Rama: Nuk di si t’iu falenderoj për mandatin e tretë. Të dalim nga llogoret përçarëse për të arritur aty ky ëndërronin të parët tanë

31 Dhjetor 2021, 20:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama uroi shqiptarët për më shumë shëndet për Vitin e Rid he bëri thirrje për më shumë bashkim, për të kapërcyer sfidat e përbashkëta që ka përpara Shqipëria, por edhe shqiptarët kudo që ndodhen.

“Keni dëgjuar shumë fjalime të gjata nga unë, duke iu dalë përpara kudo, shpresoj të paktën jo në gjumë. U jam shumë mirënjohës për kohën që më keni dhënë, duke më dëgjuar, madje edhe duke më sharë, por mbi të gjitha që më keni besuar për katër vite të tjera, nuk di si t’iu falenderoj për këtë”, tha Rama në një videomesazh të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.

“Sot do t’iu kërkoj një falje të madhe për atë që nuk kam thënë dot gjatë vitit 2021. Kam shumë besim se do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ëndërronin të parët tanë. Sa më shumë të dalim nga llogoret përçarëse për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit, për të ndihmuër njëri-tjetrin për të kapëcyer vështirësitë, aq më shumë do të ngjitemi si vend aty ku na takon”, tha ai.

7 komente në “Rama: Nuk di si t’iu falenderoj për mandatin e tretë. Të dalim nga llogoret përçarëse për të arritur aty ky ëndërronin të parët tanë”

  1. Rrofte Edi says:

    O delet e mia dhe ju o lisat e xhate…
    =
    lol

    1. Pordhe me rigone.... says:

      Rama beqirave: per ju birazeret e Atatürk kam menduar (bashke me babe Doganin) te ndertojme vec xhamive,teqeve edhe disa shurrtore “turkish hale “se o bo keq fare ,bi ere turku gjthanej….. gezuar ramazonin.

  2. Loni pe Kolkondasi says:

    Rrofsh për fjalët e bukura! Dhe sa bukur kur kërkon falje “për ato që nuk ke thënë”, jo për ato që ke premtuar e nuk ke bërë. I madh je shoku Edi, sidomos kur kërkon të vlerësohesh vetëm për fjalët që nxjerrë nga goja, kjo është vërtetë mallëngjyese. Dhe nesër mos harro të fillosh prapë duke fyer dhe poshtëruar opozitën. Hë më të lumtë, kështu të do Partia! Sa më hipokritë, aq më mirë! Vetëm budallenjtë thonë atë që ndjejnë.

  3. Pika qe sù bie. says:

    Rrofsh, se jemi te sigurt qe sado qe te vjedhin ministrat ti nuk ke as faj e as pergjegjesi.

  4. Pak says:

    Loni, pse ka opozite ne Shqiperi apo banda qe hahet me njera tjetren?! Gezuar vitin e ri e mos u merakose se me hunje do rrihen pas 5 janarit te vitit ri.

  5. Kanina e ismailit says:

    Ti je per te qire soj e sorollop more dobic !Ti me 40 kusaret e tu e rope Shqiperine dhe Shqiptaret!!!Rrofte kryemuti bashke me pith-torin Lali Erin.Harrova tigrat cakenjt dhe pith-nurat(Gjiknurat).Inatosi nje here o Shqiptare, thoshte Konica.

  6. vlora.vlora says:

    Mandati trete per hajdutet dhe te korruptuarit e qeverise tende qe po e lene namin topa topa ,,,pac fatin e berishes dhe te Llalles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje