye. Së pari ne pamë që Shqipëria po hapej pas komunizmit, ne mendonim se këtë nuk do ta shihnim kurrë, por Berisha erdhi dhe ishte aq i zgjuar sa thoshte gjërat e drejta edhe pse ishte komunist dhe mendoj se ende është një komunist. Thoshte unë e dua Amerikën, jam demokrat, unë do bëj gjithçka për demokracinë. Pra tha gjërat e drejta dhe unë si shqiptaro-amerikan doja të dëgjoja, kështu që ishte mirë. Por pastaj e njoha pak më mirë dhe kuptova që ai është një gënjeshtar, kuptova se ka diçka gabim nga ana psikologjike e tij dhe pastaj sigurisht ishte ngjarja në 97 ku ai refuzoi këshillat e ekspertëve. Ndërkohë mbështeti Alimuçën dhe Shqipëria mori flakë.
-Por ju e mbështetët Berishën edhe pas 1997, 2002, 2003 a e mban mend?
Kjo është absolutisht e saktë dhe korrekte, por më pas miku im Fatos Nano erdhi në pushtet dhe pashë që Nano po bëhej një problem për Shqipërinë. Pashë korrupsionin e Fatos Nanos. Unë kisha dhe vetë informacione, por gjithashtu dhe Berisha më dha informacione. Më telefonoi dhe dërgoi Linda Ishanin të më takonte në New York. Ajo erdhi në zyrën time dhe më tha, Berisha të respekton shumë dhe e sheh çfarë je duke bërë lidhur me Fatos Nanon dhe ai ka dëshirë të punojë me ju. Unë i thashë asaj jo, ai është një copë plehre, shkaktoi 97-ën dhe më ka gënjyer. Ajo më tha jo ti nuk e kupton, ai ka ndryshuar. Unë fola vetë me të në telefon. Berisha më tha jam shumë krenar për ty për atë që po bën me Fatos Nanon, dua të punoj me ty dhe dua të ndihmoj. Unë më pas sulmova Nanon, nuk jam i vetmi, por unë e ndihmova. Shumë thonë se jam i nevrikosur sepse Berisha më premtoi mua diçka. Po ai në fakt më premtoi diçka. Më premtoi se do të luftonte korrupsionin dhe do të rregullonte telekomin. Por ai nuk bëri asnjë nga këto.
-Fatkeqësisht ka kohë që është thënë nga ambasadorët amerikan, në mos gaboj nga Donald Lu që celulat antiamerikane kanë nisur në Shqipëri. Nuk mund të jemi më 100% amerikan sepse ka plot të majtë që nuk e duan Amerikën, por në përgjithësi populli shqiptar është pro amerikan. Por mesa duket problemi është nga të dyja palët, si nga opozita që po sulmon ashpër, por edhe nga diplomacia amerikane. Unë mbaj mend një takim me Pjetër Arbnorin në departament diku nga viti ’98 ku ai i pat thënë nën sekretarit të shtetit që me këtë rrugë do të bëni që pjesa më e madhe e opozitës të bëhet antiamerikane.
Ata punojnë me ata që janë në pushtet. Atë kohë ata punonin me Fatos Nanon. E dinin se kush ishte, por përsëri punonin me të. Por ata ishin shumë miqësor me Nanon. Megjithatë Berisha ishte shumë i zgjuar. Me ndihmën e njerëzve si unë sulmoi Nanon dhe erdhi në pushtet. Pasi erdhi në pushtet sigurisht që nuk donte të fliste më me mua.
-Unë mbaj mend se kur erdhët në Shqipëri në vitin 2005, ju pata në emisionin tim.
Po e drejtë, demokratët më donin mua atë kohë, ndihesha si hero. Unë vazhdoj të jem i njëjti dhe dua të bëj atë që është në interes të Shqipërisë. Nuk dua t’ia di për Ramën e as për Berishën. Rama nuk ka asnjë ndikim apo kontroll tek mua. Nuk mendoj se ai po bën ndonjë punë të keqe. Por nëse bën një punë të keqe, më sillni një dosje dhe unë e sulmoj edhe atë. Por nuk e kam një dosje kundër tij, por kam një kundër Berishës. Ndërkohë televizione që janë kundër Berishës më ftojnë mua sepse duan të përdorin ato që unë them. Më besoni, nëse unë do filloja të lavdëroja Berishën tani, mediat pranë tij do vijnë tek unë. Kjo është mënyra e funksionimit në Shqipëri.
Eshtë një rrëmujë, një mentalitet komunist. Para së gjithash, nivel i ulët ambasadorësh. Vendi ynë është si Gjermania, Anglia, Spanja. Diplomatët nuk shkojnë për karrierë, shkojnë tek të fuqishmit me para. Shiko kush i zë ato poste. Ndërkohë Shqipëria është një vend i vogël, është si një vend ku trajnojnë ambasadorët. Ata e përdorin si fushë trajnimi. Nuk do të shikoni kurrë një person me shumë influencë që të marrë poste në Shqipëri. Do jetë gjithmonë një diplomat që kërkon karrierë.
Gjinokastrit i zgjut e patriot je o Geri… sado te te merzisin keta plehrat tane plitikane mos e harro origjinen e rrenjet e te pareve e vijo sa te mundesh te kontribuosh, je shume i vleresuar…
..nji cop muti ,thuaj. Ky osh Sal Bajga…
..dhe,tamom si ai muti kur t ngjitet n kpuc na osht bo havale ky hale shpelle.
Z. Kokalari, shquhet për mençuri, dituri, patriotizëm shqiptar dhe paanësi. Respekt për këtë zotëri të nderuar.
Po mor mik po, ti mendon se ke gjithmone te drejte. Njekohesisht shqiptaret i di dele qe mund te hane cdo lloj mbroçkulle qe ti sipas vaftit ju servir. Shqiptaret jane aq te zgjuar dhe inteligjente sa dine mire se ke zgjedhin dhe kur. Ne koherat qe Berisha qeveriste, duhej… me pas kur e trashi zullumin shqiptaret me vote e larguan… keshtu dhe ky qe qeveris tani. Do vije koha dhe do ta largojne edhe kete.
Po une kam nje pyetje… ku ishte kjo fare Sokoli ku shqiperia dhe shqiptaret perpeliteshin nen rregjimin gjakatat te patriotit tend… te Enverit e kam llafne…. Po jo se ne ate kohe keta ndaresit e zonave te influence dhe sklleverve qe duhet te punonin per ta e kishin vene shqiperine si gur kilometrik as andeja as keteja dhe askush interesohej per ne… as fliste as shkruante asgje…. Edhe ti gjithashtu…. Fare fare…. Po ky paska qene fati jone…. Tani rrini urte mos beninte zgjuarin, pasi pas cdo veprimi e nderhyrje ne emer te demokracise, jane vetem interesat tuaja dhe asgje me shume… po te kujtoj futja ne NATO, futja ne EU etj per ta mbajtur larg Rusit e Kinezit… arsyeja per kete pjese te tregut dhe per sklleverit qe jetojne ketu….. tani shpikni teori demokracie, teori korrupsioni teori te drejtash te njerit etj etj….. po ikni mor legena se nuk i ha njeri keto….. edhe ne Avganistan per keto shkuat, po Ukrahinen babi jua ka lene qe beni si te terbuar, po ne Irak se u shkelen te drejtat shkuat???? Ikni mor rrace muti se skemi nevoje per pordhet tuaja.
Tani se sa fort na dini po te jap nje shembull te thjeshte…..
vendi qe ndihmoi me pak se cdo vend tjeter shqiperine kur ta termeti i Nendori i 2019 ishte USA vetem 4 mln usd. Nderkohe qe Italia mike dhe e thjeshte dha 60 mln €.
Nderkohe qe Shqiptaret as nuk e dine se kush eshte ambasadori i Italise mike qe ka bere dhe ka dhene kaq shume per ne, kjo ambasadorja juaj sot sillet si Laja dhe vjen verdalle neper institucionet Shqiptate dhe jep urdhera beni kete dhe arrestoni ate…… ik rrace bastarde se vec per bythen tuaj e beni dhe na shisni pordhe me demokraci….
Patrioti-ka shume te verteta ne ato qe thoni, packa se mendimet i keni renditur ca si pa lidhje.
Se pari, nuk eshte faji i Geri Kokalarit per Enverin qe na terrorizoi per 50 vjet. Ishin konjukturat politike te kohes qe e anashkaluan regjimin enverian ne Shqiperi, pasi askush prej fuqive te medha nuk kishte ndonje interes politik apo ekonomik ne Shqiperi. Pikerisht interesi i SHBA e ben kete vend dhe cdo vend tjeter te madh qe te percaktoje nje politike te caktuar kundrejt nje vendi te vogel sic eshte Shqiperia dhe kete e keni shprehur me te drejte ne nje fare menyre edhe juve ne komentin tuaj.
Eshte fakt se SHBA-ja ka qene mbrojtesja e Shqiperise qe ne kohen e pamvaresise sone. Po keshtu Austro-Hungaria dhe Gjermania kane qene ne anen tone, por do te ishte naivitet nga ana jone po te pranonim se keto vende te fuqishme ishin ne anen e shqiptareve per aresye sentimentale. Ishin interesat e tyre gjeo-politike qe i detyruan ata qe te mbronin kombin tone.
Po keshtu, edhe Italia qe dhuroi shuma te medha per termetin, nuk e beri kete nga dashuria per shqiptaret dhe Shqiperine, por ka interesa qe shqiptaret te mos mesyjne me kufinjte e saj, por te qendrojne ne vendin e tyre. E njejta vlen per vendet e tjera europiane donatore. Nga ana tjeter, Italia, si nje vend fqinj, ka interesa te kete Shqiperine nje treg te sigurte per mallrat e saj dhe e di shume mire se keto para qe fali dje, do i kthehen ne shuma disa here me te medhaja prej tregetise se sigurte.
Ajo qe juve dhe te tjere si ju duhet te kuptojne eshte se cdo vend i fuqishem qe ka marrdhenie me nje vend me te vogel si Shqiperia bashkepunon me ato udheheqes qe arrijne te mbajne kontrollin e rendit dhe statuskuone ne vend. Keshtu spjegohet mbeshtetja e Berishes prej amerikaneve edhe pasi ai shkaktoi tragjedine e 97-tes, por kur keto zullume te tijat u rriten pertej mases se pranueshme, amerikanet kontribuan ne largimin e tij nga pushteti, pasi korrupsioni galopant i qeverise Berisha nuk perkonte me me interesat e tyre per nje Shqiperi te stabilizuar politikisht dhe ekonomikisht. Per ne eshte fat qe interesat amerikane perputhen me interesat e popullit tone. Kur ambasadoret amerikane ushtrojne presion qe te pastrojne korrupsionin nga qeveritaret tane, kjo eshte ne favorin e popullit shqiptar. Ne kete rast ne duhet qe ta perkrahim veprimin e ketyre ambasadoreve.
Juve mundet te pyesni se perse amerikanet kerkojne stabilitet ekonomiko-politik ne Shqiperi? Fakt eshte se shqiptaret jane populli me pro-amerikan ne Europe e mbase ne te gjithe boten dhe vendi yne gjendet ne nje pozicion teper strategjik kundrejt rivalit te SHBA, Rusise. Amerika nuk e do Rusine apo edhe Kinen qe te zgjeroje influencen ne Ballkan. Sa me afer kufinjve ruse te shtrihet influenca amerikane, aq me e sigurte eshte siguria e interesave amerikane ne Europe. Mjafton te shikohet se cfare po ndodh me konfliktin ne Ukraine per ta kuptuar kete gje.
Faleminderit Vezhges!
Ne thelb permbajtja e shkrimit tend eshte e ngjashme me permbajtjen e shkrimit te Patriotit dhe vertet mua me cudit qe si ka mundesi qe njerez me vision te njejte te zihen me njeri tjetrin. Patrioti, ne thelb flet per interest amerikane ne Shqiperi dhe ai ka inat se pse Amerika ka interesa ne Shqiperi. Ne vend te gezohet per kete, ai hidherohet!
Pra i dashur Vezhges, ke bere spjegimet per problemet por nuk je marre me anen mendore te Patriotit.
Me sa duket Patrioti ka probleme psiqike. Ai zihet me vehtveten. Atij i vjen inat qe Amerika mendon si ai dhe punon per forcimin e Shqiperise. I vetmi problem per te eshte se pse e ben kete Amerika. Me sa duket ajo nuk duhej ta mbeshteste Shqiperine nga interest, por per dicka te papaercaktuar, ne koken e semure te Patriotit. Ndoshta Patrioti ashtu si kunfjuz qe eshte mendon se Saliu eshte para interesave Amerikane. Amerika duhej te mbeshteste Saliun dhe jo Shqiperine. Me sa duket Saliu i ka dhene “cimitas” qe te ben te kuptosh ngjarjet por jo ti spjegosh ato. Falje Patriotin se nuk di se cflet! Nga llafollogjia duket si ti dhe i shkolluar,por dicka i ka ndodhur ne trurin e vogel!
Tjetri- Zoteri i nderuar, nuk besoj se personi me pseudonimin “Patrioti” ka probleme mendore sic thoni juve, por nga menyra e c’organizuar qe ai i shpreh mendimet, besoj se ka shkollim te manget. Nje dicka tjeter eshte se une nuk ndaj te njejtat mendime me te, ashtu sic pretendoni juve dhe ca me pak po “zihem me te”.
Ne komentet e mija tek TEMA, perpiqem te mos ofendoj asnje qe komenton me nje gjuhe ne perputhje me vlerat e komunikimit qytetar, packa se mendime te dikujt mundet te jene ndryshe nga te mijat. Ne fund te fundit, cdo njeri ka te drejte te shprehe mendimin e tij.
“Patrioti” eshte konfuz ne mendimet e tija dhe mbase kjo vjen nga problemet personale qe ai mundet te kete. Jemi njerez qe vijme nga botkuptime, preferenca dhe nivele edukimi te ndryshem, prandaj dhe kemi mendime te ndryshme.
Jane 3 aspekte te komentit tim te shkruara me lart:
E para, nuk e ka fajin zoti Geri Kokalari, apo te tjere shqiptare te diaspores se perse Enveri mbeti ne fuqi per me shume se 50 vjet.
E dyta, Amerika apo Italia nuk e ndihmojne Shqiperine per sentimentalizmin e udheheqesve te ketyre vendeve, por nga qe kane interesa gjeo-politike ne vendin tone.
E treta, persa kohe qe interesat tona perputhen me ato te Amerikes dhe kur shohim ambasadoret amerikane te ushtrojne presion per te luftuar korrupsionin, atehere ne si qytetare duhet te jemi perkrahes te ketyre veprimeve, pasi ato perkojne me interesat tona kombetare.
Ne kushdo qe del ne krye e ndjekim pas. Nuk dime te kundershtojme. Pastaj kerkojme te na i zgjidhin hallet te hujt.
Ore nje pyetje kam une.. dosjen e pergati ky ose ai ne bashkepunim me kete ose me ate, ok shume mire….Pyetja ime eshte e thjeshte, cfare i duhet Amerikes te pergatisi dosje per njerez, politikane, lidera, ishdrejtues te nje vendi te lire dhe sovran?
Apo thuaj, qente e sallahanes nuk rrine dot pa futur turit e tyre te ndyre ne jeten e nje vendi tjeter. Po ne Itali, Zvice, Gjermai a Greqi…. A shkon ambasadori i ketyre dhe tju japi urdhera????
Ne vertet jemi vend i vogel, dhe pa shume influenca dhe potenciale, por keto nderhyrje brutale e pa takt fare na e kane bere vendin te pajetueshem dhe aq sa na vjen ne maje te hundes dhe na vjen turp te themi se jemi Shqiptar…. Edhe ju o Media dhe gazetare, sa pa karakter qe jeni, po abandonojeni mo nje here ne menyre masive kete mongoloide qe del ne tv dhe ben sikur na tregon formulen e bombes atomike…. U ngopem me fjali te tipit…. “Ta thom une se si behet rakia”….dhe ne si bole rrime te gjithe e degjojme dhe jo vetem…. Sa bukur e tha themi…. Po nuk kemi nevoje mor aman se mire qe na perdhosin, po na marrin per popull me mend me pak se normalet.?????
Nuk me intereson Berisha, nuk me intereson Meta, as Rama…. Por kur degjoj kete “guvernatoren” e emreuar me plas shpirti…..
Del dhe nje kastravec, andeja pertej oqeani shet eshe ai pordhe dhe duket sikur po na ben nder se po tregon se kush ja beri dosjen Berishes.
Po ti mor trim po te keshe kaq shume deshire si dhe bindjen se je i besueahem nga Shqipeyaret, luaj bythen, hajde kandido dhe shih se sa te vlen lekura, per kusurin mos na bezdis me…..
Hahaha o Shkoder Loqja kur ke qene ndonjehere sovran ne cfare vitesh me thuaj pak ? E vetmja gje qe ke qene ndonjehere sovran ke qene nga trute e kokes.
Po te ishte per ta bere vete e kishe bo me kohe o qyrrash. Nuk thua shyqur qe po na ndihmojne, se te ishte per ne deri tani…..
Te bezdizka pordha e pertej oqeanit ty o malok tribal Shkodre ? Cfare do ta bosh tani shqiperine SULLTANAT te VUCIDOLIT, kjo eshte ideja jote?
Shkodra Loce na kenoqe… Njeshe je..
O Shkodran! Puna eshte se ne jemi shoqeri gjysem barbare dhe po nuk na ndihmuan vendet demokratike kthehemi ne vende si Afghanistani. Prandaj mos u merzit me Ameriken, ate qe bene ata per ne as ne enderr nuk e shihnim
Ca llogjike ky kokpalari nr 2: une nuk jam me ramen thote po rama spo ben asnje pune te keqe; me sillni nje dosje kunder tij dhe une e sulmoj. Nga ana tjeter thote nuk mbaj ane, e prape thote ca kohe kam mbeshtet nanon, pastaj ca kohe berishen, por jo e jo ramen…
O kok(k)alari qe e heq veten shqiptar e sdi asnje fjale te shqipes sa i ulet je. Po kush u ben faktor ju klyshe te enverit.
Ca llogjike ky kokpalari nr 2: une nuk jam me ramen thote po rama spo ben asnje pune te keqe; me sillni nje dosje kunder tij dhe une e sulmoj. Nga ana tjeter thote nuk mbaj ane, e prape thote ca kohe kam mbeshtet nanon, pastaj ca kohe berishen, por jo e jo ramen…
O kok(k)alari qe e heq veten shqiptar e sdi asnje fjale te shqipes sa i ulet je. Po kush u ben faktor ju klyshe te enverit.
Geri leji prrallat, edhe ti ske asnje lidhje me shqiperine, ke lind atje larg, tutje kokpalar
O Shodran prej Puke, une te kuptoj ty shume mire ty! Vallai, po te pyes se me cpune merret ky Geri ne Amerike, se ajo kopalara e Sales e di qe merret me blerje dhe shitje. Eshte nje mtrapaze profesioniste. Me sa duket dikush nga tabori i Sali miljarderit, ka vajtur te bleje Gerin ne Amerike dhe ai nuk pranoi. Me sa duket ky Geri nuk merr vesh nga shit-blerja.
Po mire thane, tregetaret e mishit njerezor te Sales, le te blejme kete kokpalaren tjeter, se kjo di te shes dhe te bleje.
Kjo eshte e verteta per ne shqiptaret dhe e mjaftueshme per te mos u future ne pyetje te medha se pse Amerika perpilon dosje apo sulmon Salen.
Politiken e Amerikes nuk e pelqejne Ruset ,kinezet dhe talibanet, sidomos nuk e pelqen edhe ti! Kjo eshte e drejta jote sic eshte edhe e drejta e Ajtollahut te Iranit.
Per ty e mjaftueshme eshte te dish se Eva Kopalarja u ble nga Sala dhe njelloj si Sala po na shet ne brockulla. Cpune ka ketu Amerika, qe ti I kerkon llogari Amerikes? Kerkoji llogari Sales dhe “cakejve” te tij qe po e bejne Shqiperine rrumpalle. Eshte e vertete qe Amerika ka interest e saj ne Shqiperi, por minj si Sali Berisha apo kjo kokpalarja kane te njejten pesh sa edhe ti shkodran prej Puke… Thjeshte Amerika nuk e do Salen ti rrije afer se qelbet era mut..Ty te duket sikur vertet Amerika po merret me Sali Berishen!
Gary Kokalari eshte nje njeri me shume vizion dhe thote te verteten Nje patriot i vertete dhe intelektual i shkelqyer E njeh Sali Plehun me rrenje e dhemballe Kjo qelbesire vucidoli eshte mesuar ti bleje njerzit me parate e vjedhura dhe te gjakosura po me Garyn nuk do ti eci asnjehere
Kur familja e nderuar Kokalari ka shkuar në Amerikë, nuk ka lypur leje dhe as nuk ja ka lepirë bythen Enverit. Sot kjo familje dhe z.Geri Kokalari nuk shiten tek shkerdhata Sali Berisha i cili në sytë e kesaj familje ( perveç Evit…) është një tradhetar, i korruptuar, dhe siç thotë Geri, një plehrë. Rrespekt z. Geri Kokalari.
O Kokepalar, si perfundim, nuk ka prova. Ku jane ato?! C’jemi ne ?Bageti?! Nuk ju duket si shume qe te instalohet nje kaste ne krye te PD qe nuk ka pasues(si ajo e Bashes). C’lidhje ka kjo me amerikandashjen?! Kur nje kongresmen kerkon prova dhe i afrohen gazetat shqiptare dhe raportet e NDG-ve (per me teper ish gruaja e Rames) si prova ka nje problem kokepalar, apo jo?!
E para meqenese Kokalari tha qe Berisha i dergoi dike per ti ofruar bashkepunim keshtu duhet te jete se siç e thone disa komentues Geri eshte I ndershem dhe duhet besuar me sy mbyllur.
E dyta ky fare patrioti paska kercyer dege me dege sipas interesit te ATDHEUT kuptohet, se nuk shitet ai? ??
Se treti Geri paska marre persiper te pergatise DOSJE per Nanon e tani per Berishen dhe kerkon PROVA nese dikush ka qe TJA KOPSITIN edhe RAMES por siç thote vete RAMA KA PUNUAR MIRE.
Se ne çfare funksioni i pergatit dosjet Zoteria se mora vesh po vari lesht.
Shkurt llafi “hajde more Çveteeee “
Geri e leviz bythen si ja do interesi. Nje here me Salen, nje here me Tosin, nje here me Edin. Kurse kjo kusherira e tije eshte me Salen, ky vete me Ramen??? Llapen jashte e kane, vetm se lepijne bythe te ndryshme… çti besh, e kane zanat??? Mbase perfitojne diçka si Geri, si Evi?? Race servilash..
koment shume i sakte patriot