Marashi nuk vdes

31 Dhjetor 2021, 14:13Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Përditë kaloj këtu para selisë së Radio Televizionit Shqiptar. Dje nuk po më linin hapat të bëja tutje. Nga porta e xhamtë e ndërtuar aty mes viteve 1963 dhe 1970, vinte erë temjani dhe tinguj muzike funebre. Të dyja më vinin, jo se i ftoja unë as temjanin as muzikën  njëkohësisht, por pse ashtu u hap mëngjesi me lajme për ‘mortje dhe me ringjallje’.

Vdekja:

Dje kishte ikur në heshtje gazetari i çmuar Lad Grillo.

Ringjallja:

Po mbrëmë u ngrit nga hiri emri i Marash Hajatit, vdekur vite të shkuar.

Të dy:

Të dy, si Ladi edhe Marashi, selinë e RTSH e kanë pasur strehën e tyre; i pari gjithë jetën, ndërsa i dyti nja tre a katër vjet sa ishte Drejtor. A thua bash për këtë arsye mu bë se nga porta e vjetër po dilnin sinjale ‘vdekjeje’ dhe ‘ringjaljeje’ në një kohë!. Ndoshta jo, sepse që sot Ladi nuk ka më punë me këtë ndërtesë të harruar nën mallkime popullore që derdhin taksa që prej vitit 1963.

Ndërsa Marashi nuk vdes kurrë.

Marashi, më të fundit dukje publike kishte dje, dje këndoi prapë në Festivalin e 60. Lajmi qe shumë i bujshëm në publik: ‘Vajza e Marashit fitoi çmimin e parë në Festival’. Vajza në fakt nuk kishte asnjë arsye pse të fitonte në një spektakël të vlerës kombëtare, por ndodhi për arsye të Marashit. Dukej se ishte thërritur që në fillim: ‘Eja, vajzë, të fitosh çmimin e parë!’. Çmimi nuk duhej të dilte nga ‘lloji’, domëthënë nga ‘celula jonë e vjetër’.

Po cila është ‘celula’?

Celula e vlerës nuk është ajo që është, por ajo që dikush thotë se ‘është’. Mediokrit kanë vendosur të mblidhen në celulën e banalitetit.

Marash Hajatin zor se e njeh njeri nga ata të Festivalit; ndoshta as  gazetarët. Por ai është një ‘celulë’. Edhe kur ishte në jetë, Marashi ishte veç një ‘pjesëz’: Mediokër si gazetar, shef i madh i zgjedhur nga Politbyroja, i pikasur nga Malësitë e Veriut me argumentin se ‘nuk e lëmë veriun pas dore’; si katolik në minorancë; njeriu që nuk shkroi kurrë një artikull as la një shënim për të qenë, por…. nuk e prishi me askënd dhe qe burrë i mirë.

Atëherë ishte një ‘celulë’, sepse nuk përfaqësonte gjë. Edhe sot thërritet në skenë me të njëjtin qëllim. Tani e kthejnë në totem të banalitetit.

Ku do të dalin?

E para, se ‘o zot na bëj të padukshëm’, si një ‘burrë i mirë’ si ai! Kjo është vlera e parë. Njerëz që nuk mund të bëjnë vepër të mirë, mblidhen në ‘kacollen e celulës’ dhe nxjerrin përpara ‘Marashin’. Ka shumë ‘burra të mirë’ ky vend. Më në fund mediokrit e rinj mbrohen me tabelën: “E shikon?, nuk mund të thuash se Marashi nuk e meriton!’.

E dyta: Cilët janë ata që ‘e meritojnë’?

“Ai që nuk flet, çoç di! Ai që nuk bën asgjë, diçka bën!”- kjo është filozofia e ringjalljes dhe e mos-pranimit të vdekjes. Në shoqërinë tonë po rrënjoset ideja se ‘sa më hileqar, aq më i zgjuar është’. ‘Sa më shumë të vjedhë, aq më i zoti për familjen’, thuhet. Politikan bir k…’, thonë prapë. Ndërsa në fushën e artit e të kulturës shkrimtarët dhe artistët emërohen nga ata të ‘celulës’.

E treta, se në celulën e mos vlerës, këta tipa po rrumbullakosen dhe bëhen gurë bilardoje pa asnjë të metë. Mes gurëve të rrumbullakët mund të mbijetojë çdo mediokër që nuk bën asgjë të vlerë…, këta të gjallët shikojnë interesin xhepit. Por këta po i japin kombit modelin e rrokullisjes dhe jo të ngjitjes.

E katërta: Edhe ata që kanë vdekur, nuk i lënë të vdesin… Vdekja është e natyrshme dhe njerëzore; mos u tronditni pse e përflasim vdekjen. Mjerë ata njerëz që nuk jetojnë realitetin dhe vlerën. Ata që kanë vdekur e bënë të tyren, po këta pinjollët dhe vëllezërit e bashkëshortët…, pse nuk i lënë rehat? Kjo është celula e fundit ku strehohen njerëz abuzivë.

‘Celulat’, më në fund, janë ndarë në dy grupime, sipas stinës:

Kur antikomunistët e vitit ‘90 e lanë Marashin rrugëve, e quajtën ‘propagandist komunist’. Këta të tanishmit e kthejnë në totem gjatë luftës kundër të parëve. ‘Antikomunistët, si edhe këta të sotmit, kanë bërë totemin e  tyre: Nelaj, Blloshmi, Bilali… As atyre nuk ua njohin ndonjë vepër; por mjafton t’i kthejnë në totem lufte.

E kemi shumë keq këtë punë, nëse një gjë nuk vdes e një gjë tjetër nuk rritet…

24 komente në “Marashi nuk vdes”

  1. benshkoza says:

    Nje shkrim i mire,Frrok.

    1. vjeshta says:

      Frrok, harrove të na thuash që Marashi kishte dashnore Parashqevi Simaku!

      1. yuhj says:

        Te te vije turp qe shkruan keshtu lloj komentesh. Si nuk i hoqem keto huqe ne shqiptaret.

      2. xheJ. eN. Bi. says:

        vjeshta… dukesh që je koqe kandari.

  2. Nje mergimtar ne pension says:

    Frroku gjithmone ben Gol!

  3. Asd says:

    Frrok nuk e ke njohur atehere Marash Hajatin. Shfaqja e dobet e te bijes ne festival nuk ka lidhje me personalitetin dhe rolin e tij bashkues qe ka patur ne trupen e RTSH. Ne nje ambjent pothuaj te mbytur nga thashetheme, dembelizem dhe konformizem te viteve 85-90, Marash Hajati unifikoi kolektivin e madh dhe heterogjen. Ai theu tabute, tribute dhe klanet e privilegjuara qe ekzistonin ne RTSH. U vleresua puna dhe jo fama, gazetaria dhe jo opinioni. Shume ide te programeve me te mira te kohes vinin ose promovoheshin nga Marashi i cili u kthye ne figure qendrore ne ato vite. Pikerisht Festivali dhe Festa e Fundvitit ishin aktivitetet me te sukseshme te RTSH qe udhehiqeshin nga Hajati.
    Marash Hajati pati meriten qe u hapi udhe ideve innovative te asaj kohe pavaresisht nga opinionet e brendeshme te nje kolektivi thellesisht te politizuar e te mesuar me privilegje, qe ne kohen e tij u zbehen per arsye te autoritetit te tij. Marashi ishte liberal dhe megjithe censuren e eger donte dhe arriti te permiresonte nje RTSH me fleksibel dhe me kualitet qe po fillonte ti ngjante mediave te huaja edhe pse zhytur ne nje kontekst absurd dhe presion direkt nga byroja politike e kohes. Shume figura te dashura te radio televizionit te asaj kohe jane promovuar nga Marashi; Parashqevi Simaku, Mira Konci, Zana Cela, Ardit Gjebrea, Pirro Cako, Pandi Laco, Gjergj Leka, Frederik Ndoci etj etj. Por ishim me qindra te tjere ne trupat e teatrove, estradave, skeceve e parodive qe me aprovimin e tij vijonin me sukses aktivitetin e tyre artistik. Po ashtu edhe ne perzgjedhjet per punesimet ne RTSH. Gjeni sot nje tjeter te ngjashem sot.

    1. Shefqet Çela says:

      Për sa bëri Marashi në RTV ka folur e do të flasin arritjet e shkëlqyera të asaj kohe.
      Marashi e tregoi veten mbas viteve 90 kur utërhoq në punën e vet, në një cep të Lanës, në atë barakë – kasolle, pa i rënë më qafë askujt, në dallim nga disa palo tropojanë që sokëllinin e i bënë gjëmën Shqipërisë.
      Unë e kam takuar dhe admiruar atje.
      KE GABUAR KËTË HERË ZOTI ÇUPI.
      Sa për vajzën, histori e kësaj kohë.

  4. Arber iliri says:

    Bukur Frok urime,Do na duhen edhe nja 10- 20 vite për tretjen e celulave aktuale se di sa do kenë ndikuar për më tej tek gjeneratat e tjera.Uroj sa më pak.

  5. Dardan says:

    Marash Hajati ka ardhur ne RTVSH si drejtor i Televizionit ne vitin 1974 nga drejtoria e Shtypit te aparatit te KQ te PPSH
    dhe eshte larguar si Drejtor i Pergjithshem i RTVSH ne vitin 1988, pra ka drejtuar institucionin me te fuqishem kombetar te medias
    per 14 vjet rrjesht dhe jo 4 vjet sa thote Frrok Cupi. Marashi ka qene nje organizator i shkelqyer i spektakleve te medha televizive,
    por edhe nje gazetar dhe publicist me botime te pelqyeshme dhe vdiq me pene ne dore i mundur vetem nga kanceri ne pankreas.

    Marash Hajati u perfundoi shites ne nje kioske buze Lanes, po nga konservatoret komunistene krye te KQ te PPSH,
    sic u denua edhe vete gazetari i talentuar e trim, Frrok Cupi, kur u dergua si punetor krahu ne nje fabrike tek Porcelani.
    Pse ka degjeneruar RTVSH (sot RTV Publik) ne kete fare feje, nuk eshte faji i Marash Hajatit, as i vajzes se tij qe do te kendoje,
    por i sistemit te deformuar demokratik qe u vendos dhe u katranos nga Sali Berisha ne Shqiperi,

    1. joel shkodra says:

      “Dardan” – “u katranos nga Sali Berisha” – Po edhe sa vjet do t’i duhen ketij “te gjatit” qe ta rregulloje? Gjithnje fajet i ka Berisha. Pse nuk shkojme deri te Enveri, Zogu, I, Qemali e … bile Skenderbeu. Te gjithe ata kane faj? Keta te sotmit jo.

      1. Dardan says:

        jo el ato qe ka bere dhenderri dhe kryeagjenti i Serbise ne kurriz te shqiptareve dhe Shqiperise- Salih Vuk Berisha- nuk ia ka bere asnje pushtues i huaj per 2000 vjet e ketej. Vre vath ne vesh kete qe po te them!

        1. joel shkodra says:

          Una vathe ne vesh ne ve se nuk i kam te çpuar dhe as kam ndermend t’i çpoj. Por, ju qe i keni “vathet” S.B-ne duhej ta kishit denuar deri tani dhe jo ta linit per t’u justifikuar. Po, me sa duket, ju leverdis qe ta keni aty dhe, me sa duket, nuk keni per ta denuar asnjehere.

  6. Taulant says:

    Shkrim jo bindes, te pakten per mua. A thua se shkelqyen kenget e tjera dhe ja dhane kesaj te Marashit. Futja pordhes. Me teper ky shkrim me duket si nje hakmarrje personale e Frokut, ndaj Marashit dhe qe i ka ngelur pishman pa u zgjidhur kur kishte fryme.

  7. ce says:

    po I madhi Frrok . Kenga fituese e festivalit te 60 eshte turp kombetar. E denje per nje shfaqje te fiseve Tuci apo Hutu ne Ruanda. Cfare ishin ato qe rrotulloheshin rreth Arixhofkes me shalet jashte dhe me kofshet e fryra te shpifura dhe ducin pothuaj ne fushe. Turp kombetar. Kenge pa asnje vlere artistike , e ka te sigurte vendin e pare nga fundi ne Torino. Do na qeshe bota. Nuk shkohet ne festival europian me nje kenge njerzish te xhungles. Po nuk kenduat Anglisht mos shkoni ne festival , Ronela mund te marre cmimin mis kofsha, apo mis duci se per tjeter mos te niset kot se do ta fishkellejne ne salle.

  8. Qemali says:

    Jam me komentet që vlerësojnë Marashi. E kam njohur si në atë kohë, edhe pas viteve 90-të. Nuk e di pse gazetari i shkëlqyer Frrok Çupi ka rënë në këto pozita. Më kujtohet se i kthyer nga një vizitë në Kanada me një grup të RTSH ai foli para gazetarëve te klubi, ish godina e ATSH- së hapur, duke rrezikuar për tu përfshirë në “agjitacion e propagandë”. Dua të them se ishte edhe trim.

  9. Ana Mesi says:

    Frrok, ti nuk e ke njohur Marash Hajatin. Po ta njihje do te shkruaje ndryshe. Marashi te ka njohur ty e te ka mbrojtur me cdo mjet, si kur u ktheve nga Mirdita e deri sa fillove te rishkruash. Turp qe merresh me te. Fjala e Marash Hajatit ne Aktivin e PPSH me 25 dhjetor 1990 eshte shembull reflektimi e burrerie, dhe eshte cudi e fatkeqesi qe nuk gjendet e publikohet. Ne fund nuk mund te mos them qe njeri celulash e ke treguar me vepra qe je ti, jo ai. I ndrite shpirti Marashit atje ku eshte. Kenga fituese e Festivalit nuk me pelqeu as mua, por kjo s’ka fare rendesi. RTVSH e sotme ka nisur trasmetimet ne mars te vitit 1966. Ti atehere ishe akoma ne shpegajt e Rreshenit, duke u perpjakur t’i qepeshe familjeve te para ne rreth.

  10. Leo says:

    Nje shkrim.prevers per nje njeri qe ka vdeke nga nje njeri nga me preverset. Per fat te keq Marash Hajati i math nuk i pergjigjet dot kesaj monstre preverse por ndofta vajza e Tije do tja jape pergjigjen

  11. Shaqo says:

    …Frroku bejtexhi i neveritshem.
    Nuk e kam lexuar asnjehere, as degjuar, lexova komentet, jo Frrokun.
    Marashi ka qene vlere ne punen qe ka bere Frroku shkruan pas pilafit

  12. katarakti says:

    Më njeri i shpifur se ky Frrok Çupi nuk gjendet. E ka kthyer gunën nja 3 – 4 herë gjatë jetës sê tij. Ish komunist, ish demokrat. Një herê me Nanon, pastaj me Berishën, pastaj kundër Berishês. Sot me Ramën. I shpifur sa më s!bëhet. Nuk i vjen te gishti i këmbës Marashit për dinjitet, burrëri dhe aftësi. Ky ështê një nga ato mbetjet e regjimit të kaluar. Dikur na ngrinte në qiell komunizmin, sot e shan. vemje e pështirë. Ka 40 vjet që lëpin e pështyn.

  13. Qamushi says:

    O mirditor i lig, leri te vdekurit ne paqen e tyre

  14. Ju nuk e kuptoni Frokun says:

    Frok Cupi kohet e fundit pra keto 10 vjetet e fundit eshte i spikatur dhe nje nga analistet me te njohur per te vertetat cfare po ndodh dhe cfare ka ndodhur me Shqiperine dhe politikanet, me vlerat dhe anti vlerat!
    Besoj se asgje nuk eshte e pa vertete! Froku i ve pikat mbi I. Te hidhura por jo te pa verteta ato qe thote Froku!
    Ivetmi profesionist dhe gazetar i vertete.

  15. Frrok, gabove kete here.. kenga edhe mua sme pelqeu, po kjo sdo te thote gje!! Mos u merr me re vdekurit, aq me shume kur ai ty te ka ndihmuar. Po ju maloket keshtu e keni, nuk jeni mirnjohes… turp

  16. Berti says:

    Nuk e di cfare ishte me e turpshme ne kete shkrim, te shohesh si nje intelektu(h)al vazhdon te jete peng e se shkuares, ketu e 40 vjet prapa, apo te perbaltesh nje rahmetli? Kete vetem pena e Frrokut mund ta bente. Sikur te diskutoje me kaq patos rreth problematikave te shoqerise shqiptare keto 30 vitet e fundit…. Ah, harrova, je nga ata qe ke qejf te hash aty ku peshtyn. Sa per kengen, jemi ne 2022 o Frrok, po te pelqeu ne rregull, ne te kundert nderro kanalin, sic bejne te gjithe njerezit normale. Ke lobuar dhe vete dikur per vlerat e demokracise, pluralizmit, diversitetit… Hiqni dore nga ky arsyetim absurd eurovizion=krenari kombetare. Relax, eshte thjesht nje festival. Madje 20 vitet e fundit eshte bere shume komercial, normal se i tille eshte tregu muzikor. Shijoje nje mbremje perpara tv me nje gote vere ne dore o Frrok, komento ca te duash, edhe sha po deshe, por te lutem shume na i kurse keto pacavure se na kane ardhur ne maje te hundes!

  17. LEON says:

    Zoti drejtor(se te kam pasur drejtor)!Mos u merr me Marash Hajatin se jo vetem ishte burre i mire,por ishte edhe organizator i mire.Si i tille ishte ne ate pamporr plot me intrigante dhe delirante,qe quhej RTSH.
    Sa per festivalin une jo vetem nuk e pashe,por as pyeta.
    Se mua edhe e lehura qenit tim,me duket me e bukur se kenget e ketyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje